BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Gjithmonë ekselent piktori Edi Hila!

Gjithmonë ekselent piktori Edi Hila!

Me emrin e Edi Hilës jam njohur shumë herët, që kur kam qenë një nxënës që aspiroja të merresha me pikturë. Në ato kohë për kushtet që ishin, nuk e di si më ra në dorë një riprodhim i veprës “Mbjellja e pemëve, të cilën e ruajta për një kohë të gjatë, deri sa pashë origjinalin. Mund të them pa ndroje, se për mua ishte një moment i bukur në kujtesë. Ndërkohë që shumë vite më vonë, do kisha fatin ta takoja, sigurisht, pasi ai kishte kaluar një histori të trishtë që vinte si pasojë edhe të veprës “Mbjellja e pemëve” edhe të skenografisë të “Festivalit 11” në RTSH. Pasi kishte përcjell një raport të ri me pikturën, që takon në ato pak orë liri, e nëse do i quanim kështu tendencat, për një modernitet në artin pamor në vitet 1970. Kjo e bëri një artist që do punonte si punëtor në një pulari. Këto janë edhe paradokse të një kohe ekstreme. Këtu ky artist, diti të krijojë disa nga veprat e tij shumë të veçanta, sigurisht pa e treguar dhe ekspozuar këtë gjë në atë kohë. Më vonë duke patur për arsye pune kontakte më të shpeshta, kam kuptuar që Edi Hila, është artisti që ka një personalitet të admirueshëm dhe me koncepte të qarta, për atë që ai kishte marrë përsipër, për të krijuar në artin shqiptar. Ai ka arritur që të avancojë, si një transformues i koncepteve estetike në artin e kohës më të vështirë, por edhe më vonë, deri në këto ditë të aktualitetit. Kur jam shprehur, sigurisht që kam pranuar që është artisti më i mirë në vokacionin e sotëm e pikturës shqiptare. Sigurisht kjo është një gjë e thënë në këtë mënyrë, e kthyer në realistin e vetëm, mbi artin e të cilit mund të kuptosh qartë një potencial të pa përsëritshëm në trendin artistik të kohës. Edi Hila në këtë ekspozitë të plotë, na jep mundësinë të kuptojmë se vepra e tij buron dhe afron ndjesi të tilla, që të rikthehen në formën e një raporti emocional, ku ti ndihesh pjesë e saj, ashtu siç ndikohesh edhe si vëzhgues. Në këtë ekspozitë vjen, nga një rrugëtim i gjatë suksesi ndërkombëtar, që nis në Francë, Gjermani dhe së fundmi në Muzeun e Artit Bashkëkohor të Polonisë. Nga çdo kënd, arti i Edi Hilës është shënues real i vlerës, që nuk ka nevojë të prezantohet bujshëm, por ashtu i konsoliduar, është i qartë mbi të gjitha. Përse ndodh kjo vetëm me këtë art të Hilës? Sepse është një art që është transformuar brenda vetvetes, ashtu si artisti, që nuk nxiton të tjetërsohet, por kërkoi rrugën e transformimit, duke ecur përmes koncepteve të qarta estetike që i beson në artin e rilindjes si fillesë kohore e zhvillimit të konceptit pa mohuar edhe shpartalluar metoda. Ai ka qenë i qartë, analitik dhe është mbështetur mbi baza të forta filozofike dhe estetike.

