BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Gangsterët politikë, se ordinerët nuk janë kaq trima te ne!

Gangsterët politikë, se ordinerët nuk janë kaq trima te ne!

Ka një batutë në Shkodër, për “trimat ose gangsterët” në fund të fundit, sikundër i quajnë në qytetin tradicional “horrat” – të cilët e kanë të shkurtë! Janë një shumicë e madhe veteleminuar dhe jo kaq shumë dënuar nga drejtësia edhe pse policia në fakt i ka skeduar! Por e kam fjalën se “gangsterët ordiner” në Shqipëri, në përgjithësi nuk e vendosin dot shqiptarin me kokë poshtë, ose nën presion, në kërcënim apo nën terror! Jo jo, në Shqipëri, vjen momenti dhe janë të gjithë me ide të tilla trimërie dhe të përgjigjen ashpër me armë dhe mënyra të shpejta. Ka historira me gangsterë ordinerë, që ju ka hyrë vetja në qejf dhe kanë bërë namin në fillim, por nuk ka zgjatur shumë puna dhe kanë përfunduar shumë keq. Ka qindra raste dhe sigurisht në këtë vend dhe një 15 vjeç, të përgjigjet me armë dhe mënyra të nxehta, po i bëre arrogantin e thjeshtë ordiner. Kam idenë se dhe zoti Lu, duhet ta dijë këtë gjë, duhet të dijë statistika se sa prej këtyre tipave, kanë shkuar aty ku nuk kthehen më. Jo vetëm nga njëri tjetri – por dhe nga një lloj reagimi nervoz, dhe gjaknxehtë që shqiptarët kanë me këdo që bën trimin!

Kush është i rrezikshëm si gangster? Sigurisht specia e re e këtyre 100 viteve shtet shqiptar dhe që është “gangsteri politik”! Ai është gangsteri i mbrojtur politikisht, që ka pas tij mbrojtjen ligjore, ka mbrojtjen e drejtësisë, prokurorisë, Kuvendit të Shqipërisë, partisë, policisë, nganjëherë dhe të lobingjeve politike jashtë Shqipërisë! Këta gangsterë kanë filluar që në 1912-tën dhe vazhdojnë edhe sot. Kanë eliminuar politikisht, kanë vjedhur politikisht, kanë grabitur politikisht, kanë përdhosur politikisht, kanë kontrolluar dhe survejuar njerëz politikisht dhe kanë hedhur në erë fshatra të tërë politikisht – po po politikisht!

