BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Gënjeshtrat garojnë, cilën gënjeshtër të besojmë

Gënjeshtrat garojnë, cilën gënjeshtër të

-Autopsia e shoqërisë shqiptare në hapësirën 30-vjeçare-

Ka nisur fushata me fjalë të “mjalta”, që kur i dëgjon ngjajnë si të “arta”. Po afron data dhe partitë janë të shqetësuara e tensionuara se kujt do i vijë mandata. Kemi 30 vjet, që mendojmë, dëgjojmë dhe meditojmë, cilën gënjeshtër të besojmë? Shtrojmë pyetjen vetes, të krahut të majtë apo të djathtë? Ngremë kokën lartë dhe në fytyrë na bie baltë. Ulim kokën poshtë dhe na shkel këmba në “mjaltë”. Politikanët tanë sharlatanë, tre dekada peng po na mbajnë. Kur vijnë në pushtet, premtojnë me këmbë e me duar, për një jetë më të lumturuar. Boll na kanë mashtruar, se do zbresin parajsën në tokë dhe ne i kemi “besuar”, por sot ndihemi të zhgënjyer dhe të lënduar.

Demokracia si askund tjetër, tek ne erdhi duke shkatërruar çdo vepër, duke e quajtur të vjetër. Me teorinë zero, qenë betuar dhe zotuar, se mrekullinë dhe parajsën shqiptare kishin për të ndërtuar. Prishën, e çfarë nuk prishën. Na zhveshën lakuriq, na hoqën brekët dhe këmishën.

