BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Fundi i tregtisë në politikë?

Fundi i tregtisë në politikë?

Votimi nga Kuvendi të enjten më 30 korrik i ndryshimit të kodit zgjedhor për zgjedhje me lista të hapura të partive, të krijon idenë se po mbaron tregtia e ndyrë e votave dhe e kandidatëve në politikën tonë. Se duke i dhënë mundësinë qytetarit të zgjedhë nga lista e hapur e kandidatëve të partisë që ai pëlqen, Kuvendi i shtatorit 2021 mund të pastrohet nga të korruptuarit dhe pasunarët që futen në politikë vetëm për të shtuar pasurinë e tyre vetjake. Për fat të keq, kjo ide do të përbëjë zhgënjim në realitetin tonë. Po përse? Së pari, në zgjedhjet me lista të hapura ka dy gara paralele. Njëra mes partive në zgjedhje dhe gara tjetër brenda të njëjtës parti, mes kandidatëve të shpallur, e cila në shumë raste mund të jetë akoma dhe më e ashpër se sa ajo e dukshmja, mes partive. E dimë dhe e kemi të qartë që zgjedhjet e 12 viteve të fundit janë mbështetur në shumë zona mbi fondet që sigurojnë kandidatët “pasunarë”, të korruptuar ose me precedentë penalë. Ndërkohë, listat e hapura do të kërkojnë shpenzime dyfish të kandidatit, për fushatë personale brenda partisë dhe për fushatë për llogari të partisë në zonën ku kandidati caktohet. Mundësia që kandidati të korruptohet, për të siguruar mbijetesën e kandidaturës së tij brenda partisë dhe në zonën zgjedhore, rritet kësisoj edhe më shumë. Së dyti, kandidati i listave të hapura, jo vetëm që rrezikon të korruptohet vetë për të financuar fushatën e dyfishtë të tij, por ai do të përpiqet me çfarëdo mjet që të sigurojë vota, duke provuar edhe më fort se më parë korruptimin e zgjedhësve nëpërmjet premtimeve për përfitime joshëse për votuesit, si vende pune për ta ose familjen e tyre, bursa, tenderë, subvencione, investime infrastrukturore, etj. Së treti, ngjan sikur me listat e hapura pakësohen mundësitë për të bërë garë për pasunarët dhe të korruptuarit që hyjnë për të bërë tregti me pushtetin që jep të qenit deputet. Në fakt, do të ndodhë e kundërta. Do të shtohet numri i pasunarëve dhe të korruptuarve që i afrohen partisë dhe drejtuesit të saj (në mos i afron vetë partia dhe drejtuesi), duke ofruar të gjejnë (më saktë, të vjedhin) vota për vete, e duke vjedhur për veten, të shtojnë edhe numrin total të votave në thesin e partisë. Partitë tona kryesore, nga cilado anë, në 12 vitet e fundit kanë vendosur që të gjitha rëndom biznesmenë të dyshimtë, apo njerëz me precedentë penalë, me qëllim rritjen e influencës tek zgjedhësit dhe rritjen e votave. Këta kanë “shkëlqyer” aq shumë, sa jo vetëm kanë financuar fushatën e partisë në zonën ku kandidojnë, por dhe kanë blerë me para e vjedhur me presion vota që partia vetë nuk do të arrinte t’i merrte në atë zonë. Listat e hapura nuk i largojnë apo çmotivojnë kandidatë të tillë në të ardhmen. Aspak! Për shkak të shpenzimeve të rritura në garat paralele të kandidatëve, këto lista do të rrisin, për fat të keq, akoma më shumë peshën dhe rëndësinë e kandidatëve pasunarë apo të korruptuar. Dhe nëse në listat e mbyllura kandidati “problematik” vihej në renditje në kufirin ku partia filan merrte deputetë në një zonë, që të shpenzonte pa kufi para dhe energji të rriste votat dhe të futej në Kuvend, me listat e hapura këta kandidate rrezikojnë të jenë dhe do të jenë më të shumtë në numër! Pasi tashmë nuk ka më rëndësi renditja. Së katërti, ndërsa me kauzën e listave të hapura kërkohet ulja e pushtetit të kryetarit të partisë, i cili është i gjithëfuqishëm për të caktuar renditjen në listën e mbyllur, edhe kjo arsye mund të kthehet shumë lehtë në zhgënjim. Kjo, ngaqë me lista të hapura, kryetari i partisë ka mundësi te eliminojë nga gara rivalët e brendshëm, duke mos i futur fare në listë. Po ashtu, kryetari mund të luajë me pozicionimin në vendet e para të listës së hapur, sepse shumica e simpatizantëve të një partie nuk i njohin të gjithë kandidatët e partisë, por i bien shkurt dhe thjesht zgjedhin të votojnë emrat e parë që gjejnë nga lista e asaj partie. Drejtuesi i partisë, edhe me listat e hapura i ka të gjitha mundësitë të influencojë rezultatin e zgjedhjeve në një zonë e në të gjithë vendin dhe të penalizojë kundërshtarët garues brenda në parti, duke u dhënë udhëzime strukturave partiake në terren se kë të votojnë e kë të mos votojnë nga lista shumë-emërorë e partisë. Në listat e hapura, kundërshtarët në ide dhe program të drejtuesit të partisë mund të kenë iluzionin se po futen në garë të hapur, por mjafton një udhëzim i kryetarit ndaj strukturave, për t’i nxjerrë ata lehtësisht nga gara. Prandaj dhe në realitetin tonë, listat e hapura fatkeqësisht nuk përbëjnë dot një garanci për shtimin e demokracisë së brendshme në nje parti dhe për dobësimin e rolit prej padishahu të kryetarit të partisë. Në vend që të garojnë për çështje programore, për vizion qeverisës apo për reforma e politika konkrete, kandidatët e listave të hapura do të detyrohen ta kryejnë fushatën, duke bërë premtime që sigurojnë përfitime për votuesit e komunitetit, ku ata synojnë t’i marrin votat. Edhe kur zgjidhen, në vend që të përqendrohen në punën që i takon një parlamentari, ata do të merren më së shumti me konsolidimin e bazës së tyre zgjedhore, me joshjen e votuesve me favore, nepotizëm e klientelizëm. Kjo qasje sjell një kosto të jashtëzakonshme për Kuvendin, ngaqë deputetët e listave të hapura sërish nuk do t’i përkushtohen politikës si ideal dhe program progresiv, por do të merren që në ditën e parë, me përpjekjet për t’u rizgjedhur. Tani që më 30 korrik Kuvendi do të votojë për ndryshimin në Kodin Zgjedhor dhe për zgjedhje me lista të hapura të partive, duhet sensibilizuar opinioni publik dhe duhet bërë gjithçka nga ne si qytetarë dhe shoqëria e përgjegjshme civile e vendit për të luftuar tregtinë e ndyrë në politikë. Për të mundësuar në nivel të transparencës në zgjedhje, që këto lista të hapura të mos sjellin, sikurse ka shumë rrezik, një përkeqësim të realitetit tonë politik dhe një bjerrje akoma më të madhe të demokracisë së brendshme të secilës parti garuese.