BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Opinion / Editorial

Garda dhe paturpësia e një gjenerali, sikurse miqtë dhe armiqtë e popullit

Garda dhe paturpësia e një gjenerali, sikurse miqtë dhe

Së pari, nëse do të isha drejtor ekzekutiv i një TV, madje dhe drejtues emisioni, kurrë nuk do ta pranoja në studion time gjeneralë të tillë si N. Prendi, i cili i ka duart të lyera me gjakun e protestuesve, madje dhe sikur RTV të ma digjnin, kurrë nuk do të pranoja në studio ekzekutorët realë të bashkëatdhetarëve të mi, si kriminelë të njohur tashmë në arenën n/kombëtare si Sali Berisha si dhe “koburen” e tij Lulzim Basha. Sigurisht, që mbas 10 vitesh premtimesh të pambajtura do t’ia ndaloja hyrjen dhe Edi Ramës si një gënjeshtar ordiner, i cili gjakun e katër të rënëve dhe gjashtë demonstruesve të plagosur e përdori thjesht për të marrë dhe gëzuar privilegjet personale që do t’i jepte pushteti atij, por dhe karvanit të kupolës së tij borgjeze të PS-së. Por le të hidhemi te “gjeneral megaplumbi”, i cili nga një studio e “Klanit”, teksa “ndjen dhimbje” (por jo pendesë) shprehet se situatat në ndodhinë e 21 Janarit 2011 na paskëshin degjeneruar e shkuar deri në atë pikë, sa që donte apo nuk donte Prendi me Llupon, u bë i “detyrueshëm” përdorimi i armëve. Këtu duhet të ndalemi pak, sepse ky sahanlëpirës i pushtetit berishian, ky “gjeneral kapua”, i cili po të kishte dy gramë tru, në vend që t’u shmangej daljeve në publik sepse nga duart e tij ende pikon gjaku i dëshmorëve, na e merr kurajën duke sjellë “argumente” idioteske mbi situatën e domosdoshme që solli përdorimin e armëve. Fantazia e tij e sëmurë përzier me shpirtin e vet prej krimineli, arrin deri në atë pikë, sa që ndërton me imagjinatën e tij se gjoja mbi bazën e informacioneve që dispononin ata dhe kupola e shtetërore e banditëve, s’do të kishte dhe “ndodhi” të tilla, sepse makina që tentoi të përplasej me kangjellat na qenkësh me eksploziv, se na paskëshin tentuar për të qëlluar “mender” k/ministrin madje për këtë na paskësh dhe shenja në xhamin e blinduar etj.etj. se na paskësh të dhëna që makina të mbushura tej e përtej me armë na qenkëshin në qarkullim e në dispozicion të protestuesve etj. etj. Mua më vjen keq që ky plangprishës ish “Skënderbegas” na turpëroi dhe shkollën tonë të lavdishme. Them na a turpëroi, sepse është i pari gjeneral vrasës i kësaj shkolle ushtarake, e themeluar që mbas çlirimit e deri tash; i cili ngriti dorë kundër popullit të vet. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ky zorraxhi i pacipë akuzon protestuesit. Epoooo rritëm e më mëko o pushtet që të të shërbej si një qen besnik! Dhe ja kështu do të ecej dhe në gjurmët e të urryerit, gjeneral policit Agim Shehu të ‘97-s! Shkurt, Ndrea na akuzon ata që i vrau jashtë Kryeministrie dhe shumë larg brezit të sigurisë. Ky njeri i pacipë i cili menjëherë u bë skllav i pështirë dhe servil “puthbythës” i pushtetarëve kriminelë, të cilët i kishin dhënë provat si të tillë dhe më parë, është jo thjesht një Ndrea Prend, por përfaqësuesi më tipik dhe etalon ekzemplar i asaj shtrese, që me zell të madh e