
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Shkruar nga Pandeli Bardhi 30 Shtator 2023

Sikurse janë të gjithë fshatrat, e Shqipërisë të lëna nga Shteti “prapa listave”, që sidomos në këta tridhjetë e kusur vite postkomuniste, vuajnë “peshën” e indiferentizmit pushtetar, një “sëmundje” kjo që tashmë është bërë “gangrenë”! Fshati Baban, për të cilin bëjmë fjalë, është jo më larg se 6 km larg nga kryeqendra e Devollit, Bilishti, afërsia e të cilit, siç duket, krijon nj “Kënd të vdekur” për syrin e pushtetit vendor, që sheh “larg”! Si dyzet e pesë fshatrat e tjerë të Devollit, edhe Babani, duhet të shihet me përparësi ca më shumë nga fshatrat e tjerë dhe ja përse. Fshati Baban, si dje në luftë, edhe pas çlirimit, në rindërtimin e vendit, ka qenë në pararojë, me kontribute të veçanta ndoshta pak më shumë nga të tjerët, banorët e të cilëve, janë bërë aq shumë të njohur jo vetëm në luftën e madhe Antifashiste Nacional Çlirimtare, por edhe pas çlirimit e gjatë tërë periudhës s rindërtimit të vendit. Të hysh në brendësi të tij, jo vetëm ne, që e njohim, por edhe ata që nuk e kanë dëgjuar, sapo të dëgjojnë mbiemrat “Mero”, “Agastra”,”Lulo”, “Mancka”. “Keço” etj, nuk është e nevojshme t’i thuash se nga cila Krahinë apo fshat janë, por e thonë vetë, nga gjurmët që ata kanë lënë në çdo cep të Shqipërisë, në Europë e Amerikë në të gjitha fushat e jetës, si mjeshtra të punës e të dijes. Edhe kaq, flet shumë për fshatin Baban, që sot, nuk e meriton këtë indiferentizëm pushtetar. Është i njohur Babani për tetëdhjetë e tetë partizanët që nxori nga gjiri i tij dhe prej tyre dymbëdhjetë dëshmorë dhe një “Hero i Popullit”. Mbas çlirimit, nga gjiri i tij kanë dalë dyqind e njëzet e dy kuadro të lartë e të mesëm, inxhinierë, agronomë, diplomatë e drejtues të të gjitha fushave etj, nga të cilët gjashtëdhjetë e dy oficerë e tridhjetë e gjashtë arsimtarë. Përpara se të flas për fiset aq të dëgjuara të këtij fshati, e aq më tepër për kontributet e tyre,në Shqipëri, Europë dhe Amerikë, do të duhen qindra e mijra faqe, por, unë shkurtimisht, do të ndalem pak tek prejardhja e fisit “Mero”. I pari i tyre, Mulla Ajdini, ish-oficer madhor në Ushtrinë turke, origjinën e tij e ka nga fshati Tërbaç i Vlorës., cili u largua prej andej nga mesi i shek, të XVIII-të, për tu vendosur në vendin e quajtur “Magjer”, vendi ku sot ndodhet fshati Baban..Mbas vdekjes së Mulla Ajdinit,vajza e tij Hamzade, lindi dy djem, Ymerin dhe Hasanin, të cilët, lindën në Baban. Nga djali i madh i Hamzades,Ymeri,(1793-1897) të cilin shkurtimisht e thërrisnin “Aga Mero”,me një kontribut të madh në ruajtjen e pavarësisë territoriale nga andartët fqinjë, Mbiemrin e Aga Mros, e morën i tërë fisi i tij, që sot, janë me qindra, e qindra e të gjithë me kontribute.. Ymeri, nga ana e tij la katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Djali i tij i madh Aliu, (Mero),(1828-1918), bashkë me djalin e tij, Sali Mero, janë të dy të dekoruar me medalje e urdhra të ndryshme, si Delegatë në Kongresin e Manastirit më 1908,kontribuuesit më të mëdhenj në hapjen e të parës shkollë Shqipe në Korçë, si dhe firmëtarët e anëtarët e Këshillit drejtues të Krahinës Autonome të Korçës, qysh në formimin e tij në vitin 1916. Ali Mero, kishte nëntë fëmijë, prej të cilëve tre vajza dhe gjashtë djem, secili prej tyre, kishte specialitetin e vet dhe “specialiteti” i përbashkët, ishte Atdhetarizmi. Më duket e tepërt të flas për heroizmat e “Heroit të Popullit”, Fuat Babani (Mero) i cili ndërpreu studimet për inxhinieri në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe u nis atje ku e thërriste Atdheu ku dha edhe jetën. Ishte mes studentëve exelent të Universitetit ku fotografia e të cilit, është akoma në këtë Universitet. Ai, nuk mori parasysh as atë c`ka i rekomanduan krerët e Universitetit: “Për kuadro të afta si juve do të ketë shumë nevojë Shqipëria”! “M shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë sot, që është robëruar” i u përgjigj Fuati, pak muaj pas pushtimit fashist Italian dhe vërtik shkoi në front, ku dha edhe jetën Përveç “Heroit të Popullit”, nga fisi i tyre, janë edhe tre partizanë, një “Mësues i Popullit”, Nezhdet Mero; i cili për 12 vite qëndroi si Drejtor i Arsimit në rrethin e Korçës. Heroi i Luftës dhe i dijes, Ziqiri Mero mbas mbarimit të Normales Elbasan, në vitin 1942 emërohet mësues në Panarit e Hoçisht dhe mbas pak më shumë se një vit rrëmben pushkën për t’u rreshtuar në batalionin “Fuat Babani” dhe më pas në rreshtat e Brigadës I-r