BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Gjithë malet s’mjaftojnë për të bërë lapidarë

Gjithë malet s’mjaftojnë për të bërë

Populli u këndon këngë dëshmorëve

Në përkujtimin e 79 vjetorit të Betejës së Drashovicës, një nga betejat më të mëdha të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, grupi polifonik i Sarandës këndoi një këngë për Labërinë. Midis rreshtave të këngës thuhej “për lirinë sa janë vrarë, gjithë malet s’mjaftojnë për t’i bërë lapidarë”. Populli dhe vetëm populli të këndon këngë dhe e nxjerr nga zemra me tërë energjinë e tij të pashtershme. Nuk i tha kush dhe nuk i vuri detyrë që të këndonte për dëshmorët, por gjaku i derdhur për Atdheun i bëri thirrje që të shpërthente në këngë për dëshmorët. Flitet se deputet të popullit duan të ndalojnë të këndohet për dëshmorët dhe të hiqen nga faqja e historisë se disave nuk u tringëllon mirë kënga në vesh për dëshmorët dhe veprën e tyre. Ka ditë që populli i ka dëgjuar këto zëra, dhe për të mos ju prishur qejfin pashallarëve të rinj, këndoi këngë për dëshmorët, pasi vetë populli i vlerëson dhe i çmon se dëshmorët janë bijtë e tij dhe i japin krenari në çdo hap që hedh, për të mirë apo për të keq. Por pinjollët e rinj, atë që nuk e realizuan ëndrrën dot dje në luftë, e duan sot në paqe, pasi dhe Europa, luftën e do pa armë dhe pa uniformë. Po në Ukrainë si luftohet pa armë dhe pa uniformë, po o burra të luftojmë... këtë kërkojnë sot të bëhet dhe në Shqipëri, të heqin çdo vlerë të luftës, ta ç’veshin historinë e lavdishme, se nuk kemi të rënë në luftë dhe simbolet nuk na duhen se janë të komunizmit. Po çfarë t’u bëjnë britanikëve dhe amerikanëve që u bashkuan me komunistët sovjetik dikur për të luftuar sëmundjen e shekullit nazifashizmin që doli në skenë botërore në mezin e shekullt të XX. Nuk kanë thënë dhe nuk thonë edhe sot Anglia dhe SHBA që të luftojmë komunizmin, por përsëri bëjnë thirrje që të luftohet nazifashizmi i ri, i cili përsëri kërkon revanshin për ta fshirë historinë e lavdishme të luftëtarëve të lirisë.

Historinë e LANÇ-it duhet t’ua mësojmë brezave të rinj

Në ditën përkujtimore të 79 vjetorit të Betejës së Drashovicës, u kujtuan përpjekjet e partizanëve që luftuan kundër nazistëve gjermanë, u kujtojtuan dëshmorët tanë që ranë në këtë betejë disa ditore në Drashovicën e çetave patriotike, në Drashovicën e luftëtarëve të Luftës së Vlorës 1920, në Drashovicën e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në Drashovicën e “Nderit të Kombit”. Drashovica dhe Lumi i Vlorës kanë një histori me tradita të lashta patriotizmi dhe atdhedashurie, guximi e trimërie, ndershmërie e besnikërie. Këtë ata e kanë treguar në të gjitha periudhat historike, por këto virtyte të larta u shpalosën fuqishëm, sidomos gjatë epopesë së lavdishme të LANÇ-it, duke u shndërruar në qëndresën e fuqishme të kësaj lufte çlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Në betejën e Drashovicës forcat partizane drejtoheshin nga komanda e Zonës së Parë Operative me Islam Radovicka dhe Hysni Kapo. Forcat partizane përbëheshin nga batalionet “Ismail Qemali” dhe “Halin Xhelo”, si dhe batalionet territoriale vullnetare të Shullërit, Rrëzës, Kudhësit, Treblovë, Tragjasit dhe të Drashovicës që numri shkonte në 2.000 luftëtarë, të pajisur me 2 topa malorë, 4 mortaja dhe disa mitraloza të lehtë dhe të rëndë. Ndërsa forcat naziste gjermane kishin përqëndruar në Kotë, në Mavorvë dhe në Drashovicë mbi 1.000 ushtarë gjermanë, artileri të shumtë, si dhe ishin në gatishmëri 2 regjimente të Div. 100 gjerman, të Korpusit XXI të vendosur në Tiranë dhe të Korpusit XXII të vendosur në Janinë, të pajisur me teknikën më moderne të kohës. Përfundimet e betejës për forcat partizane ishin: 23 dëshmorë të rënë në fushën e nderit si Pelivan Jaho, Pilo Muharremi, Duro Fejzo, Fejzo Gjomema, Njazi Selami, Musa Ramo, Sulo Derri, Leven Imo, Sami Mehmeti, Ismet Çakërri, Vasil Puka, Sulo Selmani, Selfo Kajtasllani, Azbi Çino, Sherif Mato, Lilo Harizi, Seit Musini etj., mbi 50 partizanë të plagosur midis tyre Hysni Kapo zëvendëskomisari i Zonës së Parë Operative, Arif Hasko, Mevlan Dervishaj, etj. Ndërsa armiku sipas dokumenteve të tyre, pati mbi 200 të vrarë, të plagosur dhe robër, si dhe mjaft teknik, armatim dhe materiale të ndryshme të kapur nga forcat partizane. Nga kjo betejë forcat partizane liruan mbi 6.000 robër italianë dhe 100 jugosllavë të internuar. Beteja 20 ditore e zhvilluar në Drashovicë-Mavrovë 14 shtator - 4 tetor 1943, është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Duke e përkujtuar këtë betejë me rëndësi të veçantë historike, kryejmë një mision të lartë atdhetar, mbajmë të gjallë epopenë e lavdishme, gjakun e të rënëve dhe sakrificat e mëdha që bëri populli patriot shqiptar, ndërkohë përcjellim mesazhe të rëndësishme për brezin e ri të vendit tonë, për t’u njohur e frymëzuar nga kjo betejë.