servilizëm deri në pështirosje, i shërbejnë “zotit kapital” që në fakt për shtresën sunduese, është gjeneral mbi gjeneral. Aktmarrëveshja e tij sekrete, puqet plotësisht me karakterin e tij, por dhe të vrasësve të vërtetë, të cilët dhanë urdhërin të hapet zjarr kundër protestuesve dhe që vetë ai dhe banda e tij shoqëruese kurrë nuk i tregojnë. Pse nuk na flet gjenerali në fjalë se çfarë e detyroi atë të manipulonte provat e pistoletës së tij duke ndryshuar pjesët e saj? Ai e di shumë shumë mirë se e gjithë struktura e pushtetit vrastar u çua në këmbë për të fshehur fshirë dhe zhdukur të gjitha provat e krimit të tyre. Si është e mundur që viktimat dhe të plagosurit janë vrarë në një hark kohor shumë të shkurtër?! Vrasja si me komandë në një kohë kaq të kufizuar në harkun e 1-2 minutave, a nuk flet dhe tregon kjo, se dikush e ka dhënë urdhërin për të hapur zjarr mbi protestuesit? Por “gjeneral megapumbi” nuk flet. Ai e di mirë se urdhërin e dha Saliu nëpërmjet Lulit, i cili si një çunak latant që ishte, ngjiste ngadalë e zvarrë - zvarrë shkallët e pushtetit më shumë për të mësuar nga “Usta Saliu” që e mbante si beniamini e vet si trashëgimtar sentimental të pushtetit. Pikërisht ndaj dhe “Kasap Sala” sikurse dhe lukunia e ujqërve të veshur me pushtet, nuk i dënuan gardistët ose më saktë u dhanë pushime të rehatshme larg familjes. (Harroi gjenerali gëzimin e tij në sallën gjyqit kur vetë shteti vrastar e deklaroi të pafajshëm dhe ai u shtrëngonte duart?!) Në këtë shfaqje të madhe tragjikomike të pallatit të drejtësisë së padrejtë, e cila u ndoq direkt nga ekrani duke parë karnavalet e “komisionit hetimor” rezultoi se fajtor ishtë populli, ishin dëshmorët të cilët na qenkëshin pajisur me armë nga më të rrezikshmet, por po aq na qenkësh dhe vetë opozita e asaj kohe, e cila nga frika si struci kishin futur kokën nën tavolinë dhe lënë bythët e saj përpjetë, me të cilat jo vetëm se Saliu qeshte, por ai me këtë rast, mori dhe zemër duke e kërcënuar hapur “Provoje dhe një herë ti Edi Rama sëbashku me sejmenët e tu dhe ke për ta parë se çdo të të presë”! Sigurisht që të gjitha këto mbase dhe më shumë gjeneral Ndrea i gardës i di mirë, por nuk flet dhe heshtja e tij është pikërisht shpërblimi që ai i ka dhënë “Kumbarit” Sali beg satrapit. E në kësi rastesh, doemos dhe pushteti, shërbëtorët e zellshëm të tij nuk mundet t’i braktisë, nuk mundet t’i braktisë, për faktin e thjeshtë, sepse ata ku i dihet mundet që t’u duhen sërish ndofta dhe për të ardhmen jo shumë të largët për të bërë gjakderdhje të tjera. Po mirë more gjenerali me lulka mbi supe, (që tashmë je si kapoi pa pendë) ja po supozojmë se një bandë e armatosur me 4-5 persona tentoi për t’u futur dhe hajde se do përligjej hapja e zjarrit pa urdhër, por në një kryengritje të tillë, si mundet të hapet zjarr mbi turmën? Ahaa... këtu në këtë pikë jam me ty dhe e di sepse? Sepse ne akoma nuk e kemi kuptuar se “demokracia” reale nuk është më për ne për popullin e thjeshtë, por ajo është do të ngelet një demokraci progresive për shfrytëzuesit tanë, që ti zoti gjeneral bashkë me kolonelët e kolonës tuaj, jini vënë në shërbim të saj. Është e vërtetë se pushteti u shërben pasurimit të tyre dhe si i tillë për sa kohë që të ekzistojë kapitalizmi, ai është e ngelet demokraci për kastën sunduese të djathtë, të majtë, apo dhe e qendrës qoftë ajo. Dhe këto të drejta demokratike i gëzojnë e duhet të gëzojnë vetëm ata borgjezët e rinj me familjet e tyre dhe bashkë me ta sigurisht dhe ju shtresa e dytë “puthabythëse” e pushtetit. Ndërsa ne?! Eh ne! Ne jemi të nënshtruarit, ata që u drejtojmë gjoksin plumbave, trima të çartosur për interesat e kastës borgjeze, që ju zoti gjeneral bashkë me kolonelët e kolonës tuaj, i ruani me fanatizëm dhe për këtë, si çdo kupolë tjetër partiake të kapitalit shqiptar, ju do t’i ruanit po në të njëjtën mënyrë e po me këto mjete dhune, sikurse ruajtët kryebanditin e të të gjitha kohërave. I ruani sepse ata ju paguajnë mirë jua u mbushin supin me lulka dhe po aq dhe tasin me supë gratis nga taksat tona. Dhe mbasi hani e ngjisheni mirë e mirë, kujtoheni se duhet dhe pak verë, por që në mungesë të saj kur e shikoni të nevojshme pini gjak nga gjaku ynë duke ngritur madje dhe dolli në emër të sovranit popull. Dhe çudia më e madhe është se ju gotat i kini trokëllitur me kohë sëbashku jo vetëm me ajkën e shfrytëzuesve tanë, por dhe me ambasadorët europianë e amerikanë, të cilët zbukurohen e përdridhen si qëmoti, por me një ndryshim të vogël, ata tashmë nuk rrinë poshtë llambave neone, por nëpër “Rogner” e “Kontinental” duke diskutuar sëbashku se si shumë e tepruan këta shqiptarët. Ne kemi hall se mos i vënë flakën dhe Evropës e këta na dashkan të futen në Europë! Teksa jeni ju zotërinj ambasadorë ata që historikisht që hershëm na kini vrarë, veçse me vrasësit tanë të paguar prej jush. Tashmë me rekomandimin tuaj dhe të zonjës së madhe Amerikë na mësoni të bëjmë drejtësi duke ngritur e organizuar struktura të veçanta. Pordhë zgare me rigon! Asnjë nuk kini për të arrestuar, ose e shumta do jepni shfaqje sikurse dha dhe Saliu me komisionin hetimor. Por dhe mund të ndodhë që të jepni ca dënime simbolike me kusht, ose dhe me gjoba, (ahhh kusarë të poshtër tani e tutje do e shikoni e do jua u tregojmë ne juve që vidhni popullin), disa do t’i falni për shkak të moshës dhe të kohës së gjatë që nuk e përmban Kodi i Procedurës Penale dhe rroftë SPAK-u me gjithë pallatin e drejtësisë që shikon ëndrra me kriminelë të dënuar, ëndrra këto, që të nesërmen ua tregojnë pikërisht atyre që kanë nën hetim duke qeshur e zgërdhirë së bashku. Ore...po ku është ky popull apo po fërkon duart nga kënaqësia që ja katër të rënët u shpallën dëshmorë?! Nëse është kështu me të vërtetë, atëherë cilët janë armiqtë e këtyre dëshmorëve? Ka apo nuk ka? Mos vallë Prendi dhe Llupo? Jo aspak! Ata në fakt ishin e ngelen arma që u shkrep me urdhër nga borgjezia e re shqiptare mbi proletariatin shqiptar dhe masën e gjerë të popullit. A nuk ndodhi kështu dhe me 1997? Gjeneralë ishin dhe ata që na vranë, apo më saktë ishin arma e “demokracisë” borgjeze që na kanë akuzuar ne për diktaturë. Kur do vijë ajo kohë, që populli ynë të kuptojë se cilët janë miqtë dhe armiqtë e vërtetë të tij?