Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fundi i të "djathtës enveriste" në post komunizmin tragjik shqiptar!

Postuar: 16/06/2019 - 07:38

Është jo e habitshme, por është jashtëzakonisht e turpshme në vitin 2019-të kur forca politike që duhet të përfaqësojë të djathtën, kombëtaritetin dhe traditën, gëzohet pse Holanda, apo shtete të tjera, apo dhe anti shqiptarët në Europë, i mbyllin derën Shqipërisë! Duke filluar te Sali Berisha dhe vazhduar pastaj te Lulzimi dhe të tjerët lulushka e berishka më poshtë, gëzojnë dhe kanë kaluar në një "orgazëm politike" pa mbarim! Po kështu dhe te LSI-ja e Presidentit Meta dhe bashkëshortes së tij Kryemadhi! Gëzim i madh te "shqiptaro madhi Vangjel Dule", gëzim i madh te "elektrodemokristiani" Nard Ndoka, gëzim i madh te çami në aleancë me grekofonët Idrizi, gëzim te tironsi i vjetër "aristokrat den baba dem" Shehu, gëzim i madh te "Repugërdecian" Mediu etj., etj! E djathta pra, e djathta jonë politike! E cila gëzohet pse Shqipëria po dëmtohet në interesat e saja strategjike nga anti shqiptarë dhe anti europianiste dhe sidomos gëzohet kjo e djathtë, sepse kështu kujton se dëmtohet Edi Rama!? Njeriu që ju ka hequr deri tani vetëm gjashtë vite pushtet kësaj të djathte "enveriste demagogjike dhe fake"! Për këtë dalin faqeza si anti shqiptarë, anti kombëtarë, anti perëndimorë si populistë dhe si luftënxitës, përgatitës së luftës civile në Shqipëri! Për pushtetin e tyre të humbur dhe pushtetin e Edi Ramës duan të djegin Shqipërinë dhe vrarë shqiptarët mes njëri tjetrit! Edhe pse e dinë se në NATO Shqipërinë për këtë gjë e futi me ngutje USA dhe disa shtete mike realisht tonat që të mos përsëritej më 1997-ta!? Dakord edhe pse e dinë, provokojnë, që pastaj të bëjnë ndonjë marrëveshje të qelbur politikanësh post komunistë! Por e gjitha kjo vjen për një arsye historike! Sot e ashtuquajtura e djathtë shqiptare ka fundin e saj politik dhe filozofik! Kjo farë e djathtë e prezantuar, ndërtuar dhe pastaj degraduar e poshtëruar plotësisht nga Sali Berisha, nuk ka asnjë lidhje gjenetike me të djathtën e dikurshme që ish Sekretari i PPSH-së e shkatërroi plotësisht! Po po të djathtën tradicionale dhe origjinale si Legalitetin dhe Ballin sëbashku me pronën e tyre! Kjo "e djathtë" e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit të cilin më vonë Berisha e shpalli armik, ishte një kapacitet dhe ndërtim gjenetik post komunist me bazë "anëtarin e leverdisë" pra jo komunistin idealist, por të dalë vonë pikërisht në vitet 1970-1990-të! Guri themelit dhe qendra e gravitetit e këtij organizimi nga lëvizje në parti ishte anëtari i partisë (leverdisë ose komunisti pa ideal, por vetëm me teserë partie) ose Sali Berisha! Pa asnjë origjinë politike të djathtë, pas asnjë qytetërim urban dhe shkollim familjar dikur të djathtë, pas asnjë rrënjë sëpaku borgjeze dhe pasurore të djathtë urbane ose qytetare, pa asnjë trashëgimi ndër breza si urbanitet në kualitet bibliotekash dhe rruge të shtruar sëpaku me kalldrëm, sepse asfaltin ai e ka parë adoleshent kur partia e mori nga Viçidoli në Tiranë! E gjitha fillon me bërjen e tij anëtar i PPSH-së dhe mjek nga bursa e PPSH-së?! Po çfarë lidhje kishte Gramoz Pashko (djali dy anëtarëve të lartë të KQPPPSH-së) me të djathtën dinjitare dhe në gjenetikë të tillë!? Të ndjerit i mbahet mend "çeku i bardhë" i cili pastaj nuk kuptohet si mund të lidhet me teoritë liberaliste Friedrich Hayek apo akoma më shumë me Milton Friedman!? Teoritë e liberalizmit ekonomik që Sali Berisha i ktheu në "liberalizëm politik e financiar monopartiak të PD-së" ku shteti i tij merrte përsipër jo kontrollin mbi privatin, por teserimin e tij si demokrat, për të qenë në "demokraci" dhe kapitalizëm! Apo "anarko-kapitalizmi" i Berishës, si përdorim nga një ish stalinist i orëve të fundit si leverdi, për të pasur nën kontroll elektoratin personal dhe partisë së tij! Më kujtohet