BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Opinion / Editorial

Fushata e Bujar Leskajt: refleksione dhe vizione!

Fushata e Bujar Leskajt: refleksione dhe vizione!

Fushata elektorale në Shqipëri u mbyll, zgjedhjet përfunduan, fituesi dihet, ndërkohë që opozita konteston dhe denoncon vjedhjen dhe blerjen e votave, duke argumentuar kështu tjetërsimin e vullnetit të popullit dhe duke vënë realisht në rrezik prosperimin e Shqipërisë. Fushatat elektorale në Shqipëri, si kulmim i veprimtarisë së forcave politike dhe sulm i tyre për “pushtim” të zemrave të elektoratit, vazhdojnë të mbeten relevante edhe në pikëpamjen taktike, por edhe në atë pragmatike. Sidoqoftë efektshmëria e fushatave dhe vlera e tyre në dobi të objektivave politike ndikohet dhe diktohet prej rrethanave po aq sa edhe prej strategjive të zgjedhura.

Kushtet e pazakonta të imponuara prej rrethanave të këtij prilli e diktuan nevojën për një fushatë të pazakontë, të veçantë, e kjo nevojë bëhej më therëse në rastin e opozitës që kërkonte rotacion, kundrejt një qeverie që ofronte veçse “vazhdim”.

Gjatë fushatës që u parapriu zgjedhjeve të 25 prillit, diskursi politik në shumë pak raste u zhvillua me përballje konceptesh politike. Ndoshta nga të vetmit kandidatë, i cili nuk ra në grackën e sulmeve të personalizuara ndaj kundërshtarit politik ishte Bujar Leskaj. Pasi Bujari erdhi në Vlorë me qëllime, objektiva e strategji të qarta e të sakta. Sot, dy javë pas zgjedhjeve është një mundësi e mirë reflektimi për vetë fushatën që u zhvillua gjatë këtyre muajve në Vlorë. Ndaj dua të ndaj me ju në këto radhë disa refleksione mbi fushatën e tij.

***

Duke qenë qysh në fillim të herës me të, theksoj se fushata e tij pati e solli risi në të gjitha drejtimet. Ai zhvilloi një fushatë në kushte tepër specifike të pandemisë ku grumbullimet masive ndaloheshin me ligj. Përdori rrjetet sociale me efikasitet, përballë një kundërshtari të organizuar e tepër të sofistikuar këtu e shumë vite më parë në imazhin, përpunimin e manipulimin e opinionit publik dhe imponimin shpesh herë të një lloj propagande negativiste. Nga ana tjetër zoti Leskaj nuk u kufizua dhe nuk ngeli “rob i imazhit” apo i profilit të “imponuar” të një imazhi nga kundërshtari. Ai për asnjë çast nuk la mënjanë edhe zhvillimin e fushatës tradicionale, takimet kokë më kohë me qytetarët e banorët e çdo lagjeje, fshati, bashkie të qarkut. Fushata sivjet u zhvillua në kushte pandemie, gjë që kufizonte takimet masive, grumbullimet e njerëzve, etj. Fushata e tij në kohë pandemie u karakterizua nga ide gjeneruese, objektiva të qarta për mirëqeverisjen, transparencën e përgjegjshmërinë. Gjatë kësaj periudhe, zoti Leskaj konceptoi, ndërtoi dhe zhvilloi një fushatë moderne, duke alternuar takimet me anëtarët e seksioneve të PD, takimet kokë më kokë me njerëzit, takime me bordet e ngritura pranë Shtabit Qendror, si edhe zhvillimin e shumë aktiviteteve politike, sociale e letrare. Kjo risi u shoqërua edhe me risi në përmbajtje, në sjelljen e tij politike në raport me votuesin. Votuesit e qarkut të Vlorës nuk u bombarduan me informacione apo sharje për kundërshtarin politik, (megjithëse Bujari u provokua shpesh), por me shtjellimin në çdo takim të programit të Partisë Demokratike: “Shqipëria Fiton”. Risia e kësaj fushate të zotit Leskaj ishte dëgjimi i halleve e i problemeve, me të cilat ndesheshin në përditshmërinë e tyre vlonjatët, një sjellje e arsyeshme, e favorshme ndaj konfrontimit të ideve apo të vlerave. Ndryshe nga modeli i fushatave tradicionale shqiptare zoti Leskaj ka dëshmuar dashurinë e tij për historinë, jo vetëm të qarkut të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë. Gjithashtu dashuria e tij për librin, (edhe si njeri i letrave) është risi e kësaj fushate. Janë disa qindra libra, me autor zotin Leskaj, por edhe personalitete të mendimit kritik shqiptar, historianë, ekonomistë e personalitete të tjera, të cilat janë dhuruar bujarisht prej tij tek pjesëmarrësit në takime. Pavarësisht intensitetit të takimeve dhe fushatës së tij, zoti Leskaj, për asnjë çast nuk është shkëputur edhe nga publicistika dhe shkrimi i artikujve problemorë për ekonominë, arsimin, figurat e shquara të Vlorës e Shqipërisë të publikuara në shtypin e përditshëm. E pra, kjo fushatë e Bujar Leskajt, besoj dhe e them me bindje të plotës se ishte një vlerë e shtuar për të gjithë këtë ngjarje politike në tërësi dhe për mbështetësit e tij në veçanti. Ku e mbështes këtë gjë?