Sulmuese. Në radhët e Ushtrisë kreu shumë detyra në funksione të larta, mbas mbarimit të Akademisë Ushtarake “Frunze”në Moskë. deri me gradën e Gjeneralit dhe Kundëradmiralit. Gjatë njëqind e një viteve të jetës së tij, qëndroi i palëkundur në shërbim të mbrojtjes së Atdheut. E kështu me radhë përveç fisit “Mero” nuk mbeten më prapa fiset “Lulo”, Agstra “Keco“etj. I gjithë Devolli e më gjerë e kujtojnë me respekt Myfit Lulon, Drejtorin e kantierit të Ndërtim Montimit në Kombinatin Metalurgjik, që me të drejtë e quanin “Myfit Devolli” për aq shumë bëri për Devollin, Myfiti, me të cilin pata fatin të punoj gjatë shtatë viteve të fundit të jetës së tij, ku së bashku përfunduam tre libra, kushtuar punës heroike të shokëve të tij në veprat industriale an e mban Shqipërisë..Myfit Lulo, kurdoherë i palodhur, edhe në moshën nëntëdhjetëvjeçare. Babanin, jo vetëm e mbante në gojë por edhe bëri shumë bamirësira e investime në vitet më të vështira të fillimit të ndërimit të Sistemit, duke ndërtuar H/Centrale, investime për rregullimin dhe thurjen e varrezave të fshatit, si amanet nga vëllai i tij Dëshmor. Nga Fisi Agastra, është Demir Agastra, intelektuali i shquar në Devoll e më gjerë, që ka dhënë kontribut për Devollin e Babanin në fushën energjetike. Nga fisi Mancka, është Ziqiri Mancka, edhe ky,intelektual me shumë kontribute. Vizitën e parë e bëjmë në shtëpinë e “Heroit të Popullit”, Fuat Babani. Aty, gjejmë Sybi Lulon, vëllain e ushtarakut të lartë Irfan Lulo, shembull në Ushtri e kudo, Pedagog për shumë vite në Akademinë Ushtarake, i cili krijoi edhe Shoqatën AK “Devolli”. Sybiu, megjithëse i vetëm në shtëpi, në moshën tetëdhjetë e dy vjeçare, e gjejmë duke pastruar shtëpinë, për të mbetur gjithmonë ashtu si e la Fuati, ende pa zbardhur dita e 7 Gushtit 1943, për të mos u kthyer më kurrë. Nga duart e tij, ajo mbetet me të vërtetë një shtëpi Heroi me të gjitha dhomat në të dy katet. Sybiu, plotëson kështu një amanet të atyre që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë e të pastër, për një shtëpi e familje të pastër siç e ka në traditën e tij shqiptari.. Por, hallet Shqipërisë e fshatit Baban, nuk ju ndanë. Edhe një pllakatë në hyrje të shtëpisë së Heroit, ra preh e bandave të vitit 1997 duke e thyer. Siç duket, menduan, “këtej e tutje, nuk na duhen më as Heronjtë e as dëshmorët.”! Nuk patën mundësi këta “Heronjtë” e pas “pilafit”,të vrisnin Heronjtë e vërtetë që dhanë jetën në lulen e rinisë, prandaj edhe i “vranë” të vdekur, duke e kthyer në tabelë qitje bustin e “Heroit të Popullit” Fuat Babani, policët “demokratikas në vitin 1997. Por, nuk ishte vetëm Heroi I Popullit” Fuat Babani. T njëjtin fat, patën edhe 88 partizanët dhe 12 dëshmorët. Atyre, ju shkatërrua “banesa” Muze ku preheshin, që jo vetëm të mos “prezantoheshin” për brezat e ardhshëm, por për të mos i u dëgjuar as emri. Ata, u zhvendosën në një faqe mur guri të shkruar me bojë vetëm si emra për t’ u fshirë përfundimisht nga avllia dhe Historia bashkë. “Nuk kanë ç’na duhen më as heronj, as dëshmorë”.! Edhe thurja e varrezave ku prehen të rënët në luftë e ata të ndarë nga jeta, po shembet për t’ju marrë hekurat ! “Dikur fshati, thotë Sybiu, ka patur rreth 400 shtëpi dhe më shumë se 2000 banorë. Sot, janë apo nuk janë as 600 banorë, vetëm mosha e tretë e pak të rinj. Më shumë se gjysma e sipërfaqes, sot ka mbetur në mëshirën e ferrave dhe drizave..Unë, vazhdon ai kam 24 dynymë tokë por asnjë metër nuk punohet..”! Nuk është e keqja që kanë ikur vetëm të rinjtë e të rejat, moshat për punë, por bashkë me këta, ka ikur edhe toka, ka ikur edhe prodhimi, kanë ikur edhe bagëtitë. Për kanalizime as që bëhet fjalë, me përjashtim të disa familjeve që i kanë bërë me forcat e tyre deri tek gardhi i shtëpisë. Rrugët i ka mbuluar pluhuri dhe bari, që ushqimin e merr nga ujërat e zeza. Askush nuk tregon pak kujdes për depon e ujit që ajo të jetë nën kontroll. Uji rrjedh në çezmat e banorëve i ngrohtë, nga tubacionet që askush nuk merr mundimin të futen qoftë edhe një pëllëmbë nën tokë. Të gjithë banorët, shprehen të revoltuar që askush nga pushteti vendor nuk duket në horizont, megjithëse njëri nga shefat e pushtetit vendor është banor i fshatit, por, mesa duket edhe fshati i vet, është një “kënd i vdekur” për syrin e tij. Me të drejtë, një Zonjë, shprehet:” Pushtetarët, edhe ata që i kemi pranë edhe ata që janë larg, i presim vetëm një muaj para zgjedhjeve, që të paktën, ti shohim cilët janë..”!
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
