BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Fushata e dëshpëruar e liderit të dështuar pa lavdi

Fushata e dëshpëruar e liderit të dështuar pa lavdi

Mbështetësit besnikë që po bëjnë udhëtimin e "Odisesë" pas qerres së thyer të Berishës, nuk janë të bindur akoma që filozofia e tij farsë, nuk mbështetet në asnjë doktrinë ku sintetizohen parimet demokratike. Kjo ndërmarrje me këtë fushatë aventureske, në kërkim të rikthimit të lavdisë së humbur, në hullitë e një seri akuzave që lidhen me krimin ekonomik, nuk ka asgjë të përbashkët me interesat e vendit, por thjesht me ato personale. Përrallat tunduese që u tregon mbështetësve besnikë në këtë fushatë identiteti, përbëjnë teatrin dramatik dhe qesharak, përpara shumicës së shqiptarëve që kanë 30 vjet që dëgjojnë këmbanat shurdhuese të Saliut. Duke luajtur kartën e "patriotizmit" mendon se institucionet e analizës dhe akuzave në drejtim të tij, kanë gabuar që janë atakuar me një lider, që sipas tij është shquar për arritje pozitive në dobi të partisë dhe shoqërisë. Në një kohë kur e gjithë karriera e tij si drejtues partie dhe shteti, është një dosje e zezë që flet për përçarje jo vetëm të PD, por edhe të opozitës në tërësi dhe mbi të gjitha të shoqërisë shqiptare. Me këtë fushatë të ndërmarrë me iniciativën e tij, ai kërkon të idealizohet përpara mbështetësve brenda dhe jashtë PD. Kështu ai e konsideron këtë ndërmarrje personale, si një mundësi për rehabilitimin e vetvetes, duke u bërë karshillëk pjesës tjetër që nuk e mbështesin. Megjithëse nuk e ka merituar asnjëherë adhurimin e shumicës së shqiptarëve, ai vazhdon të përformojë në rolin e një lideri, pavarësisht se tashmë është plotësisht i dështuar dhe i harruar. Dalja e tij në këtë fushatë personale, tregon se opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin se një pjesë e saj nuk mund të shkëputet nga obskuriteti i hijes së Berishës. Këtyre mbështetësve fanatikë nuk u intereson fryma europiane e integrimit brenda PD, por idealizmi dhe filozofia e liderit të perënduar pa asnjë akses pozitiv. Ajo që vlen për t'u theksuar është se këta përkrahës, nuk çlirohen dot nga mitizimi folklorik i tij, i cili nuk ka qënë asnjëherë simetrik në politikë, por e ka konsideruar veten bipolar, si brenda opozitës ashtu dhe me kundërshtarët. Me trukimet politike që iu llomotit mbështetësve, po e thellon edhe më shumë ndarjen brenda PD, e cila ka mbetur në rrethrrotullim dhe nuk po gjen dot rrugën e duhur, për t'u shkëputur njëherë e mirë nga mentaliteti i hijeve që duhet të mbeten pas. Duke mos i hapur rrugën Bashës, që deri dje e kishte idhull tani e konsideron të paaftë për drejtimin e PD. Por më mirë se sa të dy këta mydeberë në krye të dy grupeve tashmë të ndara, analizën dhe vlerësimin po e bëjnë qytetarët, të cilët shprehen të indinjuar nga që shumë gjëra brenda PD kanë humbur peshën e tyre. Ajo që po ndodh sot në PD, tregon se ky formacion i shkërmoqur nuk ka qënë i ndërtuar në thellësi, si dhe i prirur për të krijuar vlera si aset kombëtar. E orientuar pa busull dhe pa doktrinë reformuese dhe zhvilluese, ajo nuk mundi t'i bëjë pjesë të programeve të saj standardet e organizimit politik. Por në vend të tyre u kultivua egoja personale e Berishës, për të dominuar dhe sunduar mbi gjithçka, duke mos arritur të udhëheqë procesin e reformimit dhe rritjes së mendimit politik brenda saj, për të bërë një parti moderne si motrat e saj europiane. Kështu PD i mungoi lideri kualitativ, sepse në krye të saj sundoi një demon, me slogane të shfrenimit populist duke mos ofruar ide e alternativa me legjitimitet. Ajo që e veçon dhe dallon çdo lider janë parimet etike e morale, si dhe synimet që