BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Fundi i një diktatori

Fundi i një diktatori

Fundi i turpshëm që përgatiti Departamenti Amerikan i Shtetit për Sali Berishën, tregoi edhe njëherë, që koha e diktatorëve dhe e njerëzve që duan të bëjnë historinë me vrasje, diktat dhe dhunë, ka kaluar një herë dhe përgjithmonë. Kundërvënia ndaj akuzave të DASH për aferat korruptive të tij dhe të familjes së tij, tregojnë se ky njeri i ka shpallur luftë Amerikës, mikes më të madhe të popullit shqiptar. Si është e mundur që një ish-kryeministër, që ka drejtuar vendin e tij për një kohë të gjatë, në mënyrën më të keqe të mundur me mentalitetin e një diktatori, ti kërkojë llogari dhe t’i shpalli luftë Amerikës? Shqiptarët e dinë shumë mirë, që akuzat e Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken në drejtim të z Sali Berisha, për: “korrupsion shtetëror në favor të tij, familjes së tij dhe të partisë së tij”, janë të vërteta dhe se populli shqiptar ka pritur prej kohësh që këtij diktatori t’i çirrej maska e vërtetë. Shpallja “non grata” e z. Berisha është një veprim i drejtë i DASH. Z. Berisha akoma nuk ka kuptuar që: Amerika nuk dëshiron që të jesh vetëm pro-amerikan vetëm me fjalë, por duhet që të mos vjedhësh dhe vrasësh popullin tënd. Ai është një vend demokratik dhe “nuk i dëshiron diktatorët”. Z Sali ka abuzuar nën maskën e pro-amerikanizmit, në favor të pushtetit të tij dhe të familjes së tij. Amerika e ka ndihmuar z. Sali të vijë në pushtet. Ajo ka qenë dhe është një përkrahëse dhe një mike e madhe e Shqipërisë. z Sali Berisha ka abuzuar me këtë miqësi, duke përdorur këtë përkrahje dhe afrimitet në dëm të popullit të tij, duke e sunduar dhe përbuzur kundërshtarët politikë dhe opozitën e vendit të tij. Gjithmonë diktatorët duan të bëjnë ç’të duan me popullin dhe vendin e tyre, duke menduar se ata janë fuqiplotë. Z. Sali erdhi si një triumfator në drejtim të Partisë Demokratike dhe pastaj të qeverisë, duke pretenduar që na çliroi nga diktatura “duke sjellë demokracinë në Shqipëri”, por shumë shpejt u përfshi në masakra dhe në vrasje ndaj konkurrentëve për pushtet të tij. Tërë këto vite ai na është krekosur dhe mburrur duke pohuar që: janë meritë dhe kontribut i tij vendosja e demokracisë në Shqipëri. Këtë meritë ai ia dedikon vetëm vetes së tij dhe jo mikes sonë të madhe Amerikës dhe vendeve demokratike europiane. Ai vazhdimisht ka trumbetuar sikur është meritë e padiskutueshme e tij, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe se ai bëri të mundur: liberalizimin e vizave me vendet europiane. Fatkeqësisht zoti Berisha u kthye shumë shpejt mbas ardhjes në pushtet në një diktator dhe vrasës i kundërshtarëve të tij politikë. Sali Berisha e kuptoi që reforma në drejtësi, SPAK dhe BKH, do të ishin dy organizmat që drejtohen nga amerikanët dhe do godasin këdo që shkel ligjet e shtetit shqiptar, prandaj edhe Sali Berisha nuk ishte dakord me reformën në drejtësi, të cilën e votoi me këmbënguljen dhe frikën amerikane. Sot Amerika po konsolidon drejtësinë shqiptare dhe asnjë qeveritar nuk mund të ketë ndikim në këto dy organizma. Z Sali akoma nuk e ka