BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Fushata e Bujar Leskajt, risi në formë e në përmbajtje!

Fushata e Bujar Leskajt, risi në formë e në përmbajtje!

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

(Rudyard Kipling)

Fushata elektorale në Shqipëri u mbyll, por diskursi politik në shumë pak raste u zhvillua me përballje konceptesh politike. Ndoshta nga të vetmit kandidatë, i cili ra në grackën e sulmeve të personalizuara ndaj kundërshtarit politik ishte Bujar Leskaj. Pasi Bujari erdhi në Vlorë me qëllime, objektiva e strategji të qarta e të sakta. Ndryshe nga përkufizimet dhe interpretimet për politikën: “Politika është praktika dhe teoria e ndikimit mbi njerëzit e tjerë në nivel qytetari ose individual. Ose e thënë më ngushtë, kontroll i organizuar mbi një komunitet njerëzish”- Wikipedia Apo përkufizimin e qytetarit të thjeshtë shqiptar: “Politika është shitja e të gjitha vlerave morale për përfitime personale ose një grupi të caktuar njerëzish”; Për zotin Leskaj: “Politika është veprimtaria dhe përkushtimi ndaj popullit dhe politika ka për detyrim t’u japë zgjidhje problemeve të shoqërisë dhe popullit, me përgjegjshmëri dhe seriozitet. Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë”.

Duke qenë qysh në fillim të herës me të, theksoj se fushata e tij pati e solli risi në të gjitha aspektet. Ai zhvilloi një fushatë në kushte tepër specifike të pandemisë ku grumbullimet masive ndaloheshin me ligj. Përdori rrjetet sociale me efikasitet, përballë një kundërshtari të organizuar e tepër të sofistikuar këtu e shumë vite më parë në imazhin, përpunimin e manipulimin e opinionit publik. Nga ana tjetër zoti Leskaj nuk u kufizua dhe nuk ngeli “rob i imazhit” apo i profilit të “imponuar” të një imazhi nga kundërshtari. Ai për asnjë çast nuk la mënjanë edhe zhvillimin e fushatës tradicionale, takimet kokë më kohë me qytetarët e banorët e çdo lagjeje, fshati, bashkie të qarkut.

Fushatë në kohë pandemie

Në kushtet e pandemisë COVID-19, munguan takimet dhe mitingjet e mëdha të subjekteve politike me votuesit, gjë që ka sjellë risi në mënyrën sesi kjo fushatë u zhvillua. U përdor gjerësisht teknologjia e informacionit dhe komunikimit, sidomos media dhe rrjetet sociale nga lidershipi i dy forcave kryesore në garë. Edhe B. Leskaj e zhvilloi fushatën në kushte shumë të vështira e të pabarabarta. Brenda një periudhe të shkurtër, z. Bujar Leskaj ka arritur të mobilizojë e të rigjallërojë strukturat e degëve të Partisë Demokratike dhe të zhvillojë takime të shumta me anëtarët, simpatizantët dhe banorët e të gjitha lagjeve të qytetit të Vlorës, fshatrave të Vlorës, Selenicës, Himarës, Sarandës, Konispolit e Delvinës. Gjatë kësaj periudhe, zoti Leskaj konceptoi, ndërtoi dhe zhvilloi një fushatë moderne, duke alternuar takimet me anëtarët e seksioneve të PD, takimet kokë më kokë me njerëzit, takime me bordet e ngritura pranë Shtabit Qendror të PD, por edhe zhvillimin e shumë aktiviteteve politike, sociale e letrare.

Kjo risi u shoqërua edhe me risi në përmbajtje, në sjelljen e tij politike në raport me votuesin. Votuesit e qarkut të Vlorës nuk u bombarduan me informacione apo sharje për kundërshtarin politik, por Bujar leskaj në çdo takim ka shtjelluar programin e Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton”.

