
Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“U mbars mali dhe polli një mi”/ Ilir Demaliaj ngre alarmin dhe zbulon prapaskenat e protestës së 7 korrikut: Rama nuk do të ishte i qetë nëse...

Fyhrer ose Sekretar stalinist Partie, asnjëherë lider politik, njeri normal në shoqëri!

Shkruar nga Besi Bekteshi 28 Maj 2022

Ne gjithmonë nuk kemi pasur fatin dhe asnjëherë cilësinë, e të nxjerrit një lider të madh politik, normal dhe njerzor. E kam fjalën sidomos mbas viteve 1990-të. Është një shoqëri ( jona pra) që në retron politike dhe filozofike të saj, akoma nuk është sqaruar kush është “lideri dhe kush fyhrer apo sekretari stalinist i partisë”! Nuk janë sqaruar kurrë dhe nuk kanë besuar se ka ndryshe. Në Gjermaninë e mbas luftës së parë botërore dhe zhvillimit politik e filozofik të nazizmit, Hitlerin e dinin një pjesë e madhe e masave për inteligjent, një gjeni që nuk gabonte, por që ishte një imazh i krijuar nga zero dhe nga e pavërteta. Miti i Fyhrerit ndër gjermnanët ishte “individi i vetplotësueshëm dhe i gjithpushtetshëm në të vërtetën e tij”! Që punonte gjithë ditën dhe që drita e zyrës së tij ( kështu thoshim dhe ne dikur për Enverin) nuk shuhej kurrë! Ishte një imazh i ndërtuar në të kundërtën dhe për një njeri që nuk punonte fare dhe ishte një diletant zyre. Që nuk kishte punuar kurrë në jetën e tij! Ishte një individ që nuk mund të provonte një sforco intelektuale për më gjatë. Një person që nuk mund të zgjatej shumë rreshta në lexim! Po, por ai kishte afër një dorë kopukësh që i shërbenin besnikërisht marrëzisë së tij filozofike dhe politike në mitomani. Ai largohej në fshat si një “artist” në planin e tij të botës përmbys. Ai kishte pak bashkëpunëtorë që ishin Gebels, Himler, Albert Sper dhe kishte 15 vite që i rekrutoi që ti shërbenin në atë kohë kur do të realizonte çmëndurinë e tij. Por personazhi afër tij ishte Herman Gering. Ishte një hienë që mendonte vetëm si të pasurohej. Bulizues, oportunist dhe toksidipendent (i droguar) që në rininë e tij si aviator. Donte vetëm luks dhe estravagancë. Kurse Gebels ishte një shkrimtaruc që kishte falimentuar. Ishte me një këmbë të shkurtër dhe topallonte dhe e kjo e bënte akoma më të keq dhe armiqësor, si i kompklesuar që ishte, sidomos në teorinë e racave. Himler ishte një prodhim i mikroborgjezisë imorale gjermane. I ftohte, kokëfortë dhe cinik deri në shikimin e tij zhbirilues dhe shpesh të çmëndur. Do të bëhej vrasësi në ftohtë i milionave njerzve me organizimin e çmëndur të “ Zgjidhjes Finale”. Albert Sper si një arkitekt (edhe në Tiranë sot, kanë dëshirën për arkitekt të tillë) i bërë i famshëm nga ideologjia Hitleriane. Në fakt, ishte një mitoman manipulator i megallomanisë së Hitlerit. Rudolf Hoees ishte komandanti i Aushviç - Birkenao ose njeriu që shfarosi miliona njerëz bashkë me doktorin hitlerian Mengele. Këto ishin njerzit afër Fyhrerit pavarsisht të tjerë plot më larg. Hitleri i mbante fort dhe ato mbanin besnikërisht atë. Ky ishte Fyhreri!! Josif Stalin jo...! Ai nuk kishte asnjë të besuar afër vetes. Ai i vriste ose i mbante me frikë dhe dhunë larg vetes, deri sa vdiq. Ishin dy diktatorë, por që silleshin ndryshe me ato