BREAKING NEWS

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën deklaratën ‘bombë’ për atë që fshihet pas pandemisë së COVID-19: Ky krim nuk del me armë në dorë, është i nivelit të lartë!

“Kam të dhëna se...”, Spartak Ngjela bën
x

Opinion / Editorial

Fundi i një “luani” dhe triumfi i një “lepuri”...

Fundi i një “luani” dhe triumfi i një

... As më shumë e as më pak, “Luani” vulosi vetë fundin e tij pavarësisht që ai u shpreh: “Unë, me atë (lepurin) vetëm dy minuta punë kam”!Askush nuk thotë që “lepuri” është aq trim, jo aq nga frika që ka sesa nga përgjegjësitë që mban mbi kurriz, por krahasuar më këtë “Luan” që doli i vetëm në “ringun” Cani, “lepuri” tregoi se është shumë më lart nga ky “luan”! Nuk do shumë mend të kuptosh që një Luan, nuk mund të krahasohet me një lepur, sepse katërkëmbëshat, fuqinë e tyre e mbështetin tek fuqia fizike mbasi truri i tyre nuk është zhvilluar në atë mënyrë që të gjykojnë, të arsyetojnë, të marrin vendime etj. etj. Po ku ndryshojnë “katërkëmbëshat” nga “dykëmbëshat? Dallojnë pikërisht atje që këta të fundit kanë arsyen me anën e trurit që e kanë në formën më të lartë të zhvillimit dhe si e tillë, forcën e tyre e kanë tek forca argumentuese, për të bërë të mundur që të bindi edhe kundërshtarët që ai është më i fortë sepse është më i arsyeshëm, është bindës në ato ç’ka thotë e ç’ka bën. Po pse ai i ashtuquajtur “luan” që u shpreh se “Nuk mund të krahasohet një luan me një lepur, e humbi “betejën” me “lepurin” megjithëse ky i fundit, nuk ishte prezent? “Luani” u shfaq i vetëm në “ring” si për të treguar “muskujt” e tij. por që në fakt, shënoi “nokdoën” në përpjekje për të dalë “triumfator” mbi “lepurin”! Po pse humbi “luani” duke shënuar edhe fundin e tij? Sepse ai, humbi atë ç’ka është më kryesorja, humbi arsyen, logjikën dhe ka marrë malet përpjetë në rrugë të gabuara për t’u bërë “triumfator”! Nuk mund të bësh karrierë, nëpërmjet denigrimit sharjes dhe kërcënimit të kundërshtarit etj. duke mos gjetur argumenta dhe të tilla ka plot për “lepurin”! Realisht, lepuri edhe kur dëgjon emrin e luanit, ia mbath sa i hanë këmbët, kurse në rastin konkret, lepuri, megjithëse jo prezent, del fitimtar. Po pse e humbi “betejën luani”? Sepse niveli i tij intelektual, e kulturor, lë për të dëshiruar. Kulturën, arsyen, forcën asnjëherë nuk ta jep as vendi prej nga je, as edhe funksioni që mban në shoqëri apo në pushtet, as karrigia ku je ulur sepse mund të kesh karrigen e lartë, por ke bythë të “ulët” pavarësisht që mund të jesh edhe “Njëshi” i shtetit, si në rastin konkret. Çfarë kërkon të thotë ky President kur thotë “Unë jam Ilir Meta, president nga Skrapari”! Skraparllinjtë, si të gjithë shqiptarët, në çdo kohë i kanë treguar trimëritë dhe aftësitë e tyre, por janë këta inatçorë që e kanë katandisur vendin këtu ku është. Ky, formoi LSI-në dhe me të drejtë atëherë thoshin që LSI, është lëvizja e skraparllinjve të inatosur, sepse duke mos justifikuar integrimin po justifikojnë inatin, si Presidenti në fjalë. Mund të jesh edhe “Njëshi” i shtetit, por kjo nuk do të thotë që je “njëshi” edhe nga dijet, sepse, mund të jesh edhe zero, mund të jesh edhe nën zero, siç është një “Stap”, kryetar opozite, i cili, që nuk di tabelën e shumëzimit, këtë e dinë të gjithë, por na del që ai nuk di as tabelën