
Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi


Populli rus është një popull paqësor, që nuk e dëshiron luftën dhe agresionin. Ai nuk është pajtuar dhe nuk e aprovon këtë luftë brutale, që po zhvillohet sot nga qeveria dhe presidenti i tij, ndaj popullit të pafajshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës. Ai vëren me keqardhje bombardimet, vrasjet,që po bën ushtria kukull e Putinit, duke masakruar gra dhe fëmijë Ukrainas. Populli i thjeshtë Rus ka treguar qysh herët, që është një popull luftarak dhe nuk i duron dot qeveritë, që e shtypin vetë atë. Edhe opozita Ruse dhe populli i ndershëm Rus e di shumë mirë, se ata po shkelin të drejtat dhe sovranitetin e një populli fqinjë vëlla. Si pasojë ata vetë po dhunohen dhe burgosen çdo ditë nga regjimi policor i Putinit. Populli Rus duke si i verbuar nga propaganda e Putinit se- gjoja po shkelen të drejtat e rusëve në Ukrainë dhe akoma nuk po reagon siç duhet. Populli rus nuk mund të aprovojë vrasësit, pamvarësisht nëse ai është presidenti apo qeveria e tij.Ai nuk mund të pushtohet nga “Sindroma e Stokholmit”.Rusët duket që ndihen fajtor me atë se çfar po bën qeveria e tij. Disa njerëz të rëndësishëm në Rusi si dhe ata të medias kanë reaguar duke shprehur indinjatën e tyre për këtë luftë vrastare. Sipas Reuters:-gazetari Rus dhe laureati i Nobelit për Paqen Dimitry Muratov po nxjerr në ankand medaljen e tij “Nobel” për refugjatët e ukrainës. Ai deklaron se:” gjithnjë dhe më pak njerëz po mbështesin fushatën ushtarake të Moskës”. Gazetarja Ruse Marina Ovsyannikova redaktore në Chanal-1 deklaroi se:” Ndjehem e turpëruar ,që kam përhapur propogandën e Putinit në televizionin shtetëror”.Vërehen ushtarë të shumtë Rus, që refuzojnë të shkojnë të luftojnë në Ukrainë. Është e çuditëshme, se sot ai nuk po reagon si përherë dhe nuk po i kundërvihet këtij presidenti, që po derdh gjakun e pafajshëm të popullit të tij dhe atij Ukrainas, në një luftë të padrejtë të udhëhequr nga çmenduritë e tij. Propaganda e Putinit kërkon të justifikojë këtë agresion me mashtrime të pabesueshme. Sipas zëdhënses së jashtme Ruse Maria Zakharova :” Qëllimi i operacionit ushtarak të Rusisë në Donbas , është mbrojtja e popullsisë civile, e cila për gjatë tetë vite i është nënshtruar poshtërimeve dhe gjenocidit të ushtruar nga ana e regjimit të Kievit. Një detyrë tjetër e oracionit është të sjellë regjimin marionetë përpara përgjegjësisë, për krimet e kryera gjatë këtyre viteve kundër civilëve, përfshirë qytetarët e federatës Ruse, si dhe të realizojë demilitarizimin e denazifikimin e Ukrainës”. Edhe preteksti se gjoja : po na vjen NATO në kufijtë tanë, nuk qëndron, pasi NATO nuk është një aleancë agresive pushtuese, por një aleancë ushtarake, që bazohet në kontributin e saj për vendosjen e paqes dhe demokracisë së saj në të gjitha vendet e botës. Populli Rus është krenar për historinë e tij. Ai ka mbajtur peshën kryesore dhe ka dhënë kontribut kryesor në luftë kundër nazizmit gjerman gjatë kohës së Hitlerit, por më vonë pas luftës së dytë botë u kthye ne një vend agresor dhe pushtues ndaj vendeve të veta fqinje. Në luftë e dytë botërore u vranë 19.600.000 njerëz apo 13.77 % e popullsisë së asaj kohe, nga këto 6000.000 