BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Opinion / Editorial

“Gjethet”që bien dhe degët që “lulëzojnë”në “pemën e infektuar të (pa)drejtësisë”...

“Gjethet”që bien dhe degët që

...Nuk janë tregues i proceseve biologjike që ndodhin sipas stinëve, as nuk janë rezultat i reformave të ndërmarra, por rezultat i infektimit që ka marrë kjo “pemë”qysh në rrënjë, në një kohë që “lulëzojnë” padrejtësitë dhe bien “gjethet” e papërfillshme nga “pemët” e këtij “kopshti” sistem, qysh mbas rënies së diktaturës. Kështu u hodhën themelet e tij, pa e ditur as vetë krijuesit e tij se çfarë sistemi po krijojnë, mjaftonte që të quhej demokratik. Nuk kishte se si të ndodhtë ndryshe i ndërtuar nga njerëz pa ideale të qarta për të ardhmen. Duke qënë e mjaftueshme urrejtja për komunizmin pavarësisht që i kishin shërbyer vetë për dekada të tëra. Kështu, ky ishte kushti i vetëm i mbjelljes së “pemëve” në këtë “kopsht” edhe në shëndetësi edhe në arsim edhe në ekonomi e kudo. Kjo është dhe mbetet baza që si kudo edhe në sistemin e drejtësisë, jo vetëm nuk është krijuar bindje dhe besim tek ky sistem, por përkundrazi, ky besim me kalimin e kohës, ka ardhur duke u zbehur. Në sistemin e drejtësisë, u krijua me ngut një kurs “plepistësh” që do të merrnin në dorë këtë “pemë” jetike për demokracinë që do t’i jepte jetë e ajër të pastër gjithçka që do të mbillej në këtë zonë për të pastruar “smogun” komunist. Edhe në themelet e kësaj “peme” jetike, qëllimi për të ardhmen nuk u ndryshua. Nuk ishte shumë e rëndësishme profesionalizmi dhe armatosja e tyre me dije e profesionalizëm të legjislacionit për konsolidimin e shtetit ligjor për të ardhmen e demokracisë, por ishte e mjaftueshme bindja e verbër dhe militantizmi ndaj regjimit sipas të cilëve “për të mos u kthyer kurrë, komunizmi”, i cili kishte marrë tatëpjetën! Kjo është dhe mbetet arsyeja që ky sistem, nuk është “as mish as peshk” e ca më pak demokratik, i cili në shumë aspekte tregon atë që sistemi i kaluar, ishte shumë më përparimtar... Në të gjitha gjoja reformat e ndërrmara në të gjitha “pemët” e këtij “kopshti” ajo e drejtësisë, për nga vetë rëndësia, është më e rëndësishmja. Sepse është e tillë prandaj edhe po bëhet nën vëzhgimin e rreptë të ndërkombëtarëve dhe nën monitorimin e tyre e megjithatë edhe kjo reformë po çalon me të dyja “këmbët”. Të gjitha “pemët ” e sistemit, u “infektuan” me partiakë e militantë të bindur pa vizion për të ardhmen e pa profesionalizëm, mjaftonte që në themel të kishin bindjen e verbër ndaj regjimit në fuqi. Të dy krahët e politikës, kanë mbi pesë vite që kanë ndërrmarë këtë reformë në drejtësi dhe rezultati nuk po jep asnjë “frutë” të shijshëm për të gjithë. Kjo, për të vetmen arsye sepse krerët e këtij sistemi qysh në fillimet e tij, as vetë nuk kishin për qëllim ndërtimin e një demokracie në mos të pastër, por të paktën të pranueshëm për të gjithë, vënien në themel të gjithçkaje ligjet e shtetit, por zhvatjen dhe rrëmbimin me të dy duart vetëm të atyre që kishin mundësinë duke krijuar kështu një klasë shfrytëzuesish që vetëm pasurohen mbi kurrizin e shumicës për të bërë vetëm pazare për interesa të caktuara sidomos në organet e drejtësisë. Kush do të jepte drejtësi në këtë anomali të krijuar për më shumë se tridhjetë vite, të privatizimit të pronave e të pasurisë kombëtare, përderisa drejtësia e vuan vetë këtë anomali dhe që nuk po i jep “dum” as vetingu? Vetingu nga ana e tij, ka hequr nga sistemi drejtësisë prokurorë e gjykatës dhe kriteri kryesor për këtë ka qenë mosjustifikimi i pasurisë dhe shumë pak për mungesë profesionalizmi. Këta gjykatës e prokurorë janë hequr për mosjustifikim të pasurisë, pra ata që nuk dinë të fshehin, por jo ata që dinë të vjedhin e të zhvatin nën emrin e drejtësisë... Të larguarve, nuk u janë sekuestruar pasuritë që nuk i justifikojnë, pra të vjedhura, por u janë krijuar mundësitë që të vjedhin edhe më shumë në të ardhmen këtej e tutje si avokatë “të specializuar”. Është kjo arsyeja që mbi vendimet e gjykatave për dhënien apo mos dhënien e drejtësisë, kanë dalë “vetëgjyqësitë”, pa bërë fjalë që prona të shkojë tek i zoti dhe ka shkuar tek “më i zoti”. Në morinë e shembujve të pafund, po marr atë të Dielli Moravës, ish-inxhinier i talentuar, tek e dëgjoj në një intervistë që kërkonte pafajësinë e djalit të tij të dënuar, duke e justifikuar edhe pafajësinë, jo nga pozitat e babait. Njëra shkallë e gjykatës formulon vendime e nga ana tjetër shkalla më e lartë i prish ato si të pabazuara në prova. Më konkretisht: Me vendimin Nr 58 datë 03/05/2016, Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda vendosi “Deklarimin fajtor të të pandehurit Verdi Morava, djalit të Diellit, për kryerjen e veprës penale të: “Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financuara të terrorizmit” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 231 dhe 23 të K. Penal e dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë vjet burgim). Më tej: “Deklarimin fajtor të të pandehurit Verdi Morava për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 232/a dhe 25 të K.Penal e dënimin e tij me 4 (katër vjet burgim)”. Në vazhdim: “Deklarimin fajtor të të pandehurit në fjalë për kryerjen e veprës penale të “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve” kryer në bashkëpunim... dhe dënimin e tij me 3 (tre vjet burgim)”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, me vendimin nr 18 dt 30/11/2016, ka lënë në fuqi dy veprat penale të sipërpërmendura dhe ka vendosur pushimin e çështjes për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale për qëllime terroriste në bashkëpunim. mbasi nuk vërtetohet fajësia e të pandehurit Verdi Morava. Tetë muaj nën akuzë dhe së fundi dënohet me 10 (dhjetë vite burgim) për një “faj” që nuk e ka kryer kurrë në një kohë që terroristët e vërtetë fshihen diku gjetkë!  Nga të gjitha këto, i vetmi “fakt” që ka “mbështetur” akuzën, është se Verdi Morava, ka “rekrutuar” një të moshuar të quajtur Mustafa Kuci, me të cilin njiheshin prej kohësh si besimtarë të fesë myslimane dhe e ka përcjellë atë deri në Rinas për të shkuar në Turqi për vizitë mjekësore. Nuk është i pari rast ky që Verdi Morava, bënte për kolegët e tij si i njohur për bamirësitë e tij e aq më tepër ndaj të moshuarve me probleme shëndetësore. Nuk vërtetohet akuza as nga më shumë se dhjetë dëshmitarë e midis tyre edhe nga mjeku Lluka Heqimi, i cili e vlerëson Verdin për njohuritë dhe bamirësitë e tij në fushën mjekësore. Rakurset e bëra për në Gjykatën e Lartë, nuk janë marrë parasysh për vetë faktin që kjo gjykatë ka qënë jashtë funksionit dhe pasojat i vuajnë të dënuarit. Gjatë tetë muajve të paraburgimit nuk është provuar fajësia e tij dhe nuk janë marrë parasysh ato ç’ka ka theksuar Gjykata Kushtetuese, e cila në Vendimin e saj nr 47 datë 07/11/2011 është shprehur se: “Në jurisprudencën e saj Gjykata ka theksuar se prezumimi i pafajësisë është një nga elementët përbërës të procesit të rregullt ligjor. Sipas nenit 30 të Kushtetutës, kushdo quhet i pafajshëm gjersa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë. Prezumimi i pafajësisë përbëhet nga disa aspekte njëri prej të cilëve është in dubio pro reo, pra çdo dyshim shkon në favor të të pandehurit dhe barra e provës bie kryesisht mbi organin e akuzës”, dhe më tej “Gjykatat, nuk duhet të fillojnë procesin me bindjen se i pandehuri ka kryer krimin për të cilin akuzohet. Çdo dyshim duhet të shkojë në favor të të pandehurit dhe ky parim do të konsiderohet i cënuar nëse barra e provës do të kalonte nga akuza tek i pandehuri”. Një tjetër problem është edhe ajo e hetimit për verifikimin e provave të fajësisë, të cilat jo vetëm zgjaten e zgjaten pafund, por as nuk njoftohen i pandehuri apo i dëmtuari e cila kjo është në kundërshtim me Kodin Penal ku shprehimisht thuhet se: “Vendimi për zgjatjen e afatit të hetimeve u njoftohet të pandehurit dhe të dëmtuarit”! Në rastin konkret atë të të pandehurit Verdi Morava, që nga dita e caktimit të masës së sigurimit e deri kur është bërë njoftimi zyrtar i akuzës dhe kërkesa për gjykim nga ana e organit të akuzës nuk është bërë asnjë lloj komunikimi apo njoftimi në lidhje me vendimin për zgjatjen e afatit të hetimeve. Pra siç shihet, shkeljet e procedurave ligjore jo ashtu si parashikohen në Kodin Penal nga ana e organit të akuzës, quhen normale. Dielli Morava, ashtu si shumë të tjerë, kërkon drejtësi atë drejtësi për të cilën ka punuar një jetë të tërë si inxhinier dhe ndërtues në shumë vepra të mëdha të industrisë siç është ai i Kombinatit Metalurgjik, për të cilat sakrifikoi shumë edhe fëmijët e tij. Pikërisht për pavarësinë e për dritën, për dijen e drejtësinë, kundër padrejtësive që po dominojnë mbi drejtësinë. Luftoi Dielli për drejtësinë dhe “fitoi” padrejtësinë edhe për djalin e tij të ndëshkuar nga padrejtësia, sikurse edhe djalin tjetër me probleme shëndetësore. Ku tjetër Dielli e çdo kush tjetër ta kërkojnë këtë drejtësi përveçse tek sistemi i drejtësisë, i cili nuk po e justifikon qëllimin e tij edhe në këtë kohë kur demokracia kërcënohet? Nga “pema” drejtësi, bien vetëm gjethet e papërfillshme, nuk po bien “degët” apo ato që thuhen rëndom “peshqit e mëdhenj” që të bien në rrjetat e drejtësisë, të cilët janë shkaktarët e kësaj gjendjeje të krijuar kur nuk funksionon drejtësia. E megjithatë, shpresat tek ai nuk humbasin...