BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Gjenialiteti i shkatërrimit të “homopoliticus” post diktaturë e ngritja e politikanit në demokraturë!

Gjenialiteti i shkatërrimit të “homopoliticus” post

“Prekëse” postimi i një prej politikanëve të fundit si “big socialista” të post diktaturës ose Erion Braçes. Nuk i thoshte faleminderit askujt dhe nxirrte videon ku dukej zëri i tij që bënte njeriun e fortë të tërmetit. Po pra sypatremburit në termet. Përpara se Rama të mos e vendoste më në qeveri, Braçe ikën vetë për të mos i lënë mundësi thënies – e hoqën. Po pra, kur e di se do ta heqin. Ishte nga të fundit socialistë të prodhimit të PPSH-së në PS dhe pse jo në moshë për të qenë një punisto-socialist. Ishte dhe ai pjesë e “homopoliticus” post diktaturë me një kalim mes punistave dhe socialistëve. Të tillë që bënë kalimin nga PPSH-ja në PS si punisto socialistë ishin Nano dhe Ruçi, Pëllumbi dhe Dokle, Dade dhe Leskaj e shumë e shumë të tjerë post komunistët socialistë që Rama tashmë i ka shkatërruar dhe larguar me talentin dhe betimin e tij për të larguar atë trashëgimi njerëzore që u transformua nga puniste në socialiste. Një nga të rinjtë, por dhe bashkë me Majkon e Metën ishte dhe Braçe. Rama, dashje pa dashje, mbajti fjalën e fillimit të viteve ‘90-të që donte “varjen” e komunistëve dhe jo të mirën socialistëve të dalë nga komunistët. Mbasi e rrahu (padrejtësisht dhe kriminalisht) një komunist si Berisha dhe mbasi nuk e la ti hynte në PD, Rama u betua që të kapte PS dhe ta transformonte në një parti ndryshe dhe moderne sipas metodave të tij. Kush nuk i konformohet në Rilindist sigurisht do të ketë fatin e daljes në periferi të politikës ose në të kundërtën në eliminimin politik. Kush i konformohet mund të bëhet dhe – President mbas Metës. Kështu që atë kundërshtarin brenda partisë dhe qeverisë që bënte Braçja dhe që ishte një marrëzi kryekëput politike në kushtet e demokraturës së Ramës – njerëzit që lexojnë, duhet të kuptojnë si sjelljet dikur revolucionare të Che Gevarës me Kastron. Sigurisht po ekzagjerohem për të lënë thatë gojën e dikujt që thotë se ishte Gevara ose Che, më i “mirë se Kastro”. Rama ka talentin dhe të shkatërrimit post diktaturë disi bindshëm dhe të kastës politike në PD. Të ish-komunistëve të PD-së që u kthyen brenda ditës në antikomunistë. Koha e Ramës dhe Rilindjes së tij, i tha fund dominimit të një PD-je si transformer nga PPSH në PD. Vetë Berishës. Rilindja e Ramës është ajo që vendos doktoreshën Çomo në listë të dytë dhe pastaj ajo jep dorëheqjen për t’u zëvendësuar nga një grua që ka kontribute në parti dhe vota më shumë se doktoresha. Por kjo, sepse zonja Kodheli është rilindiste dhe jo socialiste. Kam përshtypjen se doktoresha nuk është dot – rilindiste. Kurse Kodheli sigurisht dhe pse e majtë, ajo është më tepër një socialkristiane padyshim e majtë si trashëgimi se sa një post komuniste ose puniste. E kam fjalën se Rama tashmë ka sqaruar veten për tetë vite në pushtet se demokracia nuk “ngjërohet kollaj” politikisht nga shoqëria shqiptare dhe kasta politike demete e saj. Rama ka kuptuar si artist që është, se kush janë predispozitat e demokracisë dhe kushtet e pamundura të ndërtimit të shpejtë të saj në Shqipëri. Di pamundësinë e kushteve më qartë dhe më saktë. Ai njeh shumë mirë modelet lindore te demokraturave. Po pra modelin rus, turk, deri diku polak dhe hungarez, megjithëse pa krahasim me rusët e turqit. Demokraturat lindore që kanë ndryshim me ne, sepse jemi më perendimore religjonarisht dhe etnikisht dhe padyshim – gjeografikisht. Rama prandaj ka shkatërruar partitë post puniste bashkë me njerëzit e tyre prej pothuaj 30-të viteve ose PD dhe PS. Ai vetë ka origjinë puniste, por jam i bindur se i ka urryer marrëzitë ideologjike dhe sidomos ekonomiko – financiare të tyre. Rama e di se është më mirë për demokracinë të kesh të korruptuar, se sa të ideologjizuar. Më mirë kriminelë mafiozë se sa kriminelë politikë dhe ideologjikë. Ata vrasin dhe vrasin shumë dhe ndërtojnë kampe përqendrimi. Rama ka “dashuri” të shprehur për të pasurit e suksesshëm pavarësisht se si e bënë suksesin e tyre të fitimit. Nganjëherë i duken dhe super të zgjuar dhe i bën deputetë dhe kryebashkiakë. Po po, ka dashuri urrejtje shpesh. Në fillim ideologu i tij ishte zoti Kokëdhima, por më vonë... Më vonë dolën të tjerë që nuk mbanin perize filozofike dhe parime të tilla si Koço. Ka sot plot prej tyre që mbajnë PPP dhe pushtetin në kohë zgjedhjesh duke pasur skrupujt e vetëm ato të fitimit. E Rama për brezin e ri të politikanëve të demokraturës nuk do as parime dhe as moral politik dhe as skrupuj. Në postin për Braçen që iu mbarua koha dhe iku unë them kështu: Në fakt Rama është "gjenialiteti" më i madh i shkatërrimit të trashëgimisë post diktaturë të PPSH. Rama po eliminon një nga një, racën e konvertuar dhe të krijuar, të kalimit PPSH në PD dhe PPSH në PS. Rama po krijon racën e vërtetë të "njeriut të ri" politik.? Atij që nuk ka as moral, as ideologji, as parime, as, skrupuj, as nder dhe besim. Rama po krijon racën e politikanëve profesionistë të pushtetit e përfitimit DEMOKRATURË në Shqipëri. E ndoshta nuk e ka gabim. Sepse Rama, ka kuptuar se nuk mund të ketë demokraci, as me këtë shoqëri dhe as me këtë lloj klase politike të sotme. Në fund më duhet të jap idenë mbi demokraturën sot. Fjala demokraturë, rrjedh nga sinteza midis termave "demokraci" dhe "diktaturë", ajo përcakton një sistem qeverisjeje që ka pamjen dhe strukturën politike të demokracisë, por fuqia efektive mbahet nga një person i vetëm ose nga një oligarki elitariste me të sipër. Termi u shpik nga artisti Fabrizio Loschi në vitin e largët 2000, megjithëse gazetari Fareed Zakaria u mor me një koncept të ngjashëm në revistën autoritare Foreign Affairs të 1997, ku ai kritikoi përcaktimin thjesht formal të demokracisë. Vitet e fundit, fjala demokraturë ka përcaktuar disa vende të veçanta si: Polonia nën Beata Sdyzlo, Hungaria e Viktor Orban, Kuba e Raul Castro, Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit. Turqia, tani që nga grushti i shtetit i dështuar i 15-16 korrikut 2016, ka marrë një linjë më autoritare me miratimin mjerisht (duke adhuruar dhe kohën e Otomanizmit) popullor për transformimin e republikës parlamentare në atë presidenciale dhe me centralizimin e mëvonshëm të kompetencave në duart e Presidentit Erdogan. Një situatë shumë më komplekse është ajo e Rusisë, në fakt një demokraci klasike perëndimore nuk do të mbijetonte, sipas vetë rusëve, për të qeverisur një komb të stërmadh dhe gjeografikisht dhe multi-etnik siç është Rusia. Për këtë arsye, nevojitet një qeveri më e ngurtë dhe e centralizuar, por në të njëjtën kohë, siç u shpreh nga Gleb Pavlovsky, e aftë të bjerë në një kohë shumë të shkurtër dhe të zëvendësohet nga një qeveri tjetër me të njëjtat karakteristika.

Së fundi, mund të thuhet se demokratura mund të lindë nga një zbrazje e demokracisë nga një elitë, por gjithashtu mund të jetë një “sine qua non” (gjendje në mungesë të së cilës një ngjarje e caktuar nuk mund të ndodhë) për disa kombe-shtete që përndryshe do të binin në luftë civile totale. E ne diçka të tillë treguam në vitin 1997-të. Rama di dhe sillet dhe me të huajt, në mënyrë të “hareshme” dhe lojacake, që t’iu japë atyre që kuptojnë, se me popullin e tij, forma e qeverisjes së tij është më e mira. Ajo pra ajo, që nuk shkon shpejt te demokracia, por nuk kthehet kurrë te diktatura. E sigurisht kjo është dhe jetëgjatësia e tij në pushtet, si arsye dhe kreativitet politik. Tanimë ka dhe njerëzit që ta kryejë këtë lloj regjimi.