Risia e kësaj fushate të zotit Leskaj është dëgjimi i halleve e i problemeve, me të cilat ndeshen në përditshmërinë e tyre vlonjatët, një sjellje e arsyeshme, e favorshme ndaj konfrontimit të ideve apo të vlerave. Ndryshe nga fushatat e mëparshme zoti Leskaj ka dëshmuar dashurinë e tij për Historinë, jo vetëm të qarkut të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë. Gjithashtu dashuria e tij për librin, (edhe si njeri i letrave) është risi e kësaj fushate. Janë disa qindra libra, me autor zotin Leskaj, por edhe personalitete të mendimit kritik shqiptar, historianë, ekonomistë e personalitete të tjera, të cilaj janë dhuruar bujarisht nga Bujari tek pjesëmarrësit në takime. Pavarësisht intensitetit të takimeve dhe fushatës së tij, zoti Leskaj, për asnjë çast nuk është shkëputur edhe nga publicistika dhe shkrimi i artikujve problemorë për ekonominë, arsimin, figurat e shquara të Vlorës e Shqipërisë të publikuara në shtypin e përditshëm. Fushata e tij në kohë pandemie u karakterizua nga ide gjeneruese, objektiva për mirëqeverisjen. Kulmimi i kësaj fushate janë vizitat e kryetarit Basha, një herë në Selenicë dhe dy herë në Vlorë, por edhe publikimi i programit të PD për Vlorën, “Vlora Fiton”, programi i përgatitur nga ndërthurrja e programit qendror të Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton” nga njëra anë dhe prioriteteve zhvillimore të komunitetit lokal në sektorë si turizëm, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, arsim, shëndetësi, energjetikë dhe agro-blegtori.

Pritshmëritë e votuesve

Bujar Leskaj në të gjitha takimet e tij është fokusuar në situatën e vështirë social - ekonomike, papunësinë, ekonominë jo të shëndetshme, emigrimin e rinisë, besimin e pakët në sistemin e drejtësisë dhe është angazhuar se vetëm PD mund ta ndryshojë situatën për mirë.

“Ka nevojë për rotacion politik,- është shprehur vazhdimisht zoti Leskaj, duke garantuar se opozita dhe Basha janë të afta për të sjellë ndryshimin.- Për të sjellë transparencën, përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien në qeverisje.”

Personalisht kam menduar gjithmonë se zoti Leskaj duhet të ishte jo vetëm lidershipi i fushatës, sipas modelit amerikan, por kjo gjë nga Bujari nuk është pranuar. Ai ka qenë gjithmonë luajal, i barabartë me të gjithë kandidatët, me të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike në Vlorë.

Dhe kjo Bujarit i ka sjellë shumë pikë, ia ka rritur shumë reputacionin në Vlorë.

Çfarë mësova nga kjo fushatë në krah të Leskajt?

Kjo fushatë dhe metodika e punës së Bujarit më dhanë një mësim!

Mësova të përmbaj nervat, të jem racional dhe të kërkoj ashtu si ai përsosmërinë në gjithçka, te fjala, kontaktet, puna, pritshmëritë! Mësova se si t’u ngre telefonin të gjithë atyre që telefonojnë qoftë edhe për një përshëndetje. Mësova se si të komunikoj me njerëzit, se si t’i shoh në sy e të mos t’u them të vërtetën time.

***

Në mentalitetin shqiptar ekziston një konfuzion në lidhje me kuptimin e termit politikë dhe politikan. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes politikës konstruktive dhe asaj destruktive, mes politikanit të aftë dhe atij të paaftë. Ndryshe nga të tjerët dhe stofi i zakonshëm, me të cilin vishen politikanët shqiptarë z. Leskaj thotë në çdo takim se “Angazhohet të bëjë ato që thotë dhe të thotë ato që do të bëjë”, duke theksuar se si ai, edhe ekipi i PD do të jenë shërbestarë të vërtetë të shqiptarëve.