Nëse ekspozita nis në hyrje të Galerisë me veprën emblematike “Mbjellja e pemëve” (1971) është një kërkim i formës sipas një koncepti, që vërtet figurativizmi, nuk ka ndryshuar, por ndihet aplikues i një forme, ku figurat janë më ekspresive se në natyrë, kjo e fundit të plotëson një moment emocional kaloristik ku ngjyrat e luleve të çelura të pemëve, bëheshin një me figurat e vajzave dhe djemve aksionistë. Pra ishte mënyrë e re e analizës përmes një transformimi në kohën e egër, të cilën donte ta kapërcente. Kjo duket si një sipar, që sipas meje, na afron perceptimin se tek Edi Hila, të ndryshosh nuk do të thotë të humbësh disa veti, karakteristika, koncepte apo personalitetin. Edi, nëse do të huazoja, po një thënie të tij për ish profesorin Danush Jukniu që e ka vlerësuar duke thënë se vetëm ai e din mire, se si bëhet arti në Shqipëri, këtë nëse e kam kuptuar mirë, artistin, nga mënyra si akumulon problematika të artit, është pikërisht kjo, që ai nuk bëri kurrë, sepse atë që realisht nuk donte të bënte, pra kompromisin që shumë kush e bëri me ndërgjegje, jo vetëm në veprën e artit, por dhe konceptit estetik dhe metodikën hyjnore. Prandaj është kurdoherë i qartë vepra e tij, në çdo subjekt apo përmbajtje edhe në ato të pa rëndësishme ka imazhe të forta sociale apo urbane. Nëse do vëzhgojmë me kujdes veprën e tij nuk ka sipërmarrje të mëdha përmbajtjeje, që të prekë sisteme shoqërore, sepse është një art i drejtpërdrejt që analizon botën e rajonit. Jo se ai nuk e sheh mjedisin shoqëror apo natyrën, si moment që duhet ilustruar, që duhet kopjuar, ata e kanë humbur të drejtën përballë telajos së tij. Ajo që bën befasi tek arti i tij, është pikërisht se ai nga gjithçka që e rrethon, mjedisin urban e veprimtarinë njerëzore, është një vëzhgues i thellë ndaj gjithçkaje. Preokupimi tij është raporti i shpirtit me mjedise të ndryshme, qoftë të objekteve arkitektonike, urbane apo shoqërore. Vepra është befasuese, tërheqin vëmendjen me zgjidhje krejt të thjeshta që afrojnë kënde urbane, me metafora virtuale të gjendjes emocionale të artistit. Po përpiqem të them se natyra, simbolikat, kodet tek arti i tij janë krejtësisht të qarta për të, por që akumulohen nga piktori si përqasje vlere. Ato nuk kanë ngarkesë, duken solide dhe pa mbingarkesë kërkimesh, duke e ngjeshur simbolikisht me shumë elemente. Ai është një art i thjeshtë në dukje, por që dominon në intensitet emocional. Ai bën një art që i afron publikut mënyrën më të mire, se si është mjedisi urban ku jetojmë përditë, njerëz të grupeve shoqërore të njeriut shqiptar. Nëse do i shohim veprat e tij, nga përmbajtja apo problematikat, është një art i angazhuar por në një sistemin tjetër, të afruarit e atmosferës së realitetit të Shqipërisë postkomuniste. Këto janë të lidhura në një raport që ka vendosur arti, me fenomenet e jetës në rajonin tonë në një shpërngulje të tyre nga mjediset reale, në ato të përpunimit në një proces krijues, që arti ndërton shpesh raportin e vet. Ky është një art, që në të vërtetë ka si subjekt një përmbajtje të caktuar, por ai shkon disi më tej, të ofrojë momente që na vë më në dukje mjedisin tonë, dhe herë ato na duken sikur i shohim përditë, por që tek vepra e Hilës duket sikur janë paradoks. Pikërisht në ciklin paradoks, veprat kanë një mënyrë të konceptuarit në larminë e objekteve sesi ndërthuren njëra me tjetrën, duke mos pasur lidhje logjike apo estetike. Por që në përballje me syrin tonë ato marrin intensitet, jo vetëm emocional por dhe një forcë që buron nga kërkimet piktorike.