që i konsideronin bashkëpunëtorë! Enveri besonte vetëm Nexhmijen dhe ato që ishin mbas saj në familje. Të gjithë të tjerët përfshi dhe Haxhi Kroin si sekretar të tij nuk i besonte dhe i dyshonte. Të gjithë mund ti vriste dhe i dënonte. Në fakt nuk kishte nevojë për Hitlerin se sa për Stalinin dhe Ali Pashain si model. Stalinin filozofikisht dhe Ali Pashain si folklorikisht në orientalizmin tonë shoqëror. Me këto dy “ikona” të liderit mbi shtetin dhe shoqërinë, janë mësuar për fat të keq shqiptarët. I vetmi që nuk dinte ose “nuk donte” të ishte as Fyhrer dhe as Stalin, ishte Nano, por këtë gjë ai jo se nuk e donte, por nuk dinte ta luante. Orientalët e tjerë në Shqipëri kështu janë. Një miks mes Fyhrerit, Ali Pashait dhe Stalinit-Enver. Berishës i ka mbetur kolegu Tritan Shehu si hahaha me shaka Alber Sper në arkitekturën ideologjike berishiane ! Berishkët e tjerë të vjetër dhe të rinj, janë mitomanë në trajta “Gebelsash me dy këmbët normal” ose “ Herman Geringësh” si mikroborgjezë të shëmtuar orientalë. Sigurisht jo në realitet të tillë, sepse as janë kushtet, as është Gjermania dhe as që janë kaq të “zot” për të qenë të tillë. Thjesht në “teatër kukullash” lojë pushtetesh idiote në Shqipëri them. Kurse Rama i ka bashkëpunëtorët të një besnikërie post folklorike, medemek perendimore, por orientale si filozofi bindejeje dhe sot postdiktature! Janë Agaçët, Fugat, Ahmetajt, Gjiknurët, Ballat, Spiropalet, Manastirlleshat, Kombarot, Balluket pastaj plot me konkubinat politik grashë kudo. Rama të hedh nga karroca pushtetit, në qoftëse ti humb ekuilibrin, kurse Berisha të mbron deri në epilepsi politike tënden. Po të shtosh dhe Metën pastaj në formën dhe përmbajtje folklorike orientalo bolshevike, të bëhet i plotë spektri i mungesës së plotë të liderit. Ne nuk kemi asnjë lider njerzor politike dhe filozofisht në demokraci! Nuk kemi shans të tillë. Edhe sikur të ketë e “vrasim rrugës” politikisht dhe ekonomikisht! E urrejnë. Jo vetëm ato lart në politikë, por dhe shumica jonë shoqërore retro kulturore. Ne kemi ose Fyhrer ose një tip të ngjashëm me “Enver Stalinist” mundësisht Ali Pasha modern që në vend të karrocës ka AMG! E prej kësaj filozofie dhe praktike, duhet pritur demokraci? Hahahaha, jo pa e kryer si shoqëri ëndrrën me të tillë idiotë groteskë dhe rrufjanë (të mitomanisë) me mite që kemi në përrallat tona shekullore.
Më të lexuarat


Trajtimi i bukurisë në kohë pandemie

Për një alternativë të re që shënon fundin e kauzave të rrejshme!

Kolonja e dëgjuar dhe Kamniku i shenjtë janë pëllëmbë e histori, lashtësi, e lavdi të përmbi 118 patriotëve të rilindjes kombëtare

Ballkani Perëndimor do të jetë nota e vlerësimit për komunitetin evropian

Masakra e zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 dhe ndëshkimi i të shpallurve “non grata” nga SHBA, këto janë kauzat për të cilat duhet protestuar

Edi Rama dhe Albin Kurti, më mirë dy vëllezër apo dy burra shteti?

Fakti është brenda!

Fatkeqësia e fatkeqëve...

Qytetarin normal nuk e duan as shoqëria, as pushteti politik dhe as institucionet në Shqipëri!

“Foltorja” me ish-kryetarë të dështuar, PD me anëtarët e Komisionit për Reformën Territoriale
