
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Gjakmarrja nuk është harruar, por minimizuar në veri

Shkruar nga Gjon Neçaj 11 Mars 2023

Drejtuesit e pushtetit vendor se në bashkëpunim me shoqatën e pajtimit të gjaqeve,vazhdimisht kanë punuar në këtë drejtim duke sensibilizuar opinionin,madje me këtë metodë ka patur rezultate pozitive, por ende kemi raste të ngujimit të familjeve për shkak të ngjarjeve të vjetra e tashmë të njohura, drejtuesit e shoqatës së pajtimit të gjaqeve në Tropojë,shoqatë e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në rajonin e Gjakovës e më gjerë. Para disa vitesh u dy familje që ishin në hasmëri njëra me tjetrën prej vitesh,në zonën e Nikaj-Merturit,familje që i përkisnin fshatrave Paç dhe Apripë,kurse tani janë pajtuar. Rënia e numrit të familjeve të ngujuara mbetet tregues i punës së bërë edhe nga komuniteti, forcat e policisë e strukturat shtetërore dhe jo vetëm në Tropojë, por dhe në të 3 rrethet e tjera të qarkut Kukës, ku janë ende familje të ngujuara në Has dhe një në Kukës. Shqetësim në rrethin e Tropojës përbëjnë rastet e evidentuara me tendencë gjakmarrjeje ,thonë drejtuesit e shoqatës. Me këto familje po punohet në bashkëpunim me pushtetin vendor me synim pajtimin përfundimtar, pasi edhe shkaqet janë kryesisht grindje për pronësi, apo grindje të çastit që mund të zgjidhen edhe përmes pajtimit midis familjeve. Në një shoqëri fisnore, siç është organizuar në shekuj Shqipëria veriore, ku ka sunduar dhe sundon akoma më tepër vetëgjyqësia se drejtësia, ku për pasojë gjakmarrja është ende fatkeqësisht një plagë e pashëruar, në këto fise, ku ka sunduar dhe vepruar me shekuj një kod zakonor me emrin kanun, ku një akt- hakmarrjeje e kryer nga pala e dëmtuar është sanksioni më i fundit për të ndëshkuar një dëmtues, për të vendosur dhe për të ruajtur rendin shoqëror në këto legjione, është domethënëse sprova që po marrim për të hedhur dritë mbi organizimin e fisit sipas kanunit. "Popullsia e kësaj zone, shkruan profesori japonez Kazuhiko, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në familjen, vëllazërinë dhe fisin. Malësitë e Shqipërisë veriore, vazhdon ai, i janë nënshtruar kodit fisnor zakonor të quajtur kanun. E duke hulumtuar e studiuar kanunin e Lekë Dukagjinit, të mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, e të botuar pas vdekjes së tij, në vitin 1933, konkludohet se kanuni ka ushtruar pushtetin e tij ligjor me shekuj në Malësitë e Veriut. Padyshim se anë të këtij kodi zakonor duhen studiuar e analizuar nga ekspertë të kësaj fushe, edhe kohët e sotme, për të nxjerrë konkluzione mbi përsosmërinë e zbatimit të tij, pasi shqiptarët në këtë periudhë tranzicioni, pak njohin ligjin dhe shtetin, e zbatuesit e ligjit nuk kryejnë sa duhet detyrën e shenjtë të drejtësisë, duke u përhapur gjithandej slogani i pasaktë se nuk ka shtet, ne nuk mund të bëjmë shtet, që afërmendsh të gjitha këto kanë një faturë të dhimbshme njerëzore: me vrasje për gjakmarrje, ngujime, fëmijë që nuk shkojnë në shkollë, etj. E le ta gjykojmë sipas kanunit se si është përcaktuar organizimi i fisit nga vetë protagonistët në veriun e Shqipërisë. Fisi është gjaku i burrave e gjinia e grave, kurse bajraku është fisi-shtet i përbërë prej vëllazërive. Organet e bajrakut janë: bajraktari, që është kryesuesi i fisit, autoriteti më i lartë në fisin-shtet. Këtij i përket prijësi i fisit në kohë paqe e në kohë lufte brez pas brezi. Ndihmësat e bajraktarit janë gjithmonë krerët e fisit, të parët e vëllazërive të mëdha, prej të cilëve përbëhet fisi. Duke marrë shkas sa më sipër, do mundohemi të paraqesim organizimin sipas kanunit të fisit dhe bajrakut. E tani të vazhdojmë me organizimin e fisit-shtet sipas kanunit. Krerët e vegjël të fisit janë të parët e vëllazërive të vogla, ose vojvoda. Secili prej vojvodës ka një ndihmës të caktuar, që quhet djalë. Bajraktari dhe vojvoda pushtetin e parisë e ushtrojnë djalë mbas djali. Mbledhjet që bëhen për ushtrimin e autoritetit në fis, ose për caktimin e ligjeve të reja e zbatimin e tyre, quhen kuvende. Secili fis e ka të përcaktuar vendin se ku zhvillohen kuvendet. Ndër çështjet më thelbësore është krijimi i një komisioni krerësh, të cilët gëzojnë autoritetin e mbarë fisit. Vendimet e tyre kanë fuqi ligjore për gjithë fisin. Në rast të lidhjes së besës për gjaqe vëllazëri me vëllazëri apo fis me fis, ai që shkelë besën, nxirret prej fisit. Raste të tilla ka patur në Nikaj -Mertur, Dukagjin, etj. Si përfundim mund të citojmë se banorët e këtyre anëve i referohen kanunit si burim drejtësie, i cili u mundëson atyre rendin shoqëror, paqen dhe lirinë e të jetuarit, sepse siç e cekëm dikund më lart, akoma ekzistojnë shoqëritë fisnore të quajtura shtëpi-vëllazëri-fis. Mendojmë se këto gjykime janë të vlefshme për të analizuar kanunin, në dukuritë që akoma hasen në Shqipërinë veriore, si pasojë e moszbatimit të ligjit, por çuditërisht në shumë raste as të kanunit, se ka shumë nene ku përcaktohen si pajtohen gjaqet, mos cenimi i grave, fëmijëve, falja e gjakut, etj.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
