Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fundi i gënjeshtrave të pushtetarëve!

Postuar: 06/12/2018 - 07:12

Liberalizimi i vizave, ishte "karta" e të gjithë pushtetarëve të pas 17 shkurtit 2008. Pas votimit në PE në favor të liberalizimit të vizave, tek pushtetarët dhe qytetarët e vendit shpërtheu një eufori e paparë, gati sa nuk u shndërrua në festë shtetërore. Në njërën anë festuan pushtetarët për shpërqendrimin total të vëmendjes së opinionit kosovar nga problemet e mëdha të përditshmërisë, në tjetrën anë festuan qytetarët, duke e uruar njëri-tjetrin për largimin sa më parë nga ferri që u krijuan pushtetarët në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Padyshim, liberalizimi i vizave është mundësi e mirë, por jo edhe zgjidhja e më e duhur! Për shkak se, nëse iu referohemi kushteve ekonomike të vendit tonë, atëherë vetëm një pjesë e vogël e popullatës mund ta shijojnë këtë gjysmë-liberalizim të kushtëzuar. Fundi i vitit po e zë Kosovës pa lajmin për liberalizim të vizave, pa ushtri dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore.

Lajm më i mirë dhe shpresëdhënës për qytetarët se sa liberalizimi i vizave do të ishte krijimi i vendeve të punës, investimet kapitale, përmirësimi i sistemit të drejtësisë si kusht për luftimin serioz të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, etj. 

Shitja moderne e vendit dhe mbrojtja primitive

Dualizmi i veprimeve të pushtetarëve, përveç qytetarëve të vendit i ka vënë në lajthitje edhe ndërkombëtarët. Përderisa presidenti i vendit po lobon dhe nuk po lë gur pa lëvizur për faljen e territorit të vendit pushtuesve shekullorë, kryeministri ndërmerr veprime krejtësisht tjera, në dukje të parë të drejta, vështirë të realizueshme dhe pa llogaritur konseguencat për qytetarët e vendit. Veprimet e ndara dhe kokë në vete të dy liderëve shtetërorë, përkatësisht presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj i kanë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të pariparueshme Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. Me këtë kurs qeverisës, politikanët tanë, Kosovën janë duke e dërguar pashmangshëm në greminë, apo në rrugë pa krye dhe pambarim, sepse orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të mbarojnë me ndarjen e veriut. Me këtë diskurs të politikës kosovare, Serbia do të vazhdojë edhe më tutje agresionin e saj politik ndaj shtetit tonë, pasi pushtetarët e papërgjegjshëm kosovarë, integritetin dhe sovranitetin tonë e kanë vënë në "ankand publik", duke e shndërruar në tortë të shijshme për orekset grabitqare, ku secili nga fqinjët dëshiron të marrq pjesën që dëshiron!

Pushtetarët servilë e bënë Serbinë hisedare

Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e (mos) marrëveshjeve me Daçiçin dhe Vuçiçin në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisedare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndërsa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimizuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit... për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovarë i thonë sukses! Po i thonë kështu pushtetarët sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë çelës i suksesit të tyre personal, në pasurimin dhe ngritjen e tyre politike. 

Dilemat pas votimit në PE

Votimi politik në parlamentin evropian në mesin e shtatorit të këtij viti për liberalizimin e vizave për Kosovën, pa e plotësuar Kosova kushtin themeltar për liberalizim-atë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kishte lënë derën hapur për mëdyshje të mëdha! Tre muaj më pas u vërtetua se askush nuk të falë asgjë pa një arsye të fortë. Liberalizimi i vizave për shtetasit kosovarë, pa përmbushjen e kushtit themeltar nga ana e pushtetarëve, flet qartë për prapaskenat e vendimeve të "mira". Në rrethana të tilla, vendimi i PE-së për më shumë se liberalizim i vizave për qytetarët, nënkupton liberalizim të krimit dhe korrupsionit, favorizim të pushtetarëve të korruptuar dhe stimulim i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shantazhuar kosovarë.

Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë

Një shoqëri njerëzore që mbanë në pushtet një klasë tërësisht të korruptuar dhe inkriminuar politike, nuk ka pse pret liberalizimin vrastar të vizave! Ngase liberalizimi i vizave në rrethanat aktuale, të uzurpimit të shtetit nga antivlerat, gjegjësisht të kapjes së tmerrshme të institucioneve të shtetit nga grupet kriminale,... keqqeverisja e vendit, parregullsitë dhe anarkia në sistemin gjyqësor do të vazhdojnë akoma, ndoshta deri në pambarim. Derisa të vijë në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, me etikë dhe integritet profesional për të udhëhequr shtetin dhe dikasteret përkatëse qeveritare, të gjitha dëshirat dhe shpresat e qytetarëve do të mbesin iluzione. Mbase sjelljet e fundit të pushtetarëve, përkatësisht dualizmi i veprimeve të pushtetarëve aktualë do të jenë një "alibi" më shumë për getoizimin e mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi dhe talljen me liderët shtetërorë të Kosovës dhe mosdhënien e vizave nga shtetet e BE-së. Si pasojë e kësaj, javëve dhe ditëve të fundit është shtuar dukshëm fluksi i qytetarëve kosovarë para ambasadave të huaja në Prishtinë, për të kërkuar vizën për largim nga ferri që u shkaktuan politikanët e papërgjegjshëm në dekadën e fundit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës pa mirëqenie qytetare dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore. Përderisa gënjeshtrat e pushtetarëve zgjasin getoizimin e qytetarëve, vazhdon zbrazja në heshtje e Kosovës nga të rinjtë e saj!

Nga Florim ZEQA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e një lëvizjeje masive studentore, e cila deri tani në thelb ka disa kërkesa dhe që mundet nesër të përparojnë dhe me të t

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b

Postuar: 09/12/2018 - 07:13

 Nuk është vetëm dufi i studentëve.  Protesta e tyre ka trazuar gjithë shoqërinë.

Postuar: 08/12/2018 - 07:22

Ҫdo vit, miliona njerëz detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehë si refug

Postuar: 08/12/2018 - 07:21

Njohja me një vendim për ngritjen në Shqipëri, të varrezave të ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luf

Postuar: 08/12/2018 - 07:20

Një opozitë që nuk frymëzon! Është ky konstatimi që e bën kushdo në këtë vend.