BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Futbolli, turizmi dhe bashkia

Futbolli, turizmi dhe bashkia

Bashkia e Tiranës kreu një punë të shkëlqyer përgatitore këto ditë, për vendosjen e mijëra turistëve italianë dhe hollandezë në zonat e tyre të shikimit të ndeshjes së finales së Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve, të zhvilluar me shumë sukses mbrëmë në kryeqytetin tonë. Pavarësisht përleshjeve fillestare mes tifozerive, ku u plagosën lehtë edhe 10 policë tanë, jo për fajin tonë. Ishte për bashkinë e kryeqytetit një eksperiencë e re, një punë shumë voluminoze dhe me përgjegjësi, e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Pardje dhe dje, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit u mbush si asnjëherë tjetër në historinë e tij, me afro 260 fluturime në 48 orë! Ai priti mbi 16 mijë tifozë-turistë nga Hollanda dhe Italia. Me mijëra të tjerë iu bashkaun skuadrave të tyre të zemrës në Tiranë nga Mali i Zi dhe Kosova. Rreth 24 mijë tifozë-turistë italianë dhe hollandezë gjallëruan jo vetëm shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare” dje në mbrëmje, por edhe rrugët e Tiranës dhe Durrësit këto 48 orë. Po t’i bëjmë llogaritë, Stadiumi “Air Albania”, i cili na kushtoi si taksapagues 70 milionë euro nga Buxheti i Shtetit, nisi ta shlyejë mirë veten. Nga 19,500 biletat me një çmim 200 dhe 300 euro, arritëm të marrim 4.5 milionë euro. Nga 28 mijë netët në hotelet, motelet dhe dhomat me qera tonat në Tiranë dhe Durrës(një pjesë e tifozëve qëndruan dy netë), morëm rreth 10 milionë euro të tjera. Vetë aeroporti i Rinasit me taksat e tij të pritjes, ushqimet, pijet e suveniret që shiti, mori rreth 1.5 milionë euro. Në tërësi, 17 milionë euro të fituara në dy ditë me këto shërbime. Nga transporti i brendshëm i tifozëve-turistë në vend erdhën dhe 1.5 milionë euro të tjera, kurse nga ushqimi i mrekullueshëm shqiptar bio, nga pijet dhe blerjet për suvenire, u arkëtuan edhe afro 7 milionë euro të tjera. Shkurt, pa futur pjesën e luanit të kompanive ajrore që i sollën dhe sot i kthejnë këta tifozë-turistë në vendet e tyre, ne morëm, në sajë të stadiumit të ri, mbi 25 milionë euro në dy ditë! Për të mos folur për kuriozitetin e rritur, sidomos të tifozëve-turistë nga Hollanda, se ata italianë dinë diçka më shumë për Shqipërinë. Edhe sikur të paguanim 10 milionë euro në spote publicitare në rrjetet televizive më të njohura të botës, nuk do të kishim këtë njohje që po na e jep stadiumi i ri “Air Albania”, në një ngjarje me rëndësi për futbollin evropian. Prandaj mund të themi me plot gojën se ky stadium i ri e ka shlyer më shumë se 50 përqind veten, pra paratë tona si taksapagues për ndërtimin e tij, brenda dy ditësh! Fillim i mbarë. Dhe pa dyshim, ngjarja më e madhe turistike për ne! Duhet të nisim të nxisim qeverinë të na ndihmojë dhe mbështesë turizmin e ngjarjeve të ardhshme sportive, konferencave të biznesit, kongreseve kulturore, panaireve ndërkombëtare, festivaleve dhe shfaqjeve artistike, etj.. Duhet ngritur një bord i veçantë, apo njësi speciale e veçantë, siç e ka qejf qeveria t’i quaje grupet e punës, për të promovuar kalendarë aktivitetesh të tilla. Duhet të lobojmë fort si qeveri dhe me të gjitha strukturat e tjera shtetërore dhe të shoqatave të biznesit, për të hyrë në kalendaret rajonale të turizmit të eventeve. Duhet të marrim shembull nga Kroacia dhe Mali i Zi, që këtë lloj turizmi kanë afro dy dekada që e zhvillojnë me shumë sukses dhe që tani e kanë në nivele 10-12% të të gjithë vëllimit të parave që marrin nga turizmi i vendeve të tyre. Po të arrinim dhe ne nuk do të ishte pak, por rreth 300-350 milionë euro xhiro në vit! Turizmi i këtyre eventeve ende njihet pak tek ne dhe kemi humbur dy dekada shansesh që na kalonin tek hunda, por më mirë vonë se kurrë, thotë populli. Nga i gjithë organizimi shembullor i bashkisë së Tiranës dhe nga nata magjike që kemi perpara, duhet të mësojmë dhe të kuptojmë të mos lëmë më të na ikin prej shalësh raste të ngjashme për të rritur profilin e turizmit tonë, të karikuar nga mikpritja e njerëzve tanë të mrekullueshëm.