BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Gaztori presidencial ka humbur bllokun e shënimeve

Gaztori presidencial ka humbur bllokun e shënimeve

Më në fund u shfaq lakuriq në rrezet e diellit së bashku me zëdhenësin e tij. Një demencë e lehtë në sy e ndërthurur me ankthin dhe një buzagaz i sforcuar përcillnin imazhin e gaztorit president këtë ditë zgjedhjesh.

As krisma kallashnikovi, as luftë civile dhe as gjakderdhje nuk pati këtë të dielë. Asgjë nga parashikimet e nostradamusit president nuk u realizua këtë ditë që u prit me ankth nga mbarë kombi pas atij dekreti ogurzi dhe deklaratave të presidentit tashmë të shkarkuar.

Pa pushkë, pa eksese, pa rrahje dhe  pa plagosje e vrasje, shqiptarët përcollën kush me dashuri dhe kush me indiferentizëm këtë ditë zgjedhore. Nuk ndodhi asgjë nga kataklizma e presupozuar presidenciale. As Çizmja e Monikës nuk u hodh ndaj votimeve të ditës së sotme. Edhe vetë presidenti ruajti qetësinë olimpike duke përcjellë paqen aq shumë të padëshiruar.

Kush  dëshiroi  të votojë,votoi,  kush nuk pranoi vazhdoi ritualin e ditës së tij, shqiptarët si gjithmonë  inteligjentë  nuk pranuan të vriten as për Like gaztorin, as për Monika Çizmen dhe as për Saliun e paudhë, plakun e sertë të shpellave të Dragobisë.

U plotësua dëshira e demokratëve për mos tu zgjedhur dhe për mos të zgjedhur, dëshira e socialistëve për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur. Të humburit do të jenë demokratët që duke mos u përfshirë në votime të mos marrin nën menaxhimin e tyre dhjetëra bashki duke lëshuar qindra vende pune.

Socialistët me dashuri marrin në dorë plot 61 bashhki dhe shtojnë armatën e të punësuarve duke lënë në mëshirë të fat ata pak mitingashë që mbushën sheshet këto ditë.

Fatkeqësi për demokratët, por dhe për gaztorin president. Ata lanë bashkitë ky po lë presidencën.

Hall i madh do i zërë nga dita e nesërme të dyja palët.

Nga nesër presidenti do të shkojë me pushime në Gjirin e Lalëzit në vilën me shumë banjo për qen e për mace dhe nga aty do të presë plot ankth ditën kur do të dhjesë në banjo kolektive.

Pasi i hapi luftë amerikanëve, europianëve dhe  ju buzëqeshi rusëve dhe kinezëve  presidenti ynë pa se Çdo të thotë të luash me zjarrin. Trimat e molotovëve, kallashnikovëve, të vëllavrasjeve dhe luftërave civile, ju mjaftoi një intervistë nga VOA e një zyrtari të SHBA, për të qëndruar sus dhe buzëqeshur me dhimbje votimit të sotëm.

Vetëm ai qëndronte stoik nën rrezet e diellit duke i bërë qëndresë atyre, amerikanëve së bashku me vartësin e tij. Fatkeqësish ju kishte humbur blloku. Jo ai i 700 mijë eurove se ai është në kasafortat e SPAK, por blloku që shënonte gabimet e institucioneve që do bënin zgjedhjet. “Presidenti shënon Çdo gjë”, kërcënonte nëpërmjet zëdhënësve të tij disa ditë para zgjedhjeve KQZ, qeverinë dhe shumë institucione të tjera, duke kërkuar mosbërërjen e zgjedhjeve.

 Sot mungonte blloku i shënimeve.

Për më shumë presidenti qëndronte nudo nën rrezet e diellit duke ju lëshuar mesazh të koduar amerikanëve: “Jam lakuriq para jush  humba luftën”. Nesër  1 korrik. Për dy javë do të jetë 15 korrik. SPAK përzgjidhet nga datat 8 deri në 12 korrik. Fati i keq e pret gaztorin president.