prof Ceka (djali i një njeriu të madh të arkeologjisë në kohë të Enverit) me ndalimin e turmës partizan - demokrate mbi bllok dhe shamatosjet me Berishën, për t’u bërë me të si kthim te doktori, një këshilltar i tij dhe në fund sot në 2019-tën mallkon shqiptarët me "ju vraftë zoti, ju zëntë bukën e kalamajve"!? Po çfarë lidhje me një "aristokrat", mund të ketë një mallkim i tillë në masë!? Po po, kërkon ndihmën e zotit për "gjenocid masash" profesor Neritani, kundër shqiptarëve me 30 qershor! Kaq shumë ka urrejtje për Edi Ramën, po kaq shumë, sa mallkon gjysmën e popullit dhe ndoshta më tepër se gjysmën me "gjenocid perëndish" dhe kërkon e lutet të mbeten dhe kalamajtë e tyre pa bukë!? Uauuuuu! Kjo është fantastike! Sali Berisha ka bërë thirrje për t’u marrë zvarrë, për t’u armatosur populli dhe për t’u eleminuar Rama edhe nga ai vetë, por nuk ka shkuar deri te pasioni i arkeologut të madh me flokët e bardha nga dituria dhe mosha, për gjenocid kundra shqiptarëve nga vetë - Zoti?! E për çfarë? Pse shkojnë të votojnë djalin e Kristaqit, që realisht nuk e donte Enverin (djali i Kristaqit) shumë më qartë dhe më me bindje se sa Saliu dhe Neritani bashkë? Kjo është e djathta? Apo Genc Ruli? Mos vallë Tritan Shehu, Arbeni, Çela, të gjallë dhe të vdekur, shumë e shumë disa shumë burra të mirë, por që nuk kishin asnjë lidhje me të djathtën dhe pastaj shumë prej tyre Berisha i çoi për "bojë"? Po çfarë lidhje kanë me të djathtën reale të tillë individë, të një të majte ose "anëtarë leverdie" ose "aristokracie të klasës punëtore"! Kush ishin antikomunistë dhe idealistë të së djathtës? Miqtë mjekë tashmë jo të gjallë të Sali Berishës të dy nga Shkodra, njëri familje dëshmorësh dhe tjetri me "njolla të shumta" që sigurimi i dinte mirë? Por në atë kohë, po gabonim të gjithë, me doktorin "antikomunist"! Gaboi dhe e djathta shkodrane në mënyrë të ekzagjeruar në përdorimin tragjik që i bëri Sali Berisha! Se çfarë kishte apo mund të kishte Pjetër Arbnori me bindjet e Berishës kjo vetëm mbas shumë kohësh do të thuhet! Se çfarë i lidhte në origjinë Jozefina Topallin dhe bie fjala Lorenc Lukën (origjinarë të familjeve të djathta dhe aristokratike qytetare) me doktorin, këtë vetëm ndonjë "doktoraturë" nga vitet 2030-të mbi marrëzinë politike, mund ta shpjegojë, por sot kuptohet qartë se çfarë shpartallimi i ka ndodhur konceptit të djathtë në Shqipëri! Çfarë lidhje kishte bashkimi me urdhër nga Tirana i horrave të partisë si të fortë, me qytetarët e urtë dhe të butë të Shkodrës këtë gjë, vetëm një "gjeni i punëve të djallit si dr Berisha e di"! Mjafton të shikosh se kush drejton sot të djathtën e PD-së në Shkodër dhe kupton qartë se me çfarë kemi të bëjmë? E djathtë që lexon dhe letrën keq, si dikur vuri një kryesues si gjeneral Rama në Shkodër, pa kurrfarë lidhje me të majtën i cili kishte shumë vështirësi të lexonte një letër dhe urrente qytetarët e Shkodrës në themel dhe origjinë! Po këto janë marrëzi anëtarësh leverdie që nuk kanë kurrfarë ideali dhe kurrfarë bindje filozofike dhe morale. Se si një periferik dhe folklorik si Noka komandon (Lulzim Basha e ka gjetur) një "Gurakuq dhe një Luka", ose qytetarë shkodranë aq vite si origjinë qytetare në Shkodër, sa gjithë grupi parlamentar i PD-së po ti mbledhë vitet si qytetarë, nuk i plotëson dot, këtë vetëm studimet akademike nesër do ta shpjegojnë?! E më e bukura sot shtrohet dhe thirrja e të djathtës për të luftuar me parimin "ja vdekje ja liri"! "I djathti" i katapultuar pa asnjë kontribut real në PD ose Lulzim Basha, është anëtari i leverdisë që nuk prodhoi Enveri si ato më sipër, por që prodhoi Saliu pothuaj me të njëjtët modele ose forma të Enverit! Ashtu sikundër vriste komunistë idealistë Enveri, edhe Saliu, eleminonte idealistët demokratë të vërtetë dhe mbante e lartësonte "anëtarët e leverdisë" si Luli dhe shumë e shumë Lula të tjerë në PD! Kjo është e djathta!?