kuptuar që edhe diktatorët mund të bien dhe nuk ka avokati në botë që do mund t’i mbrojë ata. Për çfarë dinjitetit flet ky njeri, që për tridhjetë vjet ka përdhosur vetë dinjitetin e popullit të tij, duke masakruar, lënë në mjerim ekonomik dhe duke e vrarë atë. Nuk mund të ketë dinjitet një njeri, i cili shkel mbi dinjitetin e të tjerëve. Ai krijoi bashkë me të tjerë “Partinë Demokratike”, por shumë shpejt kjo parti u kthye në një pronë të tij dhe i bindej vetëm vullnetit të tij. Partia Demokratike u kthye në një parti personale e tij. Të gjitha vendimet e partisë i merrte vetëm ky njeri. Asnjë anëtar i PD nuk guxonte të jepte mendimin kundra apo zërin opozitar në parti, pasi shumë shpejt ai do ta gjente vendin e tij jashtë partisë. Me urdhrin e këtij njeriu ndodhi e pabesueshmja: u hapën depot e ushtrisë dhe populli mori armët luftarake në shtëpinë e tij. Kjo shkaktoi një kaos në popullatë dhe krijimin e bandave, të cilat tashmë ishin të armatosura. Kjo pasojë ndihet edhe sot, në krimet që po ndodhin. Populli shqiptar e di shumë mirë që këto armë vrastare janë dhënë nga Sali Berisha. Deri më sot asnjeri nuk ka guxuar të kritikojë dhe padisë Sali Berishën, për vëlla- vrasjen e ofruar prej tij, për dhunën e ushtruar nga ai ndaj institucioneve shtetërore, për vrasjet e 11 janarit, për të këqijat dhe të metat në drejtimin e partisë dhe të shtetit, pasi ata e dinin shumë mirë se ç’i priste. Vetëm Amerika mundi t’ia fusë këmbët në një këpucë këtij diktatori dhe njeriu të harbuar. Fundi i këtij diktatori tregon për drejtësinë që po vjen. Përballë saj nuk mund të rezistojë as edhe njeriu më i fuqishëm i tërë këtyre kohërave të demokracisë. Drejtimit Berishian të partisë dhe të shtetit i ka ardhur fundi. Një fund i turpshëm me plot akuza për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit u rezervua për të. Folklorizmi atdhetar dhe patriotik i tij i dalë boje, ka dështuar dhe është shfryrë përballë madhështisë amerikane, përballë këtij vendi demokratik, i cili është e vendosur ta ndihmojë Shqipërinë në rrugën e saj europiane dhe në rrugën për demokratizimin e saj. Amerika historikisht ka luftuar me të gjithë diktatorët si Sadam Hyseini, Enver Hoxha, Sllobodan Millosheviç, Hugo Chavesi dhe shumë të tjerë dhe gjithmonë ka triumfuar, ndaj tyre. Dihet tashmë që Saliu e ka të humbur luftën me Amerikën. Ai ka marrë tatëpjetën dhe e pret një fund i turpshëm akoma edhe më i keq. Populli shqiptar sot përkrah aleatin e tij tradicional, Amerikën, i cili ka kontributin e tij të pamohueshëm në ruajtjen dhe forcimin e shtetit shqiptar. Shqiptarët nuk mund të përkrahin diktatorët orientalë ish-komunistë, mbeturinat e regjimit Enverian, të cilët e kanë penguar dhe dëmtuar demokracinë në Shqipëri. Ata janë kundër këtij njeriu, i cili dëshiron të prishë marrëdhëniet tona të shkëlqyera me shtetin më demokratik në botë. Vetëm Amerika mund ta pastrojë Shqipërinë nga këta diktatorë dhe plehra të ardhur qysh nga e kaluara jonë komuniste. Ky demaskim i: “Liderit historik të partisë”, është tashmë edhe në favor të PD, e cila ka shansin të ringrihet, duke u shkëputur nga drejtimi Berishian i partisë.