Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjuha shqipe dhe Europa budallaqe

Postuar: 23/03/2019 - 07:17

Dihet tashmë botërisht që gjuha shqipe apo ajo e pellazgëve të vjetër, është gjuha e parë në Europë dhe besoj edhe gjuha më e vjetër në botë. Kjo është e gjithëpranuar nga të gjithë gjuhëtarët, historianët shqiptarë si dhe nga albanologë të huaj dhe të vendit. Gjuha shqipe është një pasuri kombëtare dhe europiane, dhe arma më e fortë e shqiptarëve në promovimin e tyre si kombi më i vjetër në Europë. Por, si është e mundur që europianët po tregohen indiferente dhe neglizhentë, ndaj gjuhës shqipe që është baza dhe fillimi i gjuhës së tyre që ato përdorin sot? Si është e mundur që ata të tregohen indiferentë ndaj fillesës mbi të cilin është ndërtuar ngrehina e gjuhës së tyre? A është kjo një injorancë, apo një pakujdesi dhe mungesë serioziteti nga ana e tyre? Të neglizhosh këtë gjë do të thotë të neglizhosh fillimet dhe burimin tënd gjuhësor dhe kulturor. Përse europianët janë të pavendosur, duke pranuar origjinën indoeuropiane të gjuhës së tyre? Europës dikur i kishin vënë epitetin si: “Europa plakë”, ndoshta për vjetërsinë e kontinentit si dhe për dinakëritë dhe pjekurinë e saj. Por sot, si t’ia vëmë emrin Europës: “Plakë apo Europa budallaqe”?

Përse gjuhëtarët dhe historianët europianë nuk mbajnë një qëndrim të prerë shkencor, ku të deklarohen hapur për origjinën e tyre pellazgjike, dhe të mos lejojnë vendet e tjera ballkanike të pretendojnë me pa të drejtë për vjetërsinë e gjuhës së tyre mbi atë shqipe? Si është e mundur që vendin që ka folur gjuhën e parë në Europë e diskutojë dhe stër diskutojnë për ta futur në BE!? Si është e mundur që Fleckenstein, një autoritet europian bën pyetjen prej adoleshenti kur pyet që: “Çfarë fiton Europa nqs pranon Shqipërinë në BE ?Ky njeri nuk do t’ia dijë aspak për identitetin dhe origjinën e vet kulturore dhe historike. Çfarë do ti transmetojë ky zotëri Shqipërisë, nqs ai nuk përfill identitetin e vet kulturor dhe historik, me çfarë morali do ta bëjë këtë gjë? Europianët po tregojnë sot gjithnjë dhe më shumë që nuk janë elastikë në veprimet dhe vendimet që ata marrin. Nga studimet e bëra rezulton që mentaliteti antropologjik i europianëve ndryshon nga ai amerikanëve dhe europianët rezultojnë më të prapambetur në ekonomi besoj edhe në fusha të tjera. Europa do të ishte e mangët shumë nqs se nuk vlerësohet siç duhet gjuha shqipe, si gjuhë e parë në Europë dhe një gjuhë e origjinës së tyre. Europianët sot janë me identitet kulturor, gjuhësor dhe historik burimor të rremë, dhe kjo është një gjë shumë e rëndë për ta, pasi të mos njohësh fillimet nga ka lindur gjuha dhe historia jote është një mangësi dhe një difekt shumë i madh për ta. Kultura e antikitetit Grek dhe Romak është një kulturë shumë e mëvonshme se kultura pellazgjike. Europa nuk ka një organizëm të zhdërvjelltë dhe efikas për të qenë efektive në çdo gjë. Por ky problem ka ngecur edhe tek ne në Shqipëri.

