BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Opinion / Editorial

Gjithmonë fajet i mbeten më të dobtit

Gjithmonë fajet i mbeten më të dobtit

Në zonat tona thonë se “ i dobti nuk ka krye asnjëherë”. Thonin kështu, sepse më i madhi, më i fuqishmi nuk e linte atë të qëzonte edhe atë që i kishte dhënë zoti e ligji. Ky raport ndodh vazhdimisht jo vetëm midis dy njerëzve, ku ai më i fuqishmi fizik apo i veshur me pushtet, i tregon grushtin më të dobtit, por edhe midis shteteve. “Shtete e mëdhenj kanë vepruar gjithmonë si gangster,- thotë Stenlej Kabrik, ndërsa shtetet e vogla si prostitutë.” Duhet thënë, se kombi shqiptar ka qenë ndër të paktë vende që e ka mbrojntur me krenari dinjitetin dhe lirinë e tij. Këtë ai e ka treguar gjatë historisë shekullore, duke filluar me mbretërit ilir, Teuta, Agroni, i cili dha jetën në krye të betejës në moshën 90 vjeçare, e vazhdoi me Skëndeërbeun e Ismail Qemalin e deri tek Enver Hoxha. Pavarsisht nga ekstremet politike që pati brenda vendit, Enver Hoxha dinjitetin e kombit shqiptar e mbajti lart për afro 50 vjet. Kurse në ditët tona, në emër të bashkëpunimit e bashkëjetesës, të globalizmit dhe sovranitetit të kufizuar, shtetet e mëdhenj për interesat e tyre gjeopolitike po spekullojnë me pavarsinë e shteteve të vogla. Të vijmë konkretisht tek ngjarjet e dhunshme në Veri të Kosovës. A ka shtet dhe komb në botë që nuk i njeh masakrat çnjerëzore që ka bërë ndër shekuj Serbia ndaj Kosovës. Por edhe tani, që mes sakrificave mbinjerëzore është shpallur shtet i pavaruar, faktori ndërkombëtar po “i bie në qafë “po Kosovës dhe Albin Kurtit. Vërtet Kosova fitoi pavarsinë e saj me ndihmën e SHBA, por kjo nuk do të thotë që fajet e Serbisë t’ia hedhësh në shpinë Kosovës e ta detyrosh atë të shkelë kushtetutën dhe dinjitetin e saj si komb! Kur dihet botërisht se SHBA e bëri Kosovën shtet të të pavarur, atëhere pse nuk e ushtron atë forcë tani ndaj Serbisë që ajo ta njohë pavarsinë e Kosovës ? Kjo është alfa e qëndrimit që duhet mbajtur ndaj Serbisë nga faktori ndërkombëtar, ndryshe të tjerat janë përralla diplomatike. Nuk e kuptoj, se si mund të nënshkruhen marrëveshje midis dy shteteve , gjoja të pavarur, kur njeri nuk e njejh tjetrin si të tillë. Pse sa herë serbomëdhenjtë përpiqen të ndezin konflikte në Ballkan, shtetet e mëdha i vërsulen me kërcënime dhe sanksione Kosovës? Në vend që “t’ia fusin këmbët në një këpucë” Serbisë shoviniste, që kërcënon me bandat neonaziste të Millosheviçit, bëjnë sikur nuk shohin, por nisin nga diplomacirat të cilat ngjajnë si ledha për Serbinë. Të veprosh me këtë tolerancë të tejzgjatur diplomatike ndaj Serbisë, do të thotë ose e ke frikë atë,ose je i paaftë ta sjellësh në shinat e mbarëvajtjes midis kombeve. Pyesim, e drejta e vetvendosjes së kombeve, a është e drejtë legjitime për të gjithë popujt? Atëhere çfar po bën qeveria dhe populli i Kosovës kundër këtij parimi universal, përveçse po mbron shtëpinë e saj, që e ka ndërtuar me gjak e sakrifica madhore. Qëndrimi i faktorit ndërkombëtar , sidomos i SHBA, për sanksione ndaj Kosovës,është si puna e proverbit të ujkut me qingjin, i cili edhe pse ishte nga ana e sipërme e lumit e kërcënonte atë se po i turbullonte ujin. Tani Kosova është shtet ligjor dhe ka Kushtetutën e saj, ndaj askujt nuk i lejohet të fusë hundët në punët e brendshme të saj. Në bazë të Kushtetutës qeveria e Albin Kurtit organizoi dhe zhvilloi zgjedhjet në katër komunat në Veri të Kosovës. Edhe pse pakicat serbe “ kërkuan qiqra në hell”, qeveria kosovare toleroi së tepërmi dhe i shtyri zgjedhjet nga dhjetori në prill, duke dëgjuar “këshillat” e faktorit ndërkombëta, i cili i mështeti dhe i njohu këta zgjedhje si demokratike. Zgjedhjet ishin në përputhje me Kushtetutën kosovare, e pse u kujtua tani bota të mbajë qëndrim oportunist se “nuk është demokratike të zgjidhen kryetyarët e komunave me 2 përqind të votave! Kanë ndodhur edhe në vende të tjera, ku opozita ka bojkutuar zgjedhjet, por ama SHBA i ka njohur ato, sepse ka ruajtur interesat e saj gjeopolitike. Ata që kërkojnë nga Kurti tani që tua lëjë serbëve këto komuna, do të thotë legalizimi i republikës srbksa në Kosovë. Më kot shtetarë e analistë të ndryshëm ,ngaqë e kanë inatin me Albin Kurtin, mundohen ta quajnë atë si antiamerikan! A nuk e kuptojnë këta këta “koka të mëdhaja” të ekuilibrave në Ballkan, sekjo është një manovër e Serbisë për të treguar se Kosova është e saj, dhe një strategji tensioni për të realizuar sipas oreksit të tyre shovinist asociacionin e një republike serbska tjetër në Kosovë. Ta zëmë, se Albin Kurti do tërhiqet dhe do pranojë t’i shtyjë zgjedhjet, dhe përsëri pakica serbe do të bojkotojë, si do të veprojë faktori ndërkombëtar. Përsëri do të akuzojë si fajtore Kosovën, se nuk ia mban të përballet me Serbinë. Opinioni ndërkombëtar e sheh se veprimet e qeverisë dhe të shtetit kosovar janë në përputhje me të drejtë e ndërreprocitetit midis pakicave kombatare, kurse veprimet e serbisë janë veprime të një nacionalizmi shovinist me rrënjë shekullore. Historia gjithmonë ka folur për shovinizëm serb,por asnjëherë për nacionalizëm shqiptar. Kur serbomëdhenjtë kërcënojnë me ushtri një shtet sovran si Kosova, e sulmon egërsisht trupat e KFOR- it, kjo është diçka shumë më e hidhur se “ mospranimi i zgjedhjeve për katër komuna!” Pyesim, nëse do të kishte vepruar kështu si Albin Kurti a ndonjë shtet tjetër , psh Izraeli apo greku, a do të mbante këtë qëndrim prej të forti faktori ndërkombëtar? Me të madhin, me të fuqishmin e me pasanikun bëhet partner kushdo, por e ndershme dhe dinjitoze është kush merr në mbrojtje të voglin, të dobtin të pafuqishmin kur ai ka të drejtë. Qëndrime prej sehirxhiu po mbajnë fuqitë e mëdha edhe ndaj luftës që ka ndezur Rusia cariste në Ukrainë. Ka një vit e ca që Ukraina digjet e derdhet gjak i pafajshëm, kurse bota mjaftohet me konferenca e këshilla diplomatike. E njejta gjë ka ndodhur vazhdimisht edhe me Greqinë. U arrestua Beleri në flangrancë për blerje votash, dhe disa brenda e jasht vendit tmundohen të nxjerrin nga një justifikime prej frikacaku. Askush nuk është për nxitje konfliktesh, askush nuk e dëshiron luftën, por ama jo të voglit t’i hipim mbi shpinë e të madhin ta marrim në krahë. Ligjet shqiptare e dënojnë ashpër shitblerjen e votës. Atëhere përser u dasdhka toleruar një person i tillë, që është shquar vazhdimisht nacionalizëm kriminal ndaj vendit tonë. Së pai duhen dënuar ato antikombëtarë që e kandiduan atë e pastaj Beleri. Synimet shoviniste të Greqisë ndaj vendit tonë kanë të vazhdueshme,por ama udhëheqja e kohës ua pati vënë kufirin tek thana. Për 50 vjet ne nuk patëm dëgjuar se kishte një cështje për kufirin detar me Greqinë, nga na doli tani kjo e duhet bërë prit e hidh nëpër gjykata ndërkombëtare, kur kur Kushtetuta shqiptare e ka përcaktuar një herë e përgjithmonë kufirin e shtetit shqiptar. Le të provojnë shqiptarët të fusin hapin tek pakicat shqiptare në Serbi, apo të ngrenë flamurin shqiptar në Greqi sic bën Beleri, dhe do ta shikojnë “demokratët e paqës” se çfarë mund të ndodhë!. Të gjithë popujt duan qetsinë, paqen dhe zhvillimin ndërreciprok, por ama jo të spekullohet e dajakët të bien gjithmonë mbi popujt e vegjël.