
GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

Gjeopolitikë në kohë pandemie dhe lufta për vaksinim ndaj covid 19

Shkruar nga Prof.Kristo Muzaka 12 Janar 2021

Pandemia covid 19 përvec vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Aleancat e vjetra solide dhe ato të krijuara rishtazi e gjetën vetën në këtë errësirë totale dhe vetëm shkenctarët-mjeket ishin në gjendje të ruanin gjakftohtësinë .
Gara për të gjetur vaksinën e duhur kishte filluar që pa u përhapur pandemia dhe vazhdon të konkurrojë vendet në mbarë botën dhe kompanitë e institutet e kërkimit shkencor.
Padyshim që Rajoni i Ballkanit nuk mund të mos përfshihej në skemat e influencave gjeopolitike dhe vaksina nuk mund të mos përdorej si mjeti kryesor për të rritur forcën ndë rkombë tare sidomos në raste emergjence si tani.
Miqtë duken në raste nevoje dhe termeti i 26 Nëntorit por edhe situata emergjente post covid listuan shtetet që i erdhë n në ndihmë shqiptarë ve dhe ata që ofruan ide, kritikuan, sygjeruan por asnjë herë nuk dhanë ndihmë n e vë rtetë .
Duke si dejavu por edhe vaksina po përdoret për të njëjtin që llim, ku vetë m pak ditë më parë, ambasada ruse në Tiranë, realizoi një përpjekje nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare online, për të “joshur” Tiranën zyrtare, për të ofruar vaksinës ruse “Sputnik V”. Edhe më skeptikët u habitën dhe filluan të besonin se ndihma ishte reale, e prekshme dhe se do ti jepte fund krizë s dhe vuajteve të sëmurë nga covid 19.
Postimet e ambasadës ruse në Tiranë për ofertën e vaksinës Sputnik V dhe reagimet e kreut të qeverisë shqiptare krijuan jo pak hamulli tek komuniteti shqiptar e jo vetëm dhe të gjithë u interesuan se si që ndronte e vë rteta.
Ndërkohë që në media u hodhën ide, replika e kundër replika mbi këtë cështje, nga burime afër ambasadës dalin detaje të reja mbi infektimet edhe të dy zyrtarë të tjerë të lartë të ambasadës ruse në Tiranë. Infektuarit e radhës me covid 19 - Sekretari i Dytë Alexey Krivosheev dhe Shefi i Zyrës Konsullore Boris Markov, sekretar i Trete, të cilët janë nën kujdes intensiv mjekësor.
Edhe pse u mbajt i fshehur si lajm ambasada ruse nuk e mbylli as përkohësisht sherbimet në sportelet e saj dhe asnjë njoftim ne media nuk u bë për këtë fakt. Marrëveshjet ndë rmjet shteteve dhe konventat në fushën diplomatike nuk parashikojnë shkelje të rregullave mbi covid 19 dhe mesa duket karantinimi nuk është zgjidhje.
Edhe më herët në muajin prill zyrtari i lartë rus Shugurov theu karantinën dhe ofendote punonjesin e doganes, lajm i cili u bë viral në platformat shqiptare online . Akoma me e çuditshme fakti që Vaksina sputnik V që do jepet si ofërtë për shtiptarët nuk përdoret nga vetë rusët edhe kur janë të sëmurë.
Në web site e ambasadës ruse www .albania.mid.ru/ dhe zyrës konsullore nuk ka asnjë njoftim për reduktim apo mbyllje edhe të përkohshme të zyrave.
Dyzimi në qëndrime i diplomacisë së Kremlinit në Tiranë nuk jep garanci ku nga njëra anë i ofrohet “ndihmë ”, zgjidhje” edhe pse thjesht në facebook nga ana tjetër kryhen veprime që bien në kundërshtim më ofertën e parë .
Familjarët tanë të sëmurë kanë qëndruar të karantinuar për ditë me radhe madje duke mos patur mundë si as tu jepnin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre, atëherë përse personat me imunitet sillen ndryshe???
Shkelje të rregullave të covid 19 kanë pasoja jo vetëm për familjarët e tyre por në vecanti për popullin shqiptar ku infektimet dhe vdekjet vazhdojnë edhe sot.
Që sot 11 Janar 2021 vendi ynë filloi vaksinimin e shtresave në rrezik gjë e cila do të ulë numrin e të infektuarve dhe të rikthejë normalitetin e familjeve shqiptare.
Cdo kush prej nesh shqiptare e të huaj duhet të respektojë rregullat e covid 19 si e vetmja zgjdhje për të ruajtur familjarët tanë e të dashurit nga ky virus vdekjeprurës.
Vaksina dhe covid 19 duke se do të ndikojnë për vite me radhë në gjeopolitikën e vendeve të Rajoni dhe ku padyshim Ballkani Përë ndimor dhe Shqipëria nuk do të bëjnë përjashtim.
Efektë t ekonomiko-sociale do të kenë shtrirje afatgjatë sipas ekspertë ve por një gjë është e sigurtë miqtë e vërtetë duken në kohë krize.
Më të lexuarat


Garda dhe paturpësia e një gjenerali, sikurse miqtë dhe armiqtë e popullit

Butaforia e kalimit nga “pandemikracia në vaksinokraci”!

Duam edhe një vaksinë tjetër, të na mbrojë nga virusi i politikanit!

Alfabeti bullgar-trashëgimi kulturore me vlerë të jashtëzakonshme

Bebet e pasura të Shqipërisë, në themel të politikave të LSI-së!

Shqipërisë i duhet një burrë shteti dhe jo burracakë pa din e pa iman

Duke dëgjuar këngën e re për Erdoganin

A është gafë e Ministrisë së Jashtme dëbimi i diplomatit rus?

Ismail Qemali, ati i kombit dhe shtetari më i madh

Patetizmat me “integrim europian, supa më e dreqosur” për shqiptarët!
