SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Gjeografia e lobimeve të PD, një prelud i ri për drejtësinë
Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Nëntor 2019
Besimi tek politika dhe kohezioni, në këto vite të tranzicionit barbar, kanë qenë për qytetarët shqiptarë çështjet më prioritare, ashtu si dhe për çdo komb tjetër që aspiron për një demokraci të vërtetë. Por fatkeqësisht politika kontroverse e këtyre viteve tranzicion, me aberracionet negative ciklike, e ka defiguruar besimin dhe kohezionin, me autoritetin mekanik të saj. Ajo e ka kthyer këtë realitet në kafe -demokraci, duke mos ofruar vlerat e vërteta të saj. Përmbajtja e këtyre vlerave dhe normave etike, të sintetizuara në çdo sistem demokratik, është kthyer në përplasje e konflikte që tejkalojnë urrejtjen brenda shoqërisë. Në qendër të kësaj loje të turpshme politike, dalin në evidencë interesat e partive dhe lidërve në krye të tyre. Këta liderë që nuk preferojnë të respektojnë institucionet demokratike, janë kthyer në idealistë dogmatikë, që përbuzin dhe nihilizojnë gjithçka, duke dhunuar kohezionin e marrëdhënieve apriori. Kjo filozofi e tyre që ka në themel despotizmin, i ka tjetërsuar duke përdorur tinzarinë si diplomaci, poshtërsinë si shkathtësi dhe harbutërinë si forcë për të manipuluar të keqen. Informacionet e shumta që hedhin dritë mbi bëmat negative të tyre, janë dëshmi e degradimit dhe shpërfytyrimit të figurës model të një lideri politik. Protagonistët e skeduar si më tipikët, jo vetëm si dhunues të parimeve demokratike, por edhe si spekulatorë tinëzarë për interesat e tyre, janë liderët aktualë të PD-LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi. Të vërtetat e informacioneve, hedhin poshtë mashtrimin neurotik, që fshihet pas mëkateve të bëra në kurriz të qytetarëve shqiptarë, në shpërdorimin e fondeve për lobime me mafien ndërkombëtare. Mëkatari më tipik i rrugës së lobimeve, është kreu aktual i PD, Lulzim Basha, i cili është një aberacion ciklik mëkatesh në të gjithë karrierën e tij politike. Si bashkëpunëtor me dixhital gënjeshtrën, arkitektin e dhunës dhe destruktivitetit politik në Shqipëri, Sali Berishën, ka bërë të gjitha tratativat e mundshme që t'i shpëtojë ndëshkimit juridik. Injorimi i drejtësisë nga këta mëkatarë të krimeve shtetërore politike dhe ekonomike, është një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që kërkojnë drejtësi e jo demagogji patologjike. Shmangia nga dhënia e llogarisë, para drejtësisë për mëkatet e bëra nga z. Basha në të gjitha funksionet e emëruara nga PD, përbën tallje për shoqërinë, por edhe shkelje të parimeve e normave të shtetit të së drejtës. Refuzimi për t'u përballur me drejtësinë për krimet dhe lobimet, që rëndojnë në ndërgjegjen e tij, përbëjnë një prelud të ri për drejtësinë, e cila medoemos duhet të vërë në vend dinjitetin dhe identitetin e përhumbur në labirintet e korrupsionit kanceroz. Por e keqja e këtyre profecive është politika e vjetër, që po mban në frena drejtësinë, me bekimin e kryetarit të shtetit Ilir Meta. Ata që kanë paguar dhe po paguajnë haraçet e këtyre mëkateve, janë qytetarët shqiptarë, të zhgënjyer dhe mashtruar nga politika e pamoralshme, që nuk i është nënshtruar gjykimit të drejtësisë për njollat e zeza që ka lënë pas. Kjo shpërfillje e këtij lideri në krye të "ushtrisë" së rrugës, që ka kapërcyer vijën e kuqe me lobimet e tij nga SHBA, Belize e në Skoci, e ka veshur me autoritetin fals të mashtruesit politik, si dhe e ka çliruar nga çdo lloj obligimi ndaj realitetit. Dëshmia që pritet të bëhet nga lobisti amerikan, Nikolas Muzin, cilësohet si "thembra e Akilit” nga prokuroria shqiptare ndaj kreut të PD Lulzim Basha për lobimin rus në SHBA. Loja e pingpongut e prokurorëve shqiptarë, për të mos u bërë pjesë e këtij hetimi nga presionet e politikës së rrugës, nuk duhet të jetë vazhdim i turpshëm i drejtësisë që po lëmë pas. Ajo duhet të kërkojë nga pala amerikane mbështetje, për të hedhur dritë mbi panoramën e plotë të ngjarjeve të liderit të PD dhe anëtarëve të tjerë të partisë të përfshirë në skandalet e lobimeve në vitet 2017dhe 2018. Lobimin e Nikolas Muzin e vërteton intervista e gazetës "Mother Jones" ku në mars të vitit 2018, ky person është regjistruar si agjent i huaj në SHBA, me një kompani dhe për çudi klienti i tij i parë është PD e Shqipërisë, ku i siguroi Bashës tre takime deri dhe tek autoritetet më të larta siç është presidenti Trump. Personazhi Muzin pretendon, sipas intervistave, se ka marrë nga PD 525 mijë dollarë, të cilave duhet t'u shkohet deri në fund pa i parcelizuar me kompaninë "Briniatta Trade". Kjo kompani i ka paguar lobistit Muzin 150 mijë dollarë, për të ndihmuar PD. Kjo kompani është krijuar nga dy kompani me bazë në Belize, të cilat janë kontrolluar nga dy të tjera, të mbikëqyrura nga shtetas rusë. Lidhjet nuk kanë zbuluar përfshirjen e qeverisë ruse, por mbështetja financiare e kompanisë në fjalë, për PD ka ardhur nga Basha, i cili është i implikuar në një lidhje nacionaliste anti-europiane, që Rusia po përpiqet të përparojë në Ballkanin Perëndimor. Raporti i "Mother Jones" hedh dritë mbi financimin e aktiviteteve lobuese në Washington të personazhit Muzin për DPA dhe lidhjen e tij me rusët. Por nga ana tjetër, PD e ka veshur këtë të vërtetë me një seri shpifjesh të modelit "Babale" sikur të gjithë këtë lojë e paska bërë PS, duke paguar gazetarët e "Mother Jones", për të prodhuar raporte kundër PD dhe liderit të saj Basha. Por kjo filozofi nuk mund ta fshijë nga harta rrugën e lobimeve të Bashës, duke dëmtuar jo vetëm partinë, e cila duhet ta ndëshkojë rëndë për papërgjegjshmërinë e tij politike e morale, por edhe për humbjen e besimit dhe kohezionit të së ardhmes tek qytetarët shqiptarë.
Nga Kastriot Aliaj