Me anën e një të djathte false, ose fake, është sabotuar demokracia dhe shpërdoruar liria! Ky ka qenë qëllimi i Sali Berishës dhe sot kur po tentohet drejtësia ai kërkon të mbysë në gjak vendin dhe shqiptarët mes njëri tjetrit! Por tashmë shoqëria është pothuaj e qartë se kjo e deri tanishmja si politikë në Shqipëri, duke filluar që nga 1990-ta ose themelimi i PD-së, është procesi historik i gjatë tre dekada që e ka emrin "post komunizmi shqiptar"! Kjo shoqëri i di mirë, se çfarë janë të gjithë sot! Të gjithëëëë! Po e kuptojmë si shoqëri se ky është "konvulsioni i të djathtës fake" në Shqipëri! Ky është fundi dhe nuk dihet sa do të zgjasë! E dinë dhe ndërkombëtarët! Ky është fundi i të "djathtës enveriste" si dikur "anëtarët e leverdisë" ose më mirë akoma "njeriu ynë i ri vepra më e shkëlqyer e partisë"! Po, janë ato pikërisht sot në politikë! Sot dhe më në vijim ka filluar rruga tatëpjetë e tyre në histori dhe nuk mund të ketë ndalje apo mundësi të mbetjes në stop moment! Asnjë mundësi! 

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 07:19

Mbase jo te niveli fillestar, por në një ecuri të frikshme e të njëtrajtshme po përjetojmë një sulm frontal jo të zakonshëm, por me një papërmbajtje të habitshme, mbi shkencat historike, artin, kulturën e vendit tonë.

Postuar: 17/10/2019 - 07:17

Këto janë orët e një ankthi integrues, janë orët që në fund të fundit, do të jenë të fundit që re

Postuar: 17/10/2019 - 07:16

Në fjalimet e udhëheqësve të Partisë së Punës nuk kishte rast pa sulmuar armiqtë e jashtëm.

Postuar: 16/10/2019 - 07:15

Në kushtet social-ekonomike që po përjeton populli ynë, brezi i të rinjve në moshë është dalldisu

Postuar: 16/10/2019 - 07:13

Megjithëse e mohuan historinë kombëtare, luftën çlirimtare dhe punën ndërtimtare të shqiptarëve n

Postuar: 16/10/2019 - 07:09

Sigurisht që "diplomati Bernd Borchardt" nuk ka bërë ndonjë veprim kaq "diplomatik

Postuar: 15/10/2019 - 07:16

Me astirasit jemi pothuaj familjarizuar të gjithë.