BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Gjuha e gjuhëve” e përçmuar nga akademikët

“Gjuha e gjuhëve” e përçmuar nga akademikët

Gjuha jonë shqipe na lartëson dhe na bën krenarë, sepse ajo konsiderohet si gjuha e parë në Ballkan dhe më gjerë. Gjuhëtarë dhe albanologë të huaj dhe të vendit kanë arritur në konkluzione shkencore që:- gjuha shqipe është pasardhëse e gjuhës pellazgo-ilire-arbërore, apo siç shprehet albanologu Van Hann si “fosile e gjuhës pellazgjike. “Bota do të humbiste shumë në qoftë se do të humbiste leksiku i saj i vjetër” citon profesor Kabo. Ne shqiptarët kemi në dorë një armë shumë të fortë dhe shumë të rëndësishme, që nuk e kanë të tjerët, që është, gjuha e parë e folur në Ballkan dhe Evropë:- gjuhën shqipe. Ne këtë element të rëndësishme dhe me shumë vlera të kombit tonë duhet jo vetëm ta ruajmë, por ta zhvillojmë dhe ta promovojmë në vend dhe kudo në botë gjithmonë dhe më shumë. Lëvrimi i gjuhës shqipe apo “Gjuha e gjuhëve”, është një çështje kombëtare, është një detyrë imediate për çdo akademik, gjuhëtar, historian dhe çdo njeri që ka sadopak kulturë për gjuhën shqipe. Faik Konica për rëndësinë e gjuhës shqipe do të shprehej: "Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar, ka qenë gjuha." Promovimi i gjuhës shqipe tek ne dhe kudo në botë, si gjuhë e parë dhe si pasardhëse e gjuhës pellazgo- ilire, është një detyrë e domosdoshme, detyruese sot për të gjithë akademikët dhe institucionet përkatëse të saj, pasi gjuha shqipe, “fillesa e çdo gjuhe” siç thotë profesori në mënyrë të trishtueshme: “po fle”. Të gjithë, qysh nga rilindësit dhe më vonë, kanë luftuar dhe sakrifikuar në drejtim të përhapjes së gjuhës shqipe, mësimin e saj, si dhe mbajtjen gjallë dhe transmetimin e saj nga brezi në brez. Por sot kërkohet të promovohet gjuha shqipe në një këndvështrim të ri apo “ Etimologjia e re”, apo e “thellësisë së fjalës”, nën fakte dhe studime të reja shkencore të nisura nga z Petro Zheji. Gjatë viteve të diktaturës shumë gjëra janë shkruar dhe janë thënë gabim, në kundërshtim me të vërtetën shkencore që zbuloi dhe vërtetoi z Petro Zheji, në lidhje vjetërsinë e gjuhës shqipe dhe me fjalë formimin e saj. Dhurata që ai i la shqiptarëve si: “Gjuha e simboleve” apo vepra të tjera fondamentale të njohura tashmë, janë një kontribut i drejtpërdrejtë i tij. Gjuhët ndryshojnë vetëm në sipërfaqe, po në brendësi kemi të bëjmë me të njëjtën gjuhë:-mendonte ai. Por çuditërisht këtij zbulimi shkencor të nisur nuk po i paraprin ajo që duhet ta bëjë këtë gjë, siç është Akademia e Shkencave me akademikët e nderuar të saj me “grada gjenerali” dhe “spaleta”, të cilat i mbajnë padrejtësisht dhe padenjësisht, por vetëm disa gjuhëtarë të apasionuar, njohës të mirë të teorisë shkencore të Petro Zhejit të “algoritmit simbolik” mbi gjuhën shqipe. Gjuha shqipe, kjo gjuhë “ kozmike” “e lartësuar”, që i ka rezistuar mijëvjeçarëve dhe luftës keqdashëse deri në shfarosje, të fqinjëve tanë, na tregon se asnjë akademik i shitur apo i padenjë për vendin që ka, mund ta dëmtojë përkohësisht atë, por kurrsesi nuk mund të eliminojë ekzistencën dhe të vërtetat shkencore të saj. Ajo është sot e përçmuar dhe e braktisur nga akademikët tanë, por jo e përçmuar nga e vërteta historike dhe shkencore, apo nga populli shqiptar, që sot po kupton gjithnjë dhe më shumë mbi gjuhën e tij shumë të vjetër. Faik Konica në Albania më 1897 shprehet: "Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës kombëtare". Çdo njeri në pozicionin e tij nuk mjafton vetëm të jetë i ditur, por ai duhet të ketë edhe frymën dhe ndjenja patriotike. Këtu nuk po bëj fjalë për ndjenja të sëmura nacionaliste dhe për shtrembërime shkencore, por për një të vërtetë shkencore tashmë të provuar nga z Petro Zheji. Por edhe sa kohë do të presim, që akademikët tanë të marrin në dorë situatën dhe të jenë pararoja shkencore, për promovimin e kësaj gjuhe të lashtë dhe të vlerësuar shumë si gjuhë e parë edhe nga të huajt? Por a mund të presë gjuha shqipe sa t'iu mbushet mendja këtyre të paguarve të dyshimtë, deri sa dalin në pension ata? Tani bindem plotësisht me thënien e Faik Konicës në librin “Jeta në Washington” ku citon: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, prandaj renditemi ndër vendet e fundit në Evropë.” Apo një thënie tjetër e tij: "Ruaje zot Shqipërinë nga shqiptarët!" Kam bindjen që këtu Konica e ka fjalën, për ata shqiptarë që e shesin Shqipërinë për interesat e tyre meskine. Ç'janë këta njerëz të përdalë që pengojnë të vërtetat e gjuhës së nënës së tyre? Ju thaftë dora kur kanë shkruar dhe botuar libra gjoja shkencor se, gjuha shqipe nuk është gjuhë e parë, apo që shumë fjalë të shqipes burojnë nga gjuhët e tjera! Të gjithë jemi të irrituar me këta njerëz antishqiptarë dhe dëmtues dhe shtrembërues të vërtetave shkencore mbi gjuhën shqipe. Ky institucion gjoja “shkencor” ka kohë që nuk po merret me punët shkencore të tijat, por merret vetëm me hallin e madh që e ka zënë, se kush do të jetë kryetari i saj! Edhe shumë gjuhëtarë të vjetër, me shumë përvojë në lëmin e gjuhësisë merren akoma edhe ndoshta me të drejtë me drejtshkrimin dhe rregullat gramatikore të gjuhës shqipe, apo me strukturimin e saj nëpër shkolla, por është për tu çuditur se ata nuk merren fare me metodën e re shkencore të “simboleve” të z Petro Zheji. Këta gjuhëtarë të nderuar, mund të japin kontributin e tyre të madh, në futjen në tekstet shkollore dhe në institucione të tjera, studimin e kësaj metode të re shkencore, të përçmuar padrejtësisht dhe qëllimisht deri më sot.

 Nga Stiljan DEDJA