milion civilë dhe pjesa tjetër ushtarë. Më 1905 rusët kryen revolucionin kundër Car Nikolas i II. Dhe në tetor 1917 shpërtheu revolucioni Rus për shkaqe politike ekonomike dhe sociale. Dihet që Cari në këtë kohë kishte grumbulluar rreth vetes dhe të afërme të tij të gjitha pushtet siç po bën Putini sot.Si kryeqytet ishte Shën Petersburgu ku demostratat u shtypën me dhunë dhe bile një e dielë u quajt :” E diela e përgjakshme”.Kuptohet që Putini ka mentalitetin pushtues të Carit të parë të Rusisë, “Ivanit të Tmershëm” më 1547,i cili krijoi një qeveri të varur nga qendra. Populli Rus dhe shumë drejtues të lartë në rusi e kanë kuptuar, që kjo luftë e padrejtë dhe absurde e Putinit ndaj Ukrainës po i çon ata në një qorrsokak, duke i izoluar nga e gjithë bota dhe po i dëmton ata shumë ekonomikisht. Kjo që po ndodh është një moment i rrezikshëm për Evropën dhe për të gjithë vendet demokratike në botë . Ata janë kthyer në aleat të Ukrainës dhe po kontribuojnë edhe me ndihmë ekonomike dhe armatime këtë vend paqedashës. Europa ka vendosur që dalngadalë të shkëputet nga gazi rus Gazprom si dhe nga nafta ruse. Një bllokadë po i bëhet rusisë edhe me grurin e saj, ku të gjithë vendet europiane po shohin mundësinë e gjetjes së burimeve të tjera të furnizimit. Shumë banka ruse janë bllokuar në zhvillimin e aktivitetit financiar dhe nuk kanë më akses në veprimtarin e tyre financiare nëpër botë.Disa vende të fuqishme botërore si: Amerika, Gjermania, Franca, Anglia, Kanadaja, tashmë janë aleatë me Ukrainën në këtë luftë shkatrimtare . Vetëm vendet diktatoriale si: Kina me Indinë po mbështesin këtë agresion Rus ndaj një vendi fqinjë dhe demokratik ,ndërsa Beogradi po mban një qëndrim asnjanës. Rusia sot është kthyer në një rrezik për tërë botën, pasi kërkon të ndryshojë balancat dhe të jetë ajo bashkë me Kinën shtete, që duhet të drejtojnë botën. Ajo ka kërcënuar pothuajse tashmë të gjithë vendet e Europës se:”Do ti godasë me raketat e saj bërthamore dhe se do ti bëjë ato shkrumb e hi”. Ai ka kuptuar që ideologjia e Putinit është një ideologji fashiste dhe vrastare. Humbja e Ukrainës është një humbje e të gjithë forcave demokratike në botë si dhe një humbje për vetë popullin Rus, që i është nënshtruar këtij diktatori dhe shtypësi të popullit të tij dhe popujve të tjerë. Sanksionet e perëndimit po gjymtojnë dhe rrënojnë ekonomin e rrënuar të Rusisë. Ushtarë që nuk ndjehen të motivuar. Populli Rus nuk e do dhe nuk e përkrah këtë luftë. Populli Rus nuk po ngrihet në revoltë. Duket si i pazoti për tu ngritur, ai ka ulur kokën i turpëruar. Putini e kontrollon deri në detaje situatën e kundërshtarit. Rusët në të gjithë botën po i bashkohen protestave kundër luftës në Ukrainë. Veprimet e gabuara të rusisë kanë sjellë shtimin e anëtarëve të NATO-s dhe të BE. Kryeministria finlandeze deklaron se:” Nuk pajtohet me logjiken Ruse të luftës ne Europë”.Populli Ukrainas me trimërinë dhe atdhedashurinë e tij po frymëzon gjithë botën. SHBA, Mbretëria e Bashkuar , Bashkimi Europian , Japonia, Kanadaja, kanë përjashtuar nga sistemi i pagesave ndërbankare, SIFT dhe kanë vendosur masa kufizuese ndaj bankës qendrore Ruse, sanksione financiare, dhe kontroll të rreptë të eksportit ,si dhe sanksione ndaