BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

“Gjeli” i BE, delja e zezë në Europë!

“Gjeli” i BE, delja e zezë në Europë!

“Gabim historik” u cilësua nga vetë ekzekutivi i BE dhe shumica e vendeve të BE, qëndrimi paradoksal francez me refuzimin absurd për hapjen e negociatave me Shqipërinë e MV. Ajo që pezmaton në qëndrimin francez, nuk është thjesht refuzimi që nuk bind kënd - ia lejon vetoja në BE! Ajo që revolton është tentativa për t’ia lënë deri-diku “kopilin” në derë Shqipërisë ndërkohë që Komisioni Europian kishte rekomanduar më herët pa rezerva hapjen e negociatave me BE. Ndoshta Makron e beson vërtet se para zgjerimit të mëtejshëm, BE ka nevojë për reformim. Duke filluar ndoshta që me zëvendësimin e “tabusë” së vetos me vendimmarrje me shumicë të cilësuar brenda Këshillit të Europës apo në Parlamentin Europian, forcimin e kritereve për anëtarësimet e reja, por pse jo dhe vendosjen e kritereve deri për përjashtimin nga BE të vendeve që iu kundërvihen sistematikisht standarteve dhe vlerave të BE etj (se ndërkohë që Shqipërisë i kërkohen qiqra në hell për minoritetet, ca në BE nuk i njohin etj). E megjithatë edhe reformat në BE ashtu dhe negocimi me vendet kandidate mund të ecin paralelisht, sikurse ngjan si kofini pas të vjelit kjo ngritje e “stekës” për pak vende të vogla të Ballkanit ndërkohë që shumica e ish-Lindjes me problematikat përkatëse janë tashmë në BE. Dhe kur gjithçka tingëllon absurde për vetë shumicën e vendeve në BE, delja e zezë sot në Europë nuk jemi ne, por tjetërkush.

Rastësi apo vijimësi?

Arsyet e vërteta të këtij refuzimi i di vetëm Makron. Nuk na mbetet veçse të reagojmë me dinjitet e qetësi ndaj Jo-së së tij, sikurse të refuzojmë publikisht alibitë e stisura në adresën tonë. Hallin e tij Makron nuk ka pse e servir si hallin tonë. Mbase u duhet bërë një ftesë për vizitë zyrtare në vendin tonë si zotit Makron ashtu dhe kryeministrave të Holandës e Danimarkës, që me aq pasion bllokuan rrugëtimin europian të vendit më pro-BE në Europë. Pretendojnë të dinë më shumë sesa fqinjët tanë në BE apo dhe vende titullare në BE, që janë të angazhuar përditë me reformat në Shqipëri. Të mos bëjnë kot “sqimatarin” europian dhe si “të fortë” të valëvitin veton ndaj nesh, por të na njohin vetë më mirë dhe të na e thonë në sy. Më e pakta që mund të bëjnë tashmë që nuk kanë me çfarë t’u shpjegojnë qytetarëve të tyre, por u detyrohen një sqarim shqiptarëve dhe shumicës së kolegëve në BE. Ajo që mbetet të shpresojmë është se reminishencat e 1913 nuk hasen akoma në disa kancelari në Europë, se ndryshe ngre pikëpyetje për vetë identitetin e BE. Të shpresojmë se Franca nuk është më ajo pro-sllave stoike e 1913 dhe se ngritja e “stekës” së hapjes së negociatave sot, ndërkohë që Serbia e luftërave në rajon është në oborrin e BE, apo dhe “lëmshi” me ndarjen e Mitrovicës, janë thjesht lapsuse pa djallëzi politike pas. Francës nuk i kemi ndonjë borxh, përkundrazi, nëse hapen “defterët”, na kanë ata nga shpërfillja e sakrificës arbërore në mbrojtje të qytetërimit europian ndaj kërcënimit Osman, 1913 famëkeqe, shpërfillja e kontributit ndaj luftës kundër fuqive të Boshtit, neutraliteti gjeopolitik gjatë luftës së ftohtë, me kulmim largimin e bazës detare ruse nga Vlora, konteksti i ndarjes së Mitrovicës etj. Vetë kërkesat për azil janë personale dhe nuk ka pse tregohet me gisht një komb i tërë. Përditë kapen gomone në ngushticën e La Manshit drejt Britanisë së Madhe me azilantë, që kanë krijuar deri “qyteza” në Francë, por askush nuk përflet Francën si vend që promovon azilin! Me mijëra shqiptarë kërkuan azil në 1990 nëpër ambasada dhe nuk ndodhi hataja në Francë. Nëse sot dikush shpërdoron të drejtën e lëvizjes së lirë për të kërkuar azil, shteti demokratik në Francë ka në dorë “shkopin e karotën”, si duke futur në “rreth të kuq” e mohuar me vite lëvizjen në Shengen, ashtu dhe duke ndjekur shembullin gjerman e ofruar shans punësimi. Dhe mbi të gjitha, duke promovuar rrugëtimin europian të Shqipërisë për të ngjallur shpresën se ia vlen të jetohet e investohet në Shqipëri. Ndryshe, mbyllja e “dyerve” nxit më tej kuturisje të dëshpëruarish nën pretekstin e azilit politik.

Të mbajmë miqtë fort

Fati e solli që shumë prej drejtuesve politikë shqiptarë të djeshëm dhe sotëm të kenë lidhje personale me Francën, deri dhe na futën në Frankofoni! Por për Francën, njerëzit po rrudhin buzët në Shqipëri sepse besojnë se Franca është më shumë se kaq! Populizmi nuk zhbëhet duke bërë populistin. Nuk i shkon prestigjit të Francës e dikujt tjetër të përflasë plagë të demokracisë shqiptare që hasen edhe në vetë BE nga krimi, droga, migrimi popullsisë etj. Nuk bën që Franca të shohë “gotën gjysmë bosh” tek reforma në drejtësi pavarësisht se mund të ndjehet indiferente e sadopak “xheloze”, se promotorë e autorë janë SHBA e Gjermania, që të dyja mbështesin integrimin europian të Shqipërisë. Një qëndrim i tillë francez, nisur dhe nga prizmi historik, vetëm ushqen konspiracionin se po i jepet sërish një dorë Serbisë, që nëse futet në BE para nesh, me veton e saj kushtëzon Shqipërinë e Kosovën bashkë dhe pastaj vetë Franca, do bëjë sehir. Se dhe kur Franca zbret në rajon dhe flet për Shqipërinë e bën nga konferencat për shtyp në Beograd sikurse ndodhi së fundi dhe me Makron. Pa e begenisur Shqipërinë, bëjnë “njohësin” e thellë të saj (kur ka qënë hera e fundit që ndonjë president francez ka vizituar Shqipërinë, në mos fare!). Por të paktën me refuzimin absurd francez na doli “pija” për ca në BE. U nda shapi nga sheqeri duke konfirmuar se vendimtar më së pari për ardhmërinë e demokracisë shqiptare janë bota anglo-saksone dhe plot dashamirës të tjerë në BE. Sot si komb jemi me fat se gëzojmë partnership strategjik me SHBA dhe kjo peshon më shumë edhe se vetë BE e çdo gjë tjetër më pas. Dhe nëse ka vend për investime dhe projekte, prioritet duhet të kenë partnerët tanë historikë dhe vendet dashamirëse ndaj nesh. Me të tjerët, korrekt dhe reciprocitet deri në mërzi! Franca bëri “gjelin” në BE, por fitorja e saj ishte si e Pirros për imazhin e saj në BE dhe sytë e qytetarëve pro-europian shqiptar. U mbylli gojën ndoshta përkohësisht populistëve në vendin e saj dhe ngazëlloi politikën abuzive të tranzicionit tek ne, që më kot feston se presioni për drejtësi ndaj abuzimit veç do të rritet më tej. Por, edhe me BE me dyer të mbyllura, Shqipëria sërish do jetë pro-perëndimore deri në kryeneçësi. Stonimi francez vetëm pezmatoi përkohësisht shumicën e njerëzve që u befasuan nga pasioni francez për të refuzuar “kafet e vogla” për një partnership që do vite të kurorëzohet. Vokacioni pro-perëndimor shqiptar nuk frenohet nga një refuzim francez. Është në gjenezë dhe i ka rezistuar shekujve sepse është në genin e identitetin shpirtëror shqiptar. Por sot të paktën jemi më me këmbë në tokë. Mesa duket, edhe BE ka “delet e zeza” të tij. Fati ynë mbetet gjithnjë SHBA. BE, thelë mbi bisht!

Prof.As.Dr. Artan Xh. Duka