e zbritjes me dy numra, kur bën llogari të tilla si gjashtëdhjetë minus pesëmbëdhjetë, bëjnë pesëdhjetë, apo edhe zëvendësit e tij, që edhe ata nuk dinë tabelën e mbledhjes me dy numra që i dalin njëmbëdhjetë plus njëmbëdhjetë, bëjnë njëzet e pesë. Mund të kesh edhe shkollë të lartë, por nuk është e thënë që të kesh edhe kulturën e nevojshme e aq më tëpër kjo për një udhëheqës, për një kryetar opozite apo për një kryetar shteti që të jetë i besueshëm në ato ç’ka thotë dhe ato ç’ka bën. A ka argument më bindës që në çdo takim, në çdo vend, ditë e natë, të vetmin slogan që përdor është “Edi Rama, e ka të humbur betejën”, “Me Edi Ramën, nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme”, “Edi Rama, e ka çuar ekonominë në kolaps të plotë”, “Edi Rama rrjep shqiptarët”! Ja t’i besojmë të gjitha këto, por, a mund të besohet ky “kolopuç”që një jetë, vetëm akuzon të tjerët, por nuk e ka provuar ndonjëherë të marri mbi supe përgjegjësitë e këtij vendi. Po “luani” si e justifikon cektësinë e tij intelektuale dhe mungesën e formimit kulturor? Shumë thjesht e gjen mënyrën. “Jam garant i Kushtetutës”, “Unë mbi gjithçka kam Kushtetutën”. Përsëri spekulimi i tij me ligjin themelor të shtetit, të cilin këtë ligj e ka shkelur me dhjetra herë dhe ka spekuluar qindra herë. Kushtetutën ai në jetën e përditshme nuk e hap asnjëherë, kurse natën, atë e mban në vend të jastëkut. Ai, e ka humbur toruan dhe as nuk e di se ç’flet, as nuk e di se ç’bën. Nejse!. Nga “fushëbeteja” “luani”, kërcënon “lepurin”: “E paralajmëroj të mos tallet me shqiptarët, sepse nuk do të gjejë vrimë ku të futet! Po kush tallet me shqiptarët? Ja! Presidenti, kërkon llogari nga Ministria e Shëndetësisë për masat e marra kundër koronavirusit. Monika nga ana e saj, nuk ka besim tek masat që merren nga mjekësia sepse virusi është “imagjinar”! As me Monikën nuk e ka biseduar dhe u kërkon institucioneve. A mund të besohet ky që e i dhemb barku për qytetarët? Megjithatë të themi, a u tremb “lepuri” në rastin kur ai i thotë “nuk do të gjeni vrimë ku të futeni”? Aspak jo! “Lepuri” i strukur diku, as që qederosej fare nga këto kërcënime sepse e njeh kapacitetin e “luanit”. Po çfarë bëri në të vërtetë? “Në “vrimat” që luani sajoi vetë gjoja për “lepurin” rra vetë brenda me shumë gjasa për të mos u ngritur kurrë. Jo vetëm që rra nëpër “vrima”, por godiste edhe kokën pas murrit duke kërcënuar herë me gisht e herë me putër, herë me dhëmbë e herë duke i rënë tavolinës që jo vetëm nuk trembi askënd, por i bëri edhe ata katër “spektatorë”për të qeshur. Askush prej tyre, nuk u qederos kur ai kërcënonte kryeministrin “Qen bir qeni e këlysh blloku” në një kohë që vetë qëndron në bllok. Jo vetëm për një president vendi, por edhe për një adoleshent të inatosur janë të papranueshme kërcënime të tilla. A e shihni në ç’derexhe është katandisur presidenti? A mund të imagjinojë kush të bënte kryeministri një kërcënim të tillë për Presidentin që edhe ai më pas, ra në pozitat e tij, se si do të reagonin ata farë gazetarësh “të pavarur”? Më konkretisht: Dikur kryeministri i quajti mediat “kazan”. Për këtë iu hodhën në grykë të gjithë mediat e shkruara dhe vizive dhe mirë bënë, po si nuk reagon kush kur presidenti, kërcënon hapur një gazetar, si i nderuari Adriatik Doçi, e më keq akoma