Betoheshin si të shenjtë për xhaminë e për kishën, duke akuzuar për trashëgiminë e atyre që ikën. Na premtuan me lugë bosh, na vranë frikën. Duke na bërë thirrje patetike. Prishni, shkatërroni, vidhni pa pikë frike, mos u trembni, se jemi në kohë demokratike. Turma të irrituara i ngritën në këmbë. Me moton se çdo gjë e kaluar duhet shembë. I vunë ruspën, ç’iu dilte përpara. Me filozofinë se ç’është ndërtuar për 50 vjet, duhet zhduket fara. Rrafshuan plantacione, me mollë, agrume e shegë, hidheshin si majmunët degë më degë. Dogjën pyje, e prenë pemë, si idhuj të demokracisë, premtojnë e gënjejnë, se pas kësaj masakre, parajsën do gjejmë. Prishën fabrika, uzina e kombinate, rrafshuan çdo vepër brenda një nate, gjoja për t’i hapur rrugën pronës private. Filluan të ndërtojnë vila e pallate, për vete dhe për tarikate. Ndryshimet në truallin e Shqipërisë, kanë kaluar përmes barbarisë. Veprime që të shpien në mesjetë, gjithë kapitali i 50 vjetëve, u tret, në xhepat e politikanëve dhe sharlatanëve, të vagabondëve dhe sallhanëve. U gdhinë të varfër, u ngrysën të pasur, një kastë rrufjanësh, cipëplasur, që me aventurat e tyre na kanë gajasur. Nuk di nga erdhi kjo racë njerëzore, me mëndje të mbrapsht, me dorë mizore, që vendin e ktheu në thertore. Hipi në pushtet një kastë halabakë, që mëngjesi i zuri lapurakë dhe darka oligarkë. Të etur për pushtet, prona e para, u turrën si kobra dhe bënë hata. U mblodhën bashkë horra, hajdutë, këmbëzbathur, zuzarë e qyqarë, pa pasur prona u bënë pronarë dhe u bënë zotë të vendit, planetarë. Dolën të mençur një turmë e marrë. U sollën si liderë dhe pse tru tharë. Kush të vjedhë më shumë, u vunë në garë. Ca rrjepacakë, fytyrë palarë. Që lexoheshin në ballë, që ishin shpellarë. Kur i shikoje në sy, të bënin për të qeshur, të bënin për të qarë. U mblodhën ngado qenë kriminelë e hajdut, u turrën si ujkonja, si mizat në m... dhe për 30 vjet gënjejnë hiq e mos e këput, duke e psikologjisur popullin, se ashtu i do mushka drutë. U grumbullua llumi i shoqërisë, në emër të demokracisë, i vunë flakën Shqipërisë dhe u bënë pronarë, zotër të shtëpisë. Me tesera në xhep, me autorësi demokratike, na shfaqen çdo ditë këto qenie komike. Vijnë në pushtet asgjë s’realizojnë, dalin në opozitë, parajsën premtojnë, cilën gënjeshtër të besojmë?! Qarkullojnë në pushtet, e majtë dhe e djathtë, njëra poshtë e tjetra lartë, duke i hedhur njëra tjetrës baltë. Populli bëhet fatalist, se qenka pa fat. Grinden vazhdimisht, grinden pushtetarët, nuk dinë as vetë pse grinden qyqarët. Ata grindjen e kanë hak, se grinden mes veti kush vodhi më pak. Shikojnë shokët që vjedhin më shumë, pasurinë e popullit që derdhet lumë. Popullin e konsiderojnë turmë. Problemi i qeverisë s’është çfarë realizoi, por kush humbi e kush fitoi, ai që vjedh më shumë, është heroi. Kjo garë prej vitesh është motua e pushtetit, që besojnë të venë në derën e xhenetit, duke vjedhur pasurinë e dovletit. I shikon populli qyqar, që politikanët bëjnë pazar, ndaj janë rrahur e janë sharë, e ndonjëherë dhe kanë vrarë, të pafajshëm qytetar, si tragjedia në 21 Janar. Kujtojmë shumë tragjedi si Gërdeci, që drejtësia aty ngeci. Moj e mjera Shqipëri, mbushur me krime, po s’ka drejtësi, krimi e krimineli në Parlament rri, si një pikë mbi i. ‘97, mos ardhsh kurrë, bëre vendin katrahurë, hape varreza e ngrite qivur, njollën më të zezë popullit i ke prurë. Për 30 vjet këta cipëplasur, kanë vrarë e vjedhur, kanë bërë ç'kanë dashur dhe nga drejtësia asnjë gërvishte s’kanë pasur. Të katër pushtetet kanë kapitulluar. Qeveritë nga liderët janë kastruar. Parlamenti është zhytur në korrupsion me këmbë e me duar, intelektualët janë përgjumur, manipuluar, kanë kapitulluar, e kjo plagë e rëndë zor se ka për t’u shëruar. Kështjella e demokracisë është rrëzuar. Lutemi, lutemi, e lutemi, o Zot, pse na ke harruar? Të katër shtyllat e demokracisë, janë ndotur nga korrupsioni, janë bërë pis, e ia kanë nxirë fytyrën Shqipërisë. Pushteti qendror rri si kufomë në këmbë, katër tentakula e kanë shqyer me dhëmbë. Nepotizmi, krahinalizmi, militantizmi dhe klientelizmi, parakalojnë në trasenë e pushtetit, rëndë-rëndë. Kanë humbur shpresën shqiptarët, ndaj marrin arratinë si dikur të parët. Një rreze drite ndriçon te ndërkombëtarët, po u kanë kallur datën pushtetarët. Presin të vijnë nga jashtë dhurata, megjithëse gomarin e nxjerr i zoti nga balta. Te e majta dhe e djathta ka njerëz me aspirata, që dinë të dallojnë ditën nga nata, po s’shohin dritë në fund të tunelit, se i ka mbytur shtrëngata. Nuk i lenë ujqërit që paraprijnë e ulërijnë, se po sakrifikohen për demokracinë, për 30 vjet po e dëgjojmë këtë violinë, e popullin po e çojnë në greminë. Demokracia, një plagë që gjatë na dhëmbi, ëndrrat u shuan, shpresën na trembi, idealet shekullore na shembi, llumi ka dalë në krye të këtij vendi dhe kur udhëheq në krye llumi, nuk dihet se kur do i vijë fundi?! Vetëm një ditë mund të shpëtojë Shqipëria, kur të vihet në vend drejtësia, urojmë: “Dashtë Perëndia”.