- Duke qenë se bashkëpunova shumë ngushtë me të, jam i bindur se zhvilloi një fushatë model, që solli risi në komunikimin politik, qytetar, intelektual e patriotik.

- Gjatë gjithë kohës Bujari shprehej dhe këmbëngulte tek zhvillimi i një fushate qytetare dhe pozitiviste. Dhe fushata e tij ishte qytetare, perëndimore, sepse tërhoqi debatin drejt vlerave dhe modeleve bashkëkohore të qeverisjes e qeverisjes jo me premtime, por me angazhime e programe.

- Ndryshe nga partia në pushtet dhe kandidatët e saj që adoptuan një qasje polarizuese dhe negativiste, me qëllim rigjallërimin e bazës së fjetur dhe të velur prej pushtetit dhe ngushtimin e hendekut krijuar prej konsumit qeveritar, Bujar Leskaj investoi në një qasje pozitiviste. Kjo gjë motivoi mbështetësit tradicionalë të PD, por shërbeu edhe si ftesë për “elektoratin gri”, të cilët në parim parapëlqejnë një diskurs të orientuar kah idealeve dhe programeve, sesa një diskurs të ndërtuar në demaskimin dhe demontimin e palës kundërshtare. Dëshmi dhe provë është rrija e konsiderueshme e votuesve të Partisë Demokratike në kutitë e votimit.

- Përmes zhvillimit të kësaj fushate të ndërgjegjshme e të kujdesshme Leskaj reflektoi maturinë e një politikani të formuar, i cili di të përballet dhe përballet me sfida të mëdha.

- Kjo fushatë e ndihmoi Bujarin të zgjerojë dhe forcojë metodat e komunikimit politik e publik, gjithmonë me vështrimin për të ardhmen.

- Fushata e Bujarit ishte një fushatë që mund të merret me plot gojën si një udhërrëfyes i një rrugëtimi të sinqertë, të argumentuar dhe të besueshëm i një politikani, të formuar plotësisht e me vizion.

- Gjatë gjithë fushatës Bujari nuk u mor me kundërshtarin apo negativizmin e tyre, por u mor me idetë, duke patur si shqetësim primar njerëzit, Vlorën dhe vlerat demokratike.

- Fushata e tij ishte e karakterizuar nga sinqeriteti. Ata që e njohin Bujarin, por edhe ata që e njohën u bindën për lidhjen organike mes sinqeritetit që e karakterizon dhe qëndrimeve publike, qëndrimeve shoqërore, bindjeve politike dhe fjalëve që ai artikuloi gjatë fushatës.

- Personalisht kam menduar gjithmonë se zoti Leskaj duhet të ishte lidershipi i fushatës, sipas modelit amerikan, por kjo gjë nga Bujari nuk është pranuar. Ai ka qenë gjithmonë luajal, i barabartë me të gjithë kandidatët, me të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë.

***

Politika shpesh herë është infektuar nga përpjekjet e ndryshme për t’u kontrolluar na një kastë apo një person. Dhe historia është e mbushur me të tillë politikanë. Një ego e këtij niveli ndikon kështu drejtpërdrejt në mentalitetin kulturor qytetar dhe politik. Si pasojë, shoqëri si e jona, akoma vuajnë simptomat e toksitetit të këtyre përsiatjeve diktatoriale. Jam i bindur se shumë njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes politikës konstruktive dhe asaj destruktive, mes politikanit të aftë dhe atij të paaftë. Ndryshe nga të tjerët dhe stofi i zakonshëm, me të cilin vishen politikanët shqiptarë, z. Leskaj jo vetëm deklaron, por edhe beson dhe garanton ata që e votuan se: “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, duke theksuar se si ai, edhe ekipi i PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të shqiptarëve.