Dëshmorët e çdo periudhe historike janë dëshmorë të atdheut

Dëshmorët e çdo periudhe historike, të historisë sonë kombëtare janë dëshmorë të atdheut dhe jo të ngjyrimeve politike, prandaj ata duhet të respektohen dhe të nderohen nga i gjithë populli shqiptar. Po a e meritojnë dëshmorët fyerjet që ju bëjmë çdo ditë, ju kemi prishur simbolet si varreza, lapidarë, pllakata, hequr emra të rrugëve, institucione, përbuzje dhe denigrim? Akoma më keq të falsifikojnë e të denigrojnë LANÇ-in, partizanët e dëshmorët e saj, me qëllim që të rehabilitojnë kolaboracionistët dhe kriminelët e djeshëm dhe që, për çudi, në këtë fushatë janë përfshirë dhe disa institucione shtetërore. Të gjithë bashkë këto simbole të përjetësimit të historisë, t’i ruajmë dhe t’i mirëmbajmë. Rruga e Lumit të Vlorës duhet të shkëlqejë nga këto simbole të trimërisë dhe të heroizmit masiv në betejat dhe luftërat e bërë nga ky popull kreshik dhe fisnik. Tezat e hedhura ditë më parë për të luftuar komunizmin në Shqipëri kanë për qëllim goditjen dhe shkatërrimin e simboleve të LANÇ-it, të luftëtarëve dhe dëshmorëve të saj, por dhe çdo vlerë patriotike të krijuar pas çlirimit të vendit. Në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit luftuan gjithë shqiptarët, nëna e baballarë, vëllezër dhe motra, populli i ndihmoi bijtë e tyre, të afërmit, që të luftonin, pa dallim krahine, ideje, besimi, pa kërkuar asgjë në këmbim të sakrificave që po bënin për çlirimin e Atdheut. Por si kudo në botë, lufta ka edhe tradhtarë, por kjo nuk do të thotë që tradhtarët, janë vetëm në një krah. Nëse marrim një krahë, duhet të marrim dhe përgjegjësi, dhe përgjegjësia më pas kërkon përgjigjen e pyetjes: A u realizua dje dhe sot ëndrra e dëshmorëve dhe heronjve që luftuan për lirinë e atdheut, për një Shqipëri të lirë e demokratike pa dallim feje, krahine dhe ideje? Të gjithë ne së bashku sot ua kemi borxh brezave të rinj, përgjigjen, për të mos u lënë gjemba nëpër këmbë. Nxënësit dhe të rinjve duhet t’ua përshkruajnë me saktësi sakrificat në luftë, në beteja, në aksione, në prita, t’u qartësojmë dëshmorët, të plagosurit dhe partizanët deri në detaje. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë një formim historik të saktë të tyre, larg fjalëve, por bazuar në referenca dhe dokumenta, për një jetë të paqtë të tyre. Kjo betejë na mëson shumë dhe sot pasi të bashkuar mund dhe duhet të fitojmë ndaj fenomeneve të këqija që i kemi nëpër këmbë, bashkë dhe vetëm bashkë do të qëndrojmë në ballë të gjithë frymës përçarëse dhe denigruese të figurave historike kombëtare dhe lokale, për të mos i prekur dhe ofenduar herë pas here si kemi bërë deri më sot. Bashkia Selenicë me kryetarin z. Pëllumb Binaj, ka bërë kujdes të vazhdueshëm në vlerësimin e figurave historike dhe të dëshmorëve, për t’i përjetësuar ata në histori. Populli i bashkisë së Selenicës përkulet me respekt dhe i këndon këngë kësaj beteje historike, përulet para dëshmorëve, nderon veteranët dhe pasardhësit e tyre, si dhe shpreh mirënjohje për organizatën e Dëshmorëve të Atdheut.