BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Opinion / Editorial

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të

-Sali Berisha po eleminon për shkak të personit të tij, pikërisht krijesën e tij!-

Marrëzia e fundit e Berishës me votues shetitës, shkon në drejtimin e humbjes përfundimtare të logjikës politike nga “shqelmi” i fundit që i moshuari i politikës problematike shqiptare, mori nga qyteti dikur bastion i tij. Them i tij në përdorim, sepse Shkodra ka vite që nuk beson më te “antikomunizmi” grotesk, mashtrues i një ish komunisti stalinist. Në delirin e shkaktuar kryesisht nga humbja e Shkodrës e barabartë për nga vlera politike sa humbja e pjesës tjetër të Shqipërisë fantastikisht ai tha: Farsa zgjedhore maj 2023 kishte dimensionet e saj të shëmtuara, njëri prej të cilëve janë edhe votuesit shëtitës. Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë. Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre”- tha Berisha! Sikur Berisha të merrte Shkodrën ai do të ishte më i fituari i botës. Do shpallte “kryqëzatën e idiotëve” por do mbahej fort politikisht nga Shkodra. Kësaj rradhe ishte Shkodra demokrate qytetare që i dha një goditje të rëndë Berishës nga e cila ai nuk do të marrë veten më kurrë. Kjo goditje e bën të delirojë me 500.000 njerëz që shetisin si idiotë qendër votimi në një tjetër. Bën delirin e sasisë së njerzve që sikur të ndodhte vërtetë Shqipëria do të kishte qenë një kaos urban. Berisha sot e ka bërë Shkodrën demokrate e cila më në fund largoi “kimistin komunist” nga “Shkodra laborator antikomunizmi” që mbante në pushtet politik familjen non grata Berisha – një qytet frikacak të pabesë. Berisha ju thotë shkodranëve demokratë: jeni shitur te Rama. Berisha në faqezezën e tij të mendimit të zi ju thotë demokratëve shkodranë: ju kanë trembur bandat! Kur e di që nuk ka forcë që tremb dot shkodranët. Po ai shan e mallkon demokratët qytetarë shkodranë që votuan që Berisha dhe njeriu i tij Bardhi të largohen nga pengmarrja politike dhe ekonomike të qytetit më të madh në veri. Shan demokratëtr se socialistët kaq kanë qenë dhe kaq ishin prap. Sali Berishën nuk e duron dhe e largon më në fund Shkodra. Qyteti antikonunist duroi gjatë, por në fakt i dha fundin politik Berishës. Shkodra praktikisht ka nxjerrë elektoralisht Berishën në pension pa kthim. Ai nuk do pranojë kurrë, por për ta ditur e di mjaft mirë. Berishën nuk e do dhe nuk e pranon dhe Shkodra. E kuptohet qartë sa e do Shqipëria. Tani ai është në “koma politike” dhe me sa duket do të marrë me veten dhe PD. Po ky është qëllimi tij – vdekja politike e pronës së tij. Kështu mendon sigurisht ai. Ai po eleminon për shkak të familjes së tij krijesën e tij!