BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Opinion / Editorial

"Gjiknurizmi", kodi për horra partie, jo nga populli!

"Gjiknurizmi", kodi për horra partie, jo nga populli!

Rrinë e rrinë socialistët e Rilindjes dhe shpikin një nga ato tipiket “makiavelizmat” e tyre, për të anashkaluar, rrethuar, deformuar sa të munden demokracinë, me domosdo. As kanë lidhje me mendimin e hapur dhe atë të lirë, as kanë besimin se një shoqëri sado retro dhe sado e pazhvilluar, duhet lejuar të votojë e lirë dhe as që kanë dëshirë të lëshojnë ose marrin pushtet në sajë të pikërisht votës së lirë të shoqërisë ku jetojnë. Po po, bëjnë si "mësues kujdestarë" të popullit të tyre. Frazeologjia e tyre është tipikisht e njerëzve që plazmojnë sundimin tiranik me eficensën e demokracisë në votë dhe duke kontrolluar votën e zgjedhësve, kanë të sigurtë votën e partisë. Nuk ju plas për votën e lirë të shoqërisë, duan kontrollin e plotë mbi votimin sipas kodit të tyre politik partiak. Kaq, se nuk janë kaq shumë të zgjuar dhe praktikë, sa të përballen realisht me një shoqëri retro apo mbushur me tribalizma sikundër Gjiknuri thotë. Kur vijnë në pushtet të gjithë në Shqipëri i puthin menderen tribalizmit (biles ju bien në qafë intelektualëve) dhe kur qëndrojnë gjatë në pushtet ju thonë tribal atyre që ju kanë puthur menderen. Njësoj si Nexhmia që ju thoshte kur i hodhën Enverin e saj - u çuan kafshët. Tani Gjiknuri del dhe përfaqëson i vetëm mendimin filozofik të kodit të ri, ligjit dhe atij momenti ku Këshilli Politik bën dhe ku mazhoranca Gjiknurin ka realisht që flet. Ai thotë kështu: “Unë me të vërtetë kam pasur kritika për këtë dhe nga se jam nisur, deri diku edhe si njohës i politikës shqiptare sepse kam vite që militoj dhe e njoh terrenin politik shqiptar. Nuk jam nga njerëzit që nuk jam mësuar me fushata dhe nuk marr vota dhe e dyta kam parë çfarë ka ndodhur në vendet e tjera, sidomos në vendet që nuk kanë maturimin demokratik, kjo ka qenë realiteti. Cilësia jo vetëm që nuk është rritur, por në disa vende që janë të ngjashme me Shqipërinë janë zgjedhur dhe nivelet më të dobëta të mundshme, pse? Sepse është ky elementi tribalizmit, zgjidhen tipat ë fortë, kush ka para, këto ndodhin. Kjo hapje patjetër do të ekspozojë dhe këtë lloj tensioni mes kandidatëve. Nuk mund ta parashikoj, nuk e di si do të sillet elektorati, nuk e parashikoj dot. Për mua tendenca e korruptimit të votës është më e lartë, presioni do të jetë më i lartë për administratën zgjedhore dhe këto fenomene do të jenë shqetësuese. Kjo formulë që ju e quani truk, por për ne është formulë shumë stabël do të bëjë të ruhet një nivel i mirë përfaqësimi. Ndryshe me variante totalisht ajo që quhet pa asnjë lloj formule ndarëse, pra mjafton me 500 vota po të erdhi radha zgjidhesh. Ajo do të sjellë një destabilitet, shkatërrim të përfaqësimit dhe do të jetë zhgënjimi më i madh i të gjithë shqiptarëve. Mjafton të kujtojmë si bëheshin zgjedhjet për këshillat e komunave, kur të gjithë bridhnin me letra në xhep”, u shpreh Gjiknuri. Marrë nga pamfleti. Qëllimisht bëhet sikur hapen 100% listat që asnjëherë me këtë formë, të mos hapen fare. Nuk duan në Rilindje hapje listash. E para, sepse do turpërohen kur Rama do të rendisë në listë të parë një nga "gratë e konkubinizmit politik rilindas" dhe populli "tribal" (që Gjiknuri e njeh mirë) do t’i japë vota as sa një furgon në kohë pandemie. E dyta, është frika e madhe e përballjes me emra të mirë diku tjetër, apo dhe brenda listës së vetë që automatikisht janë nga fundi i kryetarit dhe dalin në krye të popullit "tribal" me mësues kujdestar - Damian Gjiknurin që ju vendos notë në sjellje. Sepse "Gjiknurizmi" si filozofi nuk është asgjë tjetër, por "mësuesi kujdestar" i dikurshëm, që të vlerësonte dhe sjelljen apo propozonte thyerjen e notës pikërisht në sjellje. Le të ishe i shkëlqyeshëm në matematikë apo fizkulturë - nota në sjellje të bënte të mos kaloje klasën. Sot mësuesi kujdestar Gjiknuri e di se ka ca nxënës që të prishin skemën e partisë dhe kryetarit. Rilindistët sot nuk kanë besim as te socialistët e vet, se do t’i binden kryesisë dhe pastaj bëjnë sikur duan të ruajnë politikën nga futja në përfaqësim të horrave që tentojnë dhe futen me zor në Kuvendin e Shqipërisë. Po pra në sajë të shoqërisë e cila sipas Gjiknurizmit nuk është kaq e pjekur dhe është kaq tribale. Rilindistët me anën e Gjiknurizmit paralajmërojnë dhe përballje mes kandidatëve po të zbatohet demokracia e votës së lirë dhe të qartë te zgjedhësit shqiptarë. Po pra sipas "Gjiknurizmit" po ja le listën ta rendisë zgjedhësi, sipas vlerësimit të tij - kandidatët mund dhe të na kacafyten apo të nisë shit-blerja apo dhe akoma më keq. Sepse Gjiknuri dhe në përgjithësi "gjiknurizmi", ka eksperienca në këtë drejtim dhe sigurisht dihen. E për të mos i rënë në qafë këto "gjëra" kaq të "holla" i dinë dhe "gjiknurizmat" në PD. Janë shokë filozofikë që pranojnë të selektojnë horrat e partisë së tyre dhe jo horrat që do populli. Të bëjnë kode që populli të mos ketë mundësi të nxjerrë "horrin" e vet. Hahaha jo jo nuk duhet ai. Jo ai nuk lejohet. Me sa duket horrat e partisë duhet të jenë (sipas Gjiknurizmit) akoma dhe më horra, se sa ata të popullit. Duhet me patjetër të dalë horri i partisë së Gjiknurit, sepse kështu del dhe "Kuvendi më i bukur, më i ditur dhe sidomos më me biografi të mirë kriminale". Po pra po, futen kriminelët e partisë dhe jo ata që ja merr mendja popullit. Si ky Kuvendi që ishte apo ai më përpara përfshi dhe kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Sepse ka dhe një frikë të madhe Gjiknurizmi: se popullit mund t’i teket dhe nuk do më kriminelë dhe horra sidomos partie dhe nuk ju jep vota, nuk i konsideron më as ato të partisë, e pikërisht kjo është dhe esenca e "Gjiknurizmit" në filozofinë rilindiste që do të aprovojnë dhe me sa duket kanë dhe në miqësitë e tyre në PD që do t’i aprovojnë apo nuk do të bëjnë kaq shumë zë kundër. Ky është modeli dhe kështu do të vazhdojë. Duhet që horrat dhe renditjen e tyre, ta bëjë partia dhe jo njerëzia. Kaq asgjë më shumë se sa kaq.