Gangsteri i veshur me pushtetin politik, ka stepur shqiptarin që reagon ashpër me gangsterin ordiner! E ka stepur, sepse ky lloj gangsteri është shumë më i rrezikshëm, më i fuqishëm dhe padyshim dhe më i mbrojtur nga vetë ligji! Epidemia e filluar nga vitet 2000 e futjes së gangsterëve ordinerë të pasuruar në Kuvendin e Shqipërisë, tregoi se ishte politika mbrojtësja e mirë e tyre. Dikur ishin ordiner një pjesë dhe u bënë politikë, kurse një pjesë ishin politikanë dhe u bënë gangsterë politikë?! Ky është dhe modeli i gangsterit politik në Shqipëri. Në Shqipëri ka biles dhe gangstere, po po femra, që sigurisht kanë politikën pjesë të ngritjes në titullin gangstere! Në këtë rast, ajo që zoti Lu thotë është modeli që duhet në Shqipëri, sigurisht si punë e drejtësisë. Por cilët gangsterë – kjo është e rëndësishme. Gangsteri në politikë dhe politikan është problemi i madh sot në Shqipëri. Ai ka mbushur vendin me morbozitetin politik të tij. Këtu gangsterët politikë kanë vrarë dhe kanë bërë gati të vrasin njerëz! Po i hyjmë pas viteve 1990-të, sepse përpara dihet se çfarë kanë bërë gangsterë politikë! Nuk kanë shkaktuar dot viktima ordinerët, se çfarë kanë bërë politikët! Besoj se zoti Lu e di këtë. Mjafton viti 1991, pastaj 1996-1997-1998, pastaj Gërdeci dhe pastaj 21 janari! Si vrasje politike them! Në Shqipëri, gangsterët politikë kanë bërë vrasje politike me pasoja të mëdha në demokraci. Gangsterët ordinerë nuk kanë mundur dhe nuk do të munden kurrë të vjedhin para se kanë vjedhur gangsterët politikë, bie fjala në Rrugën e Kombit! Ordinerët nuk vjedhin dot kaq shumë, sa vjedhin politikët në tendera! Nuk vjedhin dot thesare dhe bankat qendrore, si vjedhin politikët dhe me leje nga lart! Gangsterët ordinerë, janë fare, por fare të vegjël, me çfarë kanë zhvatur dhe shkatërruar gangsterët politikë në investime publike kudo në Shqipëri. Po ashtu, janë “krejt të mirë dhe patriotë” ordinerët, me çfarë kanë bërë dhe kanë kryer gangsterët politikë kundra interesave të vendit! Gangsterët politikë kanë shkatërruar prioritetet zhvillimore dhe pasuritë minerale mbitokësore dhe nëntokësore të vendit, kanë shitur më keq se sa dikur - interesa madhore dhe kanë lënë mijra e mijra familje për bukën e gojës, në saj të shitjes së këtyre interesave kombëtare! Gang-Politik kanë prishur qëllimisht hekurudhat, kanalizime, kullimet me kanale dhe padyshim dhe terrenin bujqësor, duke lejuar masakra urbane dhe ekologjike! Gangsterët politikë kanë shkatërruar qëllimisht ekonominë shqiptare për hatër të një korrupsioni dhe me paratë e marra nga interesa rajonale në bujqësi dhe frutikulturë, duke mos mbrojtur njerëzit e tyre dhe i rënë në qafë prodhimit vendas. Kanë shkatërruar arsimin kombëtar të filluar që në fillim të shekullit 20-të?! E kanë vënë nën interesat kriminale të injorantizmit, me anën e tenderave të librave dhe dikur universiteteve private! Kriminelët gangsterë politikë kanë shkaktuar krimin kolosal të parregullueshëm të shkatërrimit të shëndetësisë, për interesa farmaceutike dhe spitaleve private apo dhe tenderave masakër të dikurshëm dhe deri sot.

Si të bën goja të shash gangsterin ordiner, përpara një kryegangsteri politik që vjedh dhe grabit shumëfishin e të parit! Prandaj duhen dënuar gangsterët politikë?! Ato me arrogancën e tyre sot e gjithë ditën, po shkatërrojnë përditë shoqërinë shqiptare dhe vëndin. Si ka mundësi që vijon gangsteri politik dhe pse të gjithë e dinë se është një – gangster! Një vrasës dhe një i korruptuar i pa mëshirshëm me shoqërinë shqiptare. Por jo vetëm ai që të gjithë e dimë, por dhe të tjerët pas tij dhe ndonjëri pothuaj me të, që japin leksione demokracie! Po pra po, si politikani i kthyer në gangster politik, si gangsteri i kthyer në politikan gangsterë politik – të japin leksione demokracie!

Prej këtyre duhet filluar dhe jo prej prodhimit të tyre, ose mizave të tyre, që janë gangsteri ordiner. Ky i fundit bën “hajër” në saj të të parit si gangster, që është ai politiku në Shqipëri.

Kështu që zoti Lu, po u futën një palë syresh prej tyre brenda, ky është fillimi i ndarjes përfundimtare nga gangsterizmi arrogant dhe i shëmtuar shqiptar. Sigurisht jemi pothuaj të gjithë në dyshim të plotë, por në fund të fundit, humbjen në xhep e kemi.

Nga Besi BEKTESHI