
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Gazmend Bardhi çdo ditë kërcënon me nga një revolucion

Shkruar nga Bardhyl Bejko 20 Nëntor 2023

Thirrjet për kaos janë lajmi i ditës. Janë bërë të shpeshta si thithja e ajrit. Sa zgjohemi në mëngjes të parën fjalë dëgjojmë të hënën kaos. Të martën bllokim. Të mërkurën hipim në tribunë. Të enjten pushtojmë kolltuqet ministrore. Të premten karriget i vëmë kapicë. Dhe në javën tjetër e njëjta strategji, betejë me parlamentin. Për fundjavë në menynë e javës si pjatë e parë ajo e mbushur me tritol. Dridhuni ju deputetë të krimit. Nuk ka forcë mbi dhe të na pengojë ne. S’ka parlament pa siguruar të drejtat e opozitës. Do ta provoni fuqinë tonë. Lideri i “ Rithemelimit” Sali Berisha deklaron se është i vetmi burrë mbi tokë që mund ta kthejë opozitën në pushtet. Se kthimi i tij i tretë është tërmeti më i fuqishëm që ka parë historia e Shqipërisë. Se është kthimi triumfator mbi këtë regjim të egër. Se do zgjojë brenda gjokseve opozitare luanët duke flakur prej tyre lepujt. Dhe gara për të arritur çudinë e radhës vazhdon pandërprerje si një marsh ushtarak në një parakalim triumfues drejt fitoreve madhështore të supozuara. Prej muajsh, sapo u pozicionua Gazmend Bardhi në radhët e foltoristëve, atij i është mbushur mendja top se është lideri i revolucionit më të madh që ka njohur historia e Shqipërisë. Se është ai që do mobilizojë shqiptarët në aksionin më të madh politik në emër të mbrojtjes së kushtetutës dhe të drejtave të opozitës. Misioni “Bardhi” duket si misioni hyjnor i gatshëm ta udhëheqë drejt fitoreve të reja. Në realitet pretendimet e Gazmend Bardhit se është populli ai që kërkon drejtësi dhe ai ka detyrimin moral dhe kombëtar ta udhëheqë drejt betejës përfundimtare për përmbysjen e regjimit këtë popull deri në betejën finale. Duket një ndërmarrje e vështirë dhe jashtëzakonisht e sforcuar kur këtë aksion e merr përsipër deputeti i mbrojtjes së zgjedhjeve, i cili tregoi si mbrohen votat duke krijuar skuadra të armatosura, të cilat shkaktuan viktima. Megjithatë ndërmarrja e Bardhit është jashtë realitetit të sotëm. Mund të pretendojë Bardhi se ka popullin me vete po kjo nuk mjafton për faktin e vetëm që ka guximin të flasë në emër të tij. Në se shqiptarët do ishin në mbështetje të Berishës nuk kishte nevojë për shumë zhurmë, as për një sforcim të tillë dhe falsitet të opozitës si të ishte në krye të miliona shqiptarëve në padurim të përmbysjes së regjimit në emër të fitores. Duket se aksioni opozitar është një eksperiment në laborator. Jeta e përditshme nuk ka asgjë të përbashkët me fantazitë e deputetëve të opozitës, aq më pak me pretendimin se pas tyre është populli i tërë i gatshëm të bëhet theror për ata që kërkojnë të ndalin historinë dhe të kthejnë mbrapsht progresin. Është momenti më i rëndësishëm politik kur në kuvend diskutohet ligji më i rëndësishëm, ai i buxhetit të vitit 2024. Për çdo opozitë është koha e artë dhe çasti fatlum të ballafaqohet me politikat buxhetore. Të kërkojë shtrirje dhe harmonizim të politikave ekonomike. Të ngrejë zërin në qiell për të rritur investimet në zonat e tyre elektorale. Pikërisht këtë moment opozita nuk e shfrytëzon, përkundrazi merret me lëvizje që ngjajnë me ato të shekullit të kaluar, tip revolucion të tetorit, duke sulmuar institucionin më të lartë të pushtetit legjislativ. Opozita shqiptare duket se i ka hyrë detit në këmbë, sepse në këtë rrugë përmes të cilës ka zgjedhur të bëjë politikë po i kthen deputetët në numra dhe ushtarë pa prestigj. Deri sa deputetët kacavirren nëpër dritare dhe thyejnë karriget, tymosin sallën e parlamenti, shkojnë deri në përplasje fizike, nuk flet për revolucion, as për lëvizje progresiste po për kaos dhe konfuzion ekstrem në të cilën është zhytur opozita jonë. Demonstrimi i forcës, aq më tepër kur është nismë nga krerët e politikës, nuk ngjiz, nuk ka të ardhme nuk ka perspektivë. Ja u bë edhe revolucioni i deputetëve. U zaptuan sallat. U shqyen portat. U bllokuan komisionet. Po pastaj cila është fitorja e opozitës? A mund të thuhet se u arrit qëllimi? Shqiptarët i zgjedhin deputetët t’i përfaqësojnë përmes fjalës dhe miratimit të ligjeve. Nuk i kanë çuar në kuvend si trima, as si akrobatë cirku, as si kacavjerrës nëpër dritare, aq më pak si boksierë. I ka çuar për t’i përfaqësuar. Po mënyra e përfaqësimit nuk ka asnjë pikë takimi me demokracinë parlamentare. Për shumë deputetë të opozitës seç ka një gjykim empirik se forca dhe kaosi janë përfaqësimi më dinjitoz i një opozite pretendente për pushtet. Halli që vuan opozita nuk janë mungesa e komisioneve parlamentare, as ndonjë nismë qeveritare për shkatërrim të opozitës. Edhe në se do kishte një tendencë të tillë ky do ishte misioni më i pamundur. Pluralizmi në Shqipëri ka hedhur themelet në vitin 1990 dhe është i pavdekshëm. Nuk ka forcë jo kombëtare po as botërore ta cenojë. Në këtë kuptim në mbrojtje të tij është një popull i tërë, janë shqiptarët e etur për demokraci. Ndaj nuk ka asnjë arsye që deputetët opozitarë ta shesin aksionin antiparlamentar si mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe lirive të opozitës. Me këtë vrull që kanë marrë deputetët foltoristë duket se parlamentarizëm nuk do ketë më në Shqipëri. Dhe në vend të tij do zotërojë vetëm kaosi. Jo më kot Gazmend Bardhi çdo ditë kërcënon se në parlament, në sheshe e rrugë çdo ditë do ketë nga një revolucion.
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