“Monumenti 2005, ku në shtatoren e Isa Boletinit një figurë me peshë për historinë e Shqipërisë, qëndron para një pallati, ndërsa para saj si për gerç janë tezgat e shitësve ambulantë urbanë, ku është treguar me tendencat e veta anti estetike, kjo na krijon sigurisht një paradoks unik. Bunker, pastaj njerëz që pushojnë në plazh gjatë verës së nxehtë në çadra anash detit, ndërsa në breg është një anije që i ndan njerëzit nga deti, pra është një pamje e një realiteti të zymtë, që ka qenë, ka egzistuar në ato vite si paradoks i tranzicionit. Piktura e tij nuk ka shumë ngjyra që të përbëjnë një ansambël koloristik, ku artisti vërtet ndihet në harmoni. Ai ndihet shumë i sigurtë dhe mjaft i qartë pa kërkuar më tej. Piktura e tij ka zgjedhur në mënyrën më të lartë, për të afruar një raport të figurës me sfondin, ata janë në një marrëdhënie shumë të ekuilibruar, madje duken sikur kanë marrëdhënie të pandarë. Ai ka një kujdes në përpunimin e fakturës piktorike, ku krijon moment vërtet befasues dhe intrigues.

Ngjyra thotë Kandiski, vepron mbi një nivel të ulët të ndjeshmërisë shpirtërore, shkakton vetëm efekt sipërfaqësor. Sigurisht në këtë rast artisti ka përzgjedhur formën më efikase për të prekur shpirtin e publikut. Ngjyrat nuk afrohen pranë syrit tonë, por krijojnë një distancë ekuilibrore, brenda një grupimi tonaliteti. Pra piktura e tij të krijon përshtypjen e ngjyrave të përmbajtura por që në brendësi kanë fraktura që krijojnë një dinamikë të brendshme piktorike. Nëse do dallojmë mirë, tek kjo pikturë është kërkimi i formave moderne, që është zgjedhur së pari nga një subjekt, ku përmbajtja mbetet e baraspeshuar. Si larmi, më së pari e kërkimit, formës, si mjeshtër i vërtetë, sepse për të ka rëndësi që marrëdhënia e veprës të ketë si primare, jo dominimin e përmbajtjes ndaj formës, por që të dyja të jenë në një baraspeshë dhe harmoni. Besoj se prandaj piktura e tij, është shpesh shumë e thjeshtë në arkitekturën kompozicionale, ku thyhet çdo rregull klasik, duke krijuar skema që kanë befasi, që të bën të tërhiqesh që në kontaktin e parë. Nëse sheh që pallati me ndërhyrjet vend e pa vend janë pjesë e pandarë e jetës urbane do befasohesha, kur nga poshtë lartë është një lojë tërheqëse, ku fillohet qetësisht për të kaluar kulmin lart, ku Hila, të befason në lartësi, kur mbi variacionin e dinamikës e një pallati, papritur të dalin disa thyerje arkitektonike, që një zot e di si qëndrojnë në shëmtirën e vet. Nëse poshtë, në pikëpamje të formës kërkon të tregojë një moment raporti të një hapësire në thyerje disi anti estetike lartë në një mjedis arkitektonik. Në veprën e tij vjen me një serë reagimesh dhe lëvizjesh, me shumë intensitet të brendshëm. “Nëna” me telekomandë në dorë, është një moment i lartë emocional, ku autori vet e ka përkushtuar si njeriun që e ka aq aftësi duke na e treguar dhe ne që të jemi pjesë e një atmosfere sociale nën problematika me tërë gjendjen e saj. Pra duke evoluar në udhëtim përmes kësaj vepre, padyshim do kuptosh në mbyllje të rrugëtimit tënd se është një tërësi veprash, tërësisht jashtë asaj që jemi mësuar gabimisht të shohim prej vitesh e vitesh në një art të mbyllur në komunizëm dhe pas komunizmit, shpesh në një art të keqkuptuar. Arti i Hilës, është i thellë, është analitik, është stil i lartë unik, është një mënyrë për të kuptuar se si mund të pikturosh pa qenë nevoja të shkatërrosh gjithçka nga udhëtimi yt. Edi është piktor i realizimit paradoksal, është piktor ekselent i kohës moderne, është fat që arti pamor i Shqipërisë ka një artist të përmasave të tilla. Natyrisht duke u ndalur në ekspozitën e tij, unë ndjeva padyshim elegancën e kuratoreve Joanna Mytkoëska, Kathrin Rhomberg, Erzen Shkololli që na bënë të shijojmë artin tonë në një ekspozitë të përmasave të tilla.

*Piktor, kritik arti/ Nga Dr.Abaz HADO