
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

Shkruar nga Skënder Kapiti 4 Tetor 2023

Ai i cili e njeh historinë e Kosovës,përballjet e saj mbi njëmijëvjeçare me barbarët serbë, ai që e din historinë ai e din se serbët janë “trima” vetëm me njerëz të pafajshëm, me gra, fëmijë e pleq dhe vetëm me popull të paarmatosur. Serbët janë trima vetëm kur kanë mbështetjen e të huajve. Serbët njohin dhe ua kane frikën shqiptarëve vetëm nëse shqiptarët janë të armatosur. Serbët kanë ushtruar genocid dhe e kanë pushtuar Kosovën sepse Kosova nuk ka qenë e armatosur,dhe kur serbët i kanë mbështetur Rusia,Franca e Britania, pra Antanta. NATO ndërhyri për clirimin e Kosovës, por NATO nuk e armatosi UÇK-në, dhe asnjë ushtar i NATO-s nuk u vra dhe nuk dha jetën për çlirimin e Kosovës,por u vranë mijra luftëtarë shqiptarë, u viktimizuan mijra e mijra të tjerë, u dëbuan mbi 1 milion shqiptarë Çuditërisht ata që ndihmuan çlirimin e Kosovës, ia imponuan Kosovës çarmatosjen e UÇK-së dhe nuk lejojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe as anëtarësimin e Kosovës në NATO. Nëse NATO do të kishte armatosur shqiptarët e Kosovës, Kosovën do e kishin çliruar vetë shqiptarët NATO dhe Perëndimi duhet ta kishin armatosur UÇK-në siç po e ndihmojnë ushtarakisht sot me armët më moderne Ukrainën. Ja një shkrim i imi i para dy viteve ku unë kërkoja që Kosova të armatoset, shkrim i datës 11 QERSHOR 2021 ME TITULL: “Kosova duhet të armatoset”. Tashmë Kosova është shtet i cili kërkon të anëtarësohet dhe në OKB, edhe në BE, por cila është arsyeja se perse Kosova nuk është akoma anëtare e NATO-s ?!Nuk e di se përse BE nuk ka bërë akoma liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, dhe nuk dihen as arsyet se përse as shtetet anëtare të NATO- nuk e kanë anëtarësuar akoma Kosovën në NATO, pasi NATO dhe UÇK e çliruan Kosovën, dhe NATO dhe BE janë në Kosovë prej 12 Qershorit 1999,pra prej 22 vitesh. Kjo do të thotë se de fakto Kosova është në NATO, dhe i takon NATO-s që ta armatosë ushtrinë e Kosovës me armatim të cilin e ka vetë ushtria e NATO-s. Pra, Kosova duhet të armatoset ashtu si të gjitha shtetet e pavarura dhe sovrane dhe ashtu sikurse edhe shtetet e NATO-s. NATO duhet ta armatosë Kosovën për arsye se Kosova është nën kërcënimin e Serbisë e cila armatoset për ditë me armët më moderne nga Kina e sidomos nga Rusia. Armatosja e Kosovës është e domosdoshme pasi shqiptarët e Kosovës duhet që vetë ta mbrojnë Kosovën së pari, dhe mbështetja e garantimi i NATO-s për sovranitetin e shtetit e Kosovës të kalojë në plan të dytë, ashtu sikurse edhe e kanë këtë të gjitha shtetet, edhe ato anëtare të NATO-s. Kosova duhet të armatoset pasi kjo do t’i tregonte aventurierëve shovinistë të Beogradit se në rast se atyre u gënjehet mendja për të pushtuar Kosovën, lufta tashmë nuk do të bëhet vetëm në Kosovë por edhe në Serbi, dhe nuk kërcënohet vetëm Kosova por një aventurë luftarake serbe do të jetë fatale për vetë Serbinë, pasi sot nuk është koha e shekujve të 19-të dhe as e 20-te , kur Serbia ishte e fortë ushtarakisht përballë shqiptarëve të paarmatosur; nuk jemi sot në kohët e shkuara kur Serbia kishte mbështetje Rusinë dhe gjithë Europën prej ndihmës të të cilave Serbia e mbajti koloni të saj Kosovën një shekull. Sot, Serbia është e dobët politikisht, demokratikisht dhe ka mbi supe krimet dhe genocidin që ka ushtruar mbi shqiptarët. Sot Kosova është shteti i dytë shqiptar, dhe një aventurë serbe kundër Kosovës, përkrah Kosovës do të jenë patjetër e para Shqipëria si dhe SHBA e NATO. Por së pari janë shqiptarët e Kosovës ata që do ta mbrojnë vetë Kosovën , dhe prandaj Kosova duhet të armatoset për t’u mbrojtur. Serbia e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luftosh me shqiptarët e armatosur, sepse e panë serbët se kush janë shqiptarët edhe në përballje me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ashtu sikurse kurrë Serbia nuk arriti që ta nënshtronte Kosovën”. Durrës 11 June 2021 Shënim: Atë se çfarë unë kam porositur vazhdimisht te LIBRI IM “TRIUMFI I KOMBIT” si edhe me këtë shkrim shkruar 2 vite më parë, koha e vërtetoi se armatosja e Kosovës është mëse urgjente dhe e nevojshme. Dhe tjetrën se miq të vërtetë të shqiptarëve dhe të Kosovës janë SHBA dhe Turqia , pasi ato po e mbështesin Kosovën ,e ndihmojnë atë dhe e armatosin si dhe e mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ngjarja e fundit ajo e përballjes së bandave të armatosura terroriste serbe me Policinë e Kosovës, bota e pa aftësinë dhe profesionalizmin e Policisë Kosovës për të siguruar rendin dhe stabilitetin, shtetin dhe territorin përkundër asaj se banditët serbë rrahën dhe plagosën 25 ushtarë të KFOR-it në protestat e tyre të dhunshme. Kosova është e shqiptarëve,dhe shqiptarët japin jetën siç e kanë dhënë gjithmonë për Kosovën. Shqiptarët dhe Kosova janë të përjetshëm, kurse BE-edhe mund të shpërbëhet , e po kështu edhe KFOR-i mund të largohet. Kosovën do e mbrojnë ushtria dhe populli i saj. Të gjithë anëtarët e NATO-s përditë armatosen , e po kështu edhe Serbia është militarizuar , dhe prandaj duhen të armatosen fort edhe Shqipëria, edhe Kosova.
Më të lexuarat


Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje klinike” nuk mund ta dënojë “doktor vdekjen”

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë Kolonjë Kamnik, më e lashta mbi dhé sot Gjuha Shqipe

Demokracia për popullin, apo anarshi për përfaqësuesit e tij

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit
