
"I the trushpëlarë gjysmës së popullit të Kosovës", përplaset keq analisti i njohur me Kreshnik Spahiun

"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Shkruar nga Skënder Kapiti 29 Mars 2023

Këtë shkrim si shkas për botim e mora nisur nga ajo se çfarë citohet në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas së cilit vëzhguesit pohojnë se: “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”. “Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raportin e DASH. Realisht si ndjekës i shtypit të shkruar dhe atij informativ TV më rezulton se janë tepër të rralla mediat, TV-të dhe gazetat që dalin në Tiranë që të jenë vetvetja, të pavarura, të lira, transparente dhe jo mercenare. Shumica e tyre janë fytyra të politikës,politikave, interesave, të parasë dhe oligarkëve. Dhe duke qenë media të tilla ato jane të zhveshura nga patriotizmi, e vërteta, demokracia, antikorrupsioni dhe nga ndershmëria e morali. Këtu përjashtojmë sipas këndvështrimit tim gazetën “SOT”. Pse e them këtë? Së pari, duke u nisur nga patriotizmi real, kjo gazetë është e vetmja që trajton dhe boton shkrime e opinione me karakter gjithëkombëtar, të interesave gjithëkombëtare, pasi ka demaskuar të gjitha sjelljet politike e pushtetarë të të gjitha ngjyrimeve politike të cilat kanë qenë në kundërshti dhe në dëm të interesave kombëtare shqiptare, pasi ka media të cilat promovojnë interesa dhe agjenda antishqiptare. “SOT” ka demaskuar dhe kritikuar ashpër qëndrimet e Tiranës politike ndaj çështjes së Kosovës si shkeljen e embargos së naftës me Serbinë, Planin për copëtimin e Kosovës dhe Open Ballkanin. Ka kërkuar ndëshkimin e genocidit serb si dhe ka mbështetur dhe përkrahur politikën e institucioneve të Kosovës. Pra në aspektin gjithëkombëtar “SOT” është gazeta e shembullit më të mirë mediatik. Së dyti është gazeta e cila gjatë tërë historikut të saj ka mbështetur reformat dhe shtetndërtimin modern e ligjor të demokracisë dhe të shtetit ligjor shqiptar kundër korrupsionit e tradhtive të politikës shqiptare. Ka qenë gjithmonë në anën dhe brenda interesit kombëtar shqiptar. Ka qenë dhe është në anën dhe ka mbështetur SHBA-të në misioni e tyre për të miratuar Veting-un në drejtësi, të kësaj reforme jetike për drejtësinë, shtetin dhe për shoqërinë shqiptare, si deshe është media e cila ka promovuar edhe sanksionet dhe shpalljet non grata të SHBA për personazhe VIP të politikës e pushtetit të korrupsionit. “SOT” është media e lirë e cila promovon mendimin e lirë, të renë, alternativën e përmirësimit e të ndryshimit dhe jo manipulimin, as matrapazllëkun e as mercenarizmin mediatik të politikës, hajdutërisë e korrupsionit. Pra me pak fjalë dhe shkurt gazeta “SOT” është siç citon DASH se: “Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raportin e DASH.
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
