BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Opinion / Editorial

Fushatë e thyer prej pandemisë

Fushatë e thyer prej pandemisë

Çdo fushatë zgjedhore ka karakteristikat e një gare në drejtim të emetimeve programore, të promovimeve të alternativës, ,të mjeteve propagandistike, të veprimeve apo qëllimeve zhurmore, të sjelljeve apo thirrjeve mesazhore, të shpërfaqjes së sukseseve apo të shpalosjes së premtimeve,etj. Gjithësesi, sado komplekse kanë qënë fushatat, kjo do të ishte më e thjeshta në funksionalitet dhe në rrezatim politik; më ekologjike,më ekonomike, më paqësore,më qartësore. Kjo e Prillit, do të ishte pakëz ndryshe. Do të ishte siç duhet të trajtohet, 'një fushatë e brishtë'. Arsyet i njeh shoqëria. Problemin e njohim,zgjidhjen e dimë. Zgjidhjen e kemi. Dhe zgjidhja e plotë nuk janë zgjedhjet, si rrallëherë. Rregulli si një antidot i parregullsisë është pra zgjidhja e parë, është eleminimi brenda nesh, i zakonit endemik të çrregullsisë. Kjo fushatë me këtë specifikë dhe me disa kërkesa specifike, na lehtësoi dhe kthjelloi shikimin tonë të drejtpërdrejtë në panoramat partiake. Mënyra e ekzekutimit të fushatës si proçes,nuk do shumë koment. Qartësisht shihet cila alternativë kujdeset që mos të kemi një 'entropi të ndërgjegjies kolektive' dhe cila nxit e ndërgjegjëshme çrregullsinë duke energjizuar pandeminë! Ndërkohë duhej të sillte risinë! Në frymë, në mesazh! S'e dimë arsyen, por dimë që opozita harroi të bënte të paktën makiazh. Në të tillë rast, thënia e famshme "më trego si e bën opozitën të të them si do të qeverisësh" i paraprinë një rezultanteje ku do duhet të lajnë fytyrën e jo të thyejnë pasqyrën. Kushtet e sfidat ku na vendosi pandemia, armiku i padukshëm i përbashkët apo pan-enemy, ishin të pazakonshme. Të jashtëzakonshme duheshin përpjekjet diplomatike për të këputur zinxhirët e izolimit ekonomik; e mënjanimit shoqëror e politik. Përpjekje qartësisht triumfuese, për fat të mirë. Ndodhemi në muajt ku solemnisht të kujdesemi në respekt të jetës dhe atyre që ikën pa kthim. Shoqëria sot ka aftësi të fituara pragmatiste dhe e bën dallimin vetë. Ta mbrojmë jetën, të respektojmë shkencën që është humanizëm në vetëvete. Heshtja do të ishte kapak floriri përkundër akustikës populiste opozitare. Sepse populli i urtë thotë "teneqeja e prishur, ka zë të ngjirrur". Për liderë që nuk mendojnë për zgjedhjet e ardhshme por për brezat e ardhshëm, fushatat nuk janë fusha me lule ku mund të mbjellësh çfarëdolloj premtimi. A ka një korrelacion midis sforcove ekonomike që na vendosi rindërtimi dhe pandemia dhe premtimeve të opozitës? A ka një simbiozë mes moralitetit dhe figurave që predikojnë paqen e nesërme sociale? A ka një normë të pakorroptueshmërisë brenda opozitës që kërkon të korri fitoren? A ka një raport logjik ekonomik midis nxitjes ekonomike dhe taksiratit të taksave? A kemi programe paradoksale që serviren si menu e pasur? A ka asimetri brënda pikave programore të gjithë opozitës? Populli dhe votacioni do të japin një leksion të mirëfilltë se rrotacioni kërkon mund e sakrificë.Fitohet, nuk vjen me ligj inercie. Kjo është një fushatë nga më të thjeshtat për votuesin. Atij nuk i duhet asnjë lupë për të deshifruar bilancet e qeverisë dhe asnjë dylbi për të parë premtimet e realiteteve parajësore ekonomike të opozitës. Bilanci është aty përpara; është në qëndrat e qyteteve, në tre stadiumet moderne dhe parqet olimpike, në infrastrukturën vijuese aeroportuale, në qëndrat shëndetësore,në trotuaret e lagjeve, në shkolla,kopshte,çerdhe e parqe, në ndriçimin e pastërtinë e rrugicave ku kalojmë çdo ditë. Në rrugët e rregullta me sinjalistikë dhe impakt turistik. Në imazhin e ngritur të vendit dhe faktorizimit shqiptar në rajon, etj. Masa gri apo me ngjyrë politike, e ka më të lehtë zgjedhjen kur zhvillimet janë të prekshme dhe bashkëjetuese me përditshmërinë. Përkushtimi i shkurton distancat me synimet ku duhet të mbërrijmë. Kemi ardhur nga larg! Nga rrugë e gjatë! Jemi në udhëtimin e duhur! Kur qeveria punon, shoqëria fiton.