Sot vëmendja jonë duhet të përqendrohet te gjëja më e rëndësishme për ne që na promovon në Europë dhe në botë, te pasuria jonë kombëtare dhe europiane që është gjuha jonë shqipe, apo gjuha e pellazgëve të vjetër. Të gjithë politikanët tanë merren me çdo gjë, por nuk merren vetëm me atë problem që fisnikëron dhe lartëson kombin tonë me gjuhën shqipe. Edhe shkrimtari ynë madh Ismail Kadare e cilëson gjuhën shqipe si ndër gjuhët më të vjetra të Europës, si dhe cilëson se ajo është ndër dhjetë gjuhët më të vjetra në Europë dhe nuk thotë atë që e kanë thënë edhe historianë të huaj që, gjuha shqipe nuk është ndër dhjet gjuhët më të vjetra në Europë, por është gjuha e parë në Europë, shqipja është gjuha e pellazgëve të vjetër është gjuha e fëshfërimave është konservimi i gjuhës së vjetër pellazge. Si është e mundur që shkrimtari ynë i madh nuk përmend z. Petro Zhejin si shkencëtarin dhe filozofin e gjuhës sonë shqipe. Fjala apo prononcimi i z. Kadare në lidhje Petro Zhejin ka ndikim të madh tek të gjithë, tek akademikët, qeveritarët, politikanët etj. Mendoj që difekti ynë në mos promovimin siç duhet të gjuhës shqipe si gjuhë e parë në Europë besoj se ka çaluar edhe tek ambasadorët tanë jashtë shtetit, të cilët mund të jepnin kontributin e tyre modest në këtë drejtim. Ish ambasadorët tanë, që sot na mburren nëpër televizione dhe flasin si partiakë, nuk kanë punuar aspak në këtë drejtim. Por kam bindjen se ata nuk kanë punuar siç duhet edhe në punët e tjera të shtetit, por vetë kanë transmetuar politikën servile të shtetit ndaj vendeve të tjera. Ambasadorët janë një mundësi e mirë për përhapjen dhe promovimin e gjuhës shqipe nëpër botë. Deri tani ata nuk e kanë bërë këtë punë, pasi janë njerëz që nuk kanë kulturën dhe njohurin e duhur në lëmin e gjuhës shqipe, por kanë qenë dhe janë shumica njerëz partiakë, dhe pa horizontin e duhur në fushën e gjuhës shqipe. Përse ata kanë qenë inferiorë ndaj vendeve ku ato janë, dhe kanë qenë ndërkohë kur duhet të ishin ambasadorë që përfaqësonin gjuhën më të vjetër dhe identitetin kulturor dhe historik të vendeve të tyre. Ata mund të organizojnë takime apo konferenca me personalitete të vendeve ku ata punojnë, duke rakorduar këto takime dhe njëkohësisht, duke ftuar për referim gjuhëtarë apo historianë të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Këtë gjë ata mund ta bëjnë edhe gjatë takimeve në konferencave, apo bisedave private me personalitete të vendeve të ndryshme ku ata do të mund t’u flasin, apo bisedojnë me pjesëmarrësit për gjuhën shqipe dhe për vjetërsinë e saj. Është detyrë imediate e qeverisë, që në këto poste shumë të rëndësishme për shtetin tonë, të caktojë njerëz me reputacion dhe me një kulturë të gjerë në të gjitha fushat sidomos atë të gjuhës shqipe. Gjithashtu sot ka edhe gazetarë dhe hulumtues shqiptarë në Bruksel apo korrespondentë të televizioneve, që në vend që të japin vetëm të këqijat e Shqipërisë, të promovojnë gjuhën shqipe në Europë dhe në botë. Sot për promovimin e gjuhës shqipe po punojnë me dinjitet dhe vendosmëri disa gjuhëtarë dhe historianë të talentuar, të cilët akoma nuk po mbështeten nga akademia dhe nga shteti ynë shqiptar. Besoj që nuk do të jetë e largët dita kur gjuha jonë e bukur dhe e vjetër shqipe do të vendoset në qendër të identitetit kulturor dhe gjuhësor të Europës sonë të vonuar.

Nga Stiljan DEDJA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:28

Në të gjitha qeniet e gjalla, ku sipas ligjeve të natyrës ato lindin, rriten, zhvillohen, plaken dhe në fund vdesin, edhe te njeriu ndeshen këto procese, ku padyshim një vend me rëndësi zë edhe plakja.

Postuar: 24/04/2019 - 07:24

Tashmë të shkatërruar nga dështimet politike dhe nga rruga anti demokratike e braktisjes së vendi

Postuar: 24/04/2019 - 07:21

Kontrolli i Lartë i Shtetit, krahas idesë së ndalimit të përkohshëm të koncesioneve dhe partnerit

Postuar: 23/04/2019 - 07:26

Dihet fare mirë se ditëlindja e Heroit tonë kombëtar ka qenë më 23 Prill 1405.

Postuar: 23/04/2019 - 07:24

Çdo ditë e më shumë, opozita po u afrohet armëve për të shpëtuar nga krimet e vjedhjet që i ka bë

Postuar: 23/04/2019 - 07:23

Ditët e fundit mes lokalëve të Shkodrës dhe shtetit, nisi një polemikë mbi largimin e "DAR&q

Postuar: 23/04/2019 - 07:21

Lëvizjet e hazdisura të opozitës së vjetër, i ngjajnë filozofisë "kultiste" që adhurojn