BREAKING NEWS

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi: Sot është një ditë shumë e vështirë për mua

E trishtë! Valentina Leskaj humb njeriun e shtrenjtë nga koronavirusi:
x

Opinion / Editorial

Gara “premtim” i pagave dhe eksperimenti “bashkëqeverisës” i Shkodrës!

 Gara “premtim” i pagave dhe eksperimenti

Angazhimet si premtime të Bashës janë fantastike. Kush janë ata mësues që nuk gëzohen kur Basha si kryeministër t’u çojë pagën 700 euro? Unë nuk e kuptoj pse flasin me euro, por mendoj se ngatërrohen me lekë të reja apo të vjetra. Po edhe pedagogët që kanë mbi 15 vite që nuk ju luan paga gëzohen për 900 euro. Po dhe profesorët me 1300 euro po ashtu. Mjekët me 1200 euro stërgëzohen dhe padyshim infermierët, por dhe pensionistët me 5% në vit. Këto ide premtime angazhime sigurisht do të thonë një reformë pagash në Shqipërinë me Kryeministër Bashën dhe padyshim shqiptarët e “midle class”, por dhe në përgjithësi njerëzit janë të gëzuar. Si mund të arrihet te këto paga apo pensione apo te paga më e vogël 36.000 lekë të reja, duke pasur parasysh dhe sa do të jetë pensioni më i vogël apo dhe asistenca më e vogël, duan të thonë dhe një reformë sociale që Basha duhet ta shpjegojë por... Po pra, duhet mbushur mendja dhe skeptikëve, por dhe Rilindjes që thotë janë “marrëzitë e Bashës” të tilla premtime. Por Basha thotë nuk janë premtime po angazhime. Janë një betim i tij. A kanë zakon politika dhe politikanët t’i hanë fjalët? Sigurisht që po dhe nxjerrin gjithfarë arsyesh, por Basha thotë ky është një program yni jo thjesht një premtim dhe kaq. Kur thotë kështu pse mos votohet? Sigurisht që duhet votuar me këto premtime. Pse nuk duhet votuar, pse thotë Rama janë të parealizueshme. Po si ai arriti të fusë 300.000 njerëz në punë dhe Basha do t’i fusë 110.000? Pse nuk i shkon mendja Ramës të thotë pedagogëve do ua bëj 900 euro pagën besoj se ka të bëjë me urrejtjen që ka me profesionin e tij të pedagogut dikur – them unë, ashtu sa për të gjetur një arsye, por jo se nuk duhet ta kenë pagën aq pikërisht pedagogët. Kryeministri jonë ka parasysh atë gjestin e Nusretit kur hedh kripën për rritje pagash dhe pensionesh në Shqipëri. Ose reformën reale mbi pagat dhe minimumin jetik në Shqipëri. Nuk di në se janë apo nuk janë “iluzione” ato që Basha premton si paga, por di që janë të drejta dhe këtë të drejtë Rama nuk e thotë kurrë. Nuk do. Sot ngaqë kjo garë premtimesh ka marrë disi përmasa që po dëmtojnë maxhorancën në qenien e saj kurnace (të pashpirt) ndaj shoqërisë dhe bujare për pasunarët e tenderave dhe një oligarkie që lëviz vrullshëm mes një kryeministri që ikën dhe një që vjen, Rama po “premton sipas mënyrës së tij”. Por po të jesh kaq shumë bujar me të tillë lartësi (plutokracinë shqiptare) harron nganjëherë se si jeton një pensionist dhe si duhet të jetojë një pedagog apo mjek apo intelektual që të ketë dinjitet qytetar, që të jetë krenar për punën që bën. Rama nuk do t’ia dijë për këtë gjë. Ai di të thotë se Basha nuk di nga numrat dhe e ka fjalën për premtimet, por në fakt ato premtime si paga duhet të ishin bërë nga Rama që nga viti 2013. Jo ai nuk do dhe nuk ka për të dashur kurrë që njerëzit të kenë dinjitetin e pagës në Shqipëri. Nuk është i këtij plani Rama. Përndryshe në 2021 mjekët do të merrnin mbi 1 milion dhe pedagogët po ashtu, si rrogë më të vogël nga regjimi i Ramës. Shtresa e mesme e Shqipërisë duhet të merrte mbi 700 euro paga. Por Rama ka pasur probleme të tjera dhe zbukurime të tjera për të bërë. Nuk ka dashur, sepse për pagat ka një model të tijin të talljes në mungesë respekti dhe cinizmit për pagën e njerëzve të devotshëm, të kualifikuar të shoqërisë. Megjithatë si po profilizohet situata do të jetë e vështirë të mbajnë fjalët nga të gjitha anët. Si nga Basha që premton këto mirësi (rritje pagash dhe pensionesh) dhe nga Rama që nuk do t’ia dijë sepse do vetëm një mandat për një palë këpucë që i “ka të grisura”. E them këtë se e shikoj të vështirë arritjen e 71 mandateve nga një parti e vetme dhe shikoj të vështirë edhe njëherë PD-LSI që puthen me kaq dashuri. Mbase e kam gabim por... Nuk i shikoj të bëjnë bashkëqeverisje me njëri-tjetrin, sepse kam përshtypjen se nuk do të munden të ndajnë dot asnjë lloj torte pushteti. Janë të uritur dhe të pandalshëm sidomos i treti jo komod. Unë i besoj më shumë “eksperimentit” në Shkodër mes PD dhe PS. Po pra me Voltanën dhe administratën demokrate dhe këshillin bashkiak socialist. Një intesë e madhe dhe e fortë që drejton sot sigurisht për faqe të zezë Shkodrën, por Shqipërinë kam besim se do ta qeverisnin – mirë fare. Nuk kanë nevojë as për “Voltana” dhe administratë të “lodhur deri në amshim” si demokratë dhe “këshill bashkiak fare kot” si socialistë në Shkodër, por kanë nevojë për shembullin e tyre në drejtim bashkë. Me këtë rast, heqin qafe dhe partinë jo komode LSI, e cila nga dy palët politike PD dhe PS urrehet për natyrën e saj e gjitha “gojë e stomak” kur vjen në pushtet. Kështu arrijnë në mos ua bëjnë pagat 900 euro, sëpaku 700 euro munden, sa për t’i bërë qejfin njëri-tjetrit. Po pra edhe Bashës që thotë 900 euro dhe Ramës që nuk thotë gjë fare ose nuk do të rrisë paga. Eksperimenti në Shkodër ku qeverisen në pushtetin vendor demokratët me socialistët dhe që askush nuk çan kryet se çfarë bëhet realisht – është një shembull që po ta përmirësosh mbase ka sukses në Shqipëri. Them unë dhe jo se u bë dhe mori fund hëëëë. Por në fund të fundit, nuk është kaq ide e keqe për të bërë një Shqipëri që bie në paqe për nja dy vite në qoftë se dua të jem optimist. Ose një vit në paqe po të jem pesimist. E nuk është aq shumë larg realitetit dhe ky eksperiment shkodran. Mjafton të largosh aktorët si individë dhe mbase teatri i demokracisë merr një mrekulli përveç Gjermanisë dhe në Shqipëri. E nuk i shikoj të jenë kaq të përbetuar mbas 17 majit kundra bashkëqeverisjes. Pse të jenë xhanëm? Pse? Edhe kaq të ndryshëm nuk janë.