BREAKING NEWS

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret LSI-në: Meta nuk do ketë kohë për...

Analisti i njohur plas 'bombën', tregon çfarë e pret
x
BREAKING NEWS

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillimet e reja: Nuk janë kaq të qetë sa duken!

“Meta-Kryemadhi po luajnë lojën”, Fatos Klosi del me
x
BREAKING NEWS

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në histori që do të përjetojë Evropa, ja dy planet e frikshme që po përgatit Putin, Zelensky alarmon botën

Rreziku i një katastrofe bërthamore dhe kriza më e madhe në
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës, rruga Kardhiq-Delvinë aferë e pastër korruptive

Spartak Braho: Balluku pjesë e oligarkisë politike të Ramës,
x
BREAKING NEWS

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit
x
BREAKING NEWS

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron politikanët: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Priten valë arrestimesh? Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x

Opinion / Editorial

Gjuha e pavend e Edi Ramës kundër Bullgarisë

Gjuha e pavend e Edi Ramës kundër Bullgarisë

Krejtësisht e pavend gjuha e Edi Ramës kundër Bullgarisë.

Sillet më meqedonas se maqedonasit, pa ia kërkuar askush.

Bullgaria nuk e ka marrë peng Shqipërinë.

Bullgarët i kanë vënë veto Shkupit, sado e padrejtë të jetë kjo veto.

BE, po të donte, do t'i hapte negociatat me Shqipërinë dhe do të priste derisa të zgjidhet ngatërresa bullgaro-maqedonase.

Por në BE nuk ka disponim për ta favorizuar Shqipërinë.

Arsyet për këtë nuk janë vetëm në BE, por edhe te gjendja e demokracisë në Shqipëri (gjendje e mjerueshme), te reforma për drejtësi që shpesh është vetëm fasadë, te mosndëshkimi i bartësve të korrupsionit, te oligarkizimi i ekonomisë, te ndarja e resurseve shtetërore mes ortakëve të pushtetit, te kontrolli i mediave, te mungesa e etikës dhe përgjegjësisë publike.

Polemikat toksike ndaj Bullgarisë nga ana shqiptare janë kontraproduktive.

Sidomos në historinë më të re Bullgaria ka mbajtur qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës, jo vetëm me pranimin e pavarësisë, por edhe me përkrahjen e Kosovës në forume ndërkombëtare.

Në qershor 2009 Bullgaria e hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të ekstraduar ish-kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku.

Ai ishte arrestuar shkurt në Bullgari në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lansuar nga Serbia.

Në të kaluarën edhe Shqipëria ka marrë mjaft përkrahje nga Bullgaria - si në rrugën e integrimeve europiane, ashtu edhe në procesin e hyrjes në NATO.

Konflikti i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut u përket këtyre dy vendeve, jo Shqipërisë.

Shqipëria ka detyra të tjera. Meqë ato detyra nuk i ka plotësuar dhe s'po arrin ta zbus skepticizmin në Europën Perëndimore, rruga më e lehtë është polemika kundër Bullgarisë.