vetëm e vetëm sepse ai thotë një të vërtetë? Të themi të drejtën, nuk janë më pak fajtorë mediat që e kanë katandisur deri në këtë pikë Presidentin, duke mos i bërë asnjë vërejtje, asnjë kritikë, por vetëm elozhe për “yneret” e tij dhe kjo e ka sjellë deri në këtë gjendje. Për këtë, askush nuk ia ka fajin përveç atyre që ai i “kreh bishtin” që ata t’i bëjnë keq. Të ndahen njëherë e mirë, thotë “luani” kush është për në Europë, dhe kush është për në “gropë”, kush është hero e kush tradhëtar, kush është i shitur e kush është i blerë. Gjithçka ka treguar “heroi” jonë deri sot, por vetëm shenja atdhetarizmi jo, vetëm shenja patriotizmi jo, përveç asaj që formon shqiponjën me pëllëmbë. Edhe ata që “luani” thotë “janë për në Europë”, edhe ata që janë për në “gropë”, janë njësoj fajtorë të cilët për tridhjetë vite kanë hapur vetëm “gropa” që Shqipëria të mos e “takojë” kurrë Europën. Në rastin konkret, “lepuri” është një hap më përpara nga “Luani”, sepse, tek e dëgjon këtë deklaratë mendon: “Gropat, në rrugën për në Europë, i kemi hapur të gjithë bashkë, por unë, falë gjatësisë që kam dhe si kampion sporti, pavarësisht që nuk kam marrë pjesë në kërcim me shkop edhe mund ta kapërcej atë, kurse, mjerë ata që janë të shkurtër që do të bien brenda dhe ky “trim” që flet, ka rënë me kohë në këtë gropë”! Mjerë ti o popull! “Unë, jam President nga Skrapari dhe nuk jam një lepur” i marrë peng nga oligarkët e nga disa palaço ndërkombëtarë që i qëndrojnë në krah e i bëjnë qejfin”! Kjo ishte një tjetër qorrollepsje e “luanit”, i cili u hap “zjarr” të gjithëve, jo vetëm “lepurit”, jo vetëm të vetëve, por edhe ndërkombëtarëve duke mos patur asnjë grimë forcë të përballojë i vetëm tërë këta kundërshtarë që ai fantazon, aq sa bëhet një “Don Kishot” i kohëve të reja, por që në mendime e veprime i ngjan Don Kishotit. Asnjë ndryshim nuk ka ajo ç’ka thoshte Don Kishoti që “jam Don Kishoti i Mancës” me atë që thotë heroi në fjalë, “Jam president nga Skrapari”! Nuk mund të gjesh argument më bindës që ky “luan” është një hiç dhe po të flasim me gjuhën e Saliut, është tapë topi. Kjo, tregon edhe një argument shumë bindës, atë që politika të degradon. Me të vërtetë qëndrimi i tij tridhjetë vjeçar në politikë e ka degraduar deri në atë masë sa ai nuk ka më sy e faqe që të dali për “mejdan”! “Nuk mund të dal dot në rrugë thotë sepse do të më dalin përpara qytetarët dhe do të më thonë: “Pse nuk e shpërndani atë Parlament”! Përsëri, “zemërgjerësia” e një inatçori. Po të ishte për këtë, ata deputetë që ky i quan “copë”, me këmbë do t’i kishte shkelur e jo më t’i bënte fije fije, por e vërteta është se ai, nuk ka asnjë grimë forcë për të shpërndarë Parlamentin, por hallin ai e ka gjetkë. “E paralajmëroj të birin e Kristaqit që ka firmosur varjen e Havzi Nelës” kërcënon “luani” se do të mbledh 10 milionë shqiptarë. Ja ku e ka hallin. Presidenti merr përsipër të bashkojë trevat shqiptare dhe duke këmbëngulur që të miratohet ligji për referendumet, kërkon që këtë ta bëjë para zgjedhjeve dhe duke kërkuar që Shqipëria të bëhet Republikë Presidenciale me një president nga Skrapari sepse Shqipëria e vogël, është shumë pak për një President të “Madh”.Të gjithë ia kanë bërë gjykimin, por ai përsëri vazhdon në inatin e tij që vetëm në rrugë të drejtë nuk e shpie.