Parlamentarët tanë pa bërë zë, shpikën ligjin fatkeq 7501, që pronën pronarit t’ia përvetësonin dhe me pronën e tij të bënin ç’të donin. Pastaj me shumë luftë e përpjekje, hoqën dhe ligjin e dënimit me vdekje. Kështu e kanë kthyer drejtësinë, në një hambar në një magazinë, që në unitet, të majtë e të djathtë të vjedhin pasurinë, të kooperuar me drejtësinë. Shqipëria përjeton një situatë fatale, e shkatërruar dhe nga ana morale, femra e meshkuj janë bërë karnavale. Dëgjojmë një lajm që se kishim dëgjuar kurrë, që të lejohet të martohet burri me burrë, në anën tjetër gruaja me grua, e kësaj “mrekullie”, është pak nëse çmenduri i thua. Në televizione që quhen publikë, dalin ca gazetar komikë dhe nxjerrin femra e meshkuj lakuriq, që të vjen turp e të vjen frikë. Ndonjërit që i digjet xhani, që i vjen rrotull “tavani”, të hap televizorin te emisioni “Çani”. Do shohë bollëk cica e prapanica, sa trupi t’i mbushet me mornica, aty sheh dardhë të shartuara me gorrica. Disa të tjera janë me fat, e kanë kthyer skenën në krevat. Disa poetë shkruajnë me paterica, i këndojnë këngëtaret me prapanica, i quajnë Blerina, Ledia, a Qereti s’ka rëndësi, po qesh e duartroket mileti, këtij arti i ka humbur lezeti, më e keqja që i bën sehir shteti, a thua mos ka ardhur qameti?! I bën sehir tërë politika, nuk ka vërejtje, s’ka kritika, nga politikanët tanë qukapika. Historia përsëritet në formë spirale, me mbretër, e kryeministra karnavale. Ka parë ky popull e ç’nuk ka parë, matrapazë, hajdut, trutharë e tradhtarë, që Shqipërinë e kanë nxjerrë ankand në pazar, duke filluar që nga Mbreti, Zogu i parë, e deri te demokratët e sotëm qyqarë, që bregdetin Greqisë ia dhuruan për pajë dhe ende s’ka zgjidhje, ta hajë kush ta hajë.

Janë në garë partitë me gënjeshtra, se kush do e fitojë, se të gjitha palët janë bërë mjeshtra. Opozita ka mësues strategun Berisha, që di të bëjë prita, të gënjejë, të vjedhë e të vrasë dhe s’do të dijë se çfarë vjen më pas. Ky regjisor me përvojë, Shqipërinë për 30 vjet e ka nxirë me bojë, s’doli një burrë ta dënojë dhe vazhdon të jetë përsëri në lojë. Varfëria po i vjen popullit rrathë rrathë, politikanët janë një grup vagabondësh që i rrinë popullit në qafë. Politikanët tanë “profetë”, që janë majmur me pasuri e shëndet, për gënjeshtra, janë mjeshtra, kanë talent, do ikin të pistë nga kjo jetë dhe fundin se dinë se çfarë i pret. Për divizë e filozofi kanë kuletën, por nuk e dinë si do e mbyllin jetën. Ndaj popullin e shohin si kope, që për interesat e tyre e kanë bërë pre, me gënjeshtrat monstruoze, pa fre. Jeta për ta ka veç një kuptim: “grabit, vidh, pasurohu me çdo çmim, krijo fitim, pa limit e kufizim”. Diviza e politikanëve tanë, është: “Gënje, gënje se diçka do mbetet, pa menduar se e vërteta kurrë s’tretet”.