
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Gallofi i pagave të urisë dhe pensioneve të turpshme po bën socialistin e vonuar!

Shkruar nga Besi Bekteshi 19 Shtator 2023

Sali Berisha po propozon “200” euro minimumin jetik në Shqipëri, sepse sipas tij rritjet janë hipokrizi! Njeriu që la në 2013 pagat më të shëmtuara dhe pensionet e urisë, bën tani gallofin e socialistit të vonuar dhe pse e mban veten “konservator” por tashmë pa atë të vërtetën si e tillë Kokalarin. Po, sepse edhe ajo “zbuloi” se me çfarë kllouni dhe grotesku moral dhe politik kishte dalë përkrah në kohë kur kujtoi se mund të bënte diçka politikisht në Shqipëri. Kur i thoshin Berishës në kohën e tij nga 2005-sa kur Nano i fali pushtetin, që vendos minimum jetik përgjigjej ashpër dhe as që e vuri ujin në zjarr, sepse bënte kapitalistin e “botës më të bukur” demokratike në Shqipëri. Tani do minimum jetik 200 euro, sepse është bërë socialist nga bolshevik që në realitet është. Po, si komunisti i fundit si ai, si Tritan Shehu në kuvendin e Shqipërisë. Dy bolshevikët e fundit me tesera partie të PPSH në Shqipëri si përfaqësues të popullit! Berisha e di 200 euro minimumin jetik, Po pra, nuk e di për 400 bie fjala që në fakt është dhe duhet të jetë ky minimum. Poshtë tij, është uri në perendim por këtu “kollondrisesh”! Fjalë në erë si zakonisht Gallofi bën politikisht dhe në demagogjinë e folklorizmit të tij politik. E shikon se rritja e pagave sidomos e pastaj edhe pensioneve tashmë është diçka e qartë dhe përveç halleve të ka me non gratat dhe me afrimin e drejtësisë familjes së tij, i vjen të plasë për këtë rritje të madhe. E di që po bën “muhabet” kot, por e bën sepse ai bën gjithmonë sulm se kujton se kjo shoqëri i beson më, një deliri të tillë bolsheviku të fundit në Shqipëri. E di se e besojnë dhe konkubinat e tij përreth dhe se e besojnë injorantët që bëhen përditë e më të ditur me punët idiote të gallofit të vetëm politk në Shqipëri. Për me tepër Sali Berisha deklaroi sot se indeksimi i pensioneve prej 8.6 % në muajt e ardhshëm, siç ka paralajmëruar qeveria, është i papërballueshëm ( do të thotë është pak) për shkak se çmimet në muajt e fundit janë rritur deri në 13.5%. Ai tha se qeveria duhet të miratojë në Parlament ligjin për minimumin jetik, një draft i të cilit është propozuar edhe nga opozita.“Sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katër anët e vendit. Skamje e uri, kur nuk është ky në pushtet dhe kur vjen ai në minutën e parë, ikën si skamja dhe uria. Shqiptarët çdo muaj vazhdon ai, përballen me rritje çmimesh. Ushqimet sot janë më të shtrenjta se në Itali, në Greqi, janë sa në Gjermani dhe janë 7% më të shtrenjta në mesataren e vendeve të BE-së. E di ky, se janë më të shtrenjta në Gjermani ku bëne një pjatë makarona 15 euro dhe një kile bastan 5 euro! Po deliri i tij është i pa fund dhe vazhdon: rritja e çmimit të ushqimeve sipas statistikave zyrtare është 11.5%, sipas statistikave reale është 13.5% dhe kjo godet në mënyrën më të egër pensionistët, të papunët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Po sigurisht i godet prandaj dhe bënte politika “sociale” që të hiqej “bordi i naftës” që të fitonin oligopolet me rritje çmimi menjëherë 25 përqind si ju do prapanica të mëdhenjve të naftës. Bordi e la 155 lek naftën këta me Berishën e çuan 205 lek! SB e do popullin shumë. Sa më shumë e do, aq më shumë më “m..t” futet ai, në mos pastaj në luftë civile si në 97 kur krijoi mbasi projektoi grabitjen e parave të tyre. Berisha projektoi dhe transformoi në zbatim pronën dhe degradoi atë me 7501. Ky është “ekonomisti” që dergji Shqipërinë si prostitutë financiare dhe shkatërroi ushtrinë e shtetin, sepse di shumë dhe ka bërë dhe shkolla ekonomike përveç basetave dhe pantallonave kauboj që ka ndaluar dikur në vokacionin si sekretar partie spitalesh! Ky çoi në shkatërrim financat dhe shtetin dhe sot ky tipi do dhe minimum jetik 200 euro! Jo jo, nuk e do 400 .... jo!? Ai do të bëjë “socialistin” e vunuar kur në fakt vazhdon të jetë komunist dhe të hiqet si kapitalist ose konservator! Megallomania e një anëtari leverdie të PPSH është e neveritshme. E shëmtuar dhe e lajthitur. Fjalitë e tij janë gjithmonë një delir politik. Por tani edhe çdo fjali e tij është delir. Pa asnjë përjashtim. Harroi me sa i la pagat dhe me sa i la pensionet apo dhe pagesat. Ai bën gjithmonë të pafajshmin. Bën sikur nuk ka qenë në pushtet. Sikur nuk është larguar nga pushteti me shqelma dhe po vazhdon ti hajë shqelmat politikë përditë vendit. Por bolshevikët nuk pranojnë humbje kurrë. Ata janë tipa që nuk humbin. Janë marrës së pushtetit me dhunë dhe nuk e lëshojnë pa dhunë. Berisha sigurisht e ka lëshuar se ishte “dhuna e 1 milion votave” e cila për të është gjithmonë aty. Ai e di se nuk do të vijë kurrë në pushtet, por e di se vetëm pështjellimi që demostron e bën të jetojë. Ai është fatkeqësia e këtij vendi. Më keq se Enveri. Po po, më keq sepse është dhe mashtrues politik dhe filozofik që Enveri nuk ishte. Enveri thoshte – diktatura e proletariatit dhe atë bënte. Ky ose SB, thotë demokracia dhe pluralizmi e bën si Enveri. Është dhe më i keq se ai. Po, sa të ketë frymë.
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