udhëheqin veprimet e tij. Por lideri në fjalë nuk demonstroi asnjë nga parimet etike e morale, që të bëjnë ose jo transparent në demokraci, si ndershmëria, sinqeriteti, besueshmëria dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve. Shkelja dhe mos respektimi i këtyre parimeve, bëri që të mos menaxhojë asnjë situatë social-politike, për paaftësi drejtimi në përballimin e sfidave dhe parashikimin e ndryshimeve. Sepse tek performanca e tij mungoi njohja e natyrës së njerëzve, arsyetimi logjik dhe praktik në analizën e gjërave që nuk shkuan mirë, aftësitë komunikuese me kundërshtarët politikë, të cilët i konsideronte "armiq" dhe jo konkurrentë në ide e alternativa, megjithëse të dy palët erdhën nga i njëjti sistem. Në veprimtarinë e tij praktike, nuk u udhëhoq nga "etika e përgjegjësisë" për detyrën, që aq shumë i kushtonte rëndësi në analizat e tij sociologu Max Weber. Sipas tij etika e qëllimeve përfundimtare, nuk mund të ketë sukses nëse lë pas dore respektimin e parimeve të demokracisë. Duke mos qenë koherentë dhe kualitativë në vendimet për drejtimin e partisë dhe të shtetit, krijoi kontradiksion brenda vetes, me strukturat e partisë si dhe me kundërshtarët politikë. I rënë në pozita delirante duke e quajtur veten të pagabueshëm, la shumë për të dëshiruar në angazhimet politike, si brenda dhe jashtë opozitës, në zgjidhjen e probleme madhore që kanë shqetësuar shoqërinë shqiptare, në këto 30 vjet tranzicion. Mendimtarët politikë që në kohët e lashta, e kanë ndierë si domosdoshmëri rolin e liderit kualitativ, në krye të një formacioni të organizuar politikisht. Këto ide janë shfaqur që në kohën e "mbretërve" të filozofisë siç ishte Platoni, e deri tek pragmatizmi i Machiavelit. Mbi këtë filozofi u ngritën dhe u performuan teoritë moderne, mbi elitat dhe idetë konkurruese në lëmin politik. Tregues për këtë u bë e ashtuquajtura shkolla italiane e sociologëve, si Vilfredo Pareto dhe Gaetano Mosca, të cilët u ngritën me bërjen masive të politikës. Ajo që e dallon dhe veçon çdo lider, janë parimet etike e morale si dhe synimet që duhet të arrijë në misionin e tij. Nëse i referohemi historisë botërore për ngjarje të veçanta, do të përmendnim suksesin ushtarak të Perandorisë Romake, e cila mban emrin e perandorit Julius Cezar. Po kështu lufta për pavarësinë e Indisë, nuk do kishte kuptim pa udhëheqësin popullor Mahatma Gandi. Një shembull i liderit model ishte Martin Luther King, aktivist dhe udhëheqës i shquar i Lëvizjes së të drejtave civile afrikano-amerikane. Filozofia e tij me moton"i have a dream" (unë kam një ëndërr), bëri realitet vizionin e tij të Lëvizjes, duke i thënë njëherë e mirë jo, diskriminimit racial. Këtë e konfirmoi zgjedhja e presidentit Barak Obama, që gëzoi botën dhe bëri të realizohet ëndrra e Martin Luther King. Po çfarë mund të themi për liderin zhurmues, në krye të kësaj lëvizje të dëshpëruar? A mund t'i jepet të drejtë një lideri si Saliu, që mbi të rëndon papërgjegjshmëria e abuzivizmit me detyrat si kryetar partie, shteti e kryeministër? A mund të ketë moral kjo fushatë, që i ngjan as më shumë e as më pak donkishotizmit, që kërkonte të kthente normat mesjetare në kohët moderne? Lëvizja e tij nuk u shërben interesave të vendit, por egos personale për të nxitur dhunë ndaj institucioneve dhe të krijojë destabilitet politik. Kjo tregon se evoluimi i impaktit të kësaj lëvizje, është në antitezë me dinamikën e problemeve që po kalon sot Shqipëria, e cila kërkon mbështetje për integrim, përballimin e pandemisë dhe jo revolucion proletar për përmbysjen e institucioneve demokratike, që vetë sovrani i ka ndërtuar për t'i shërbyer atij dhe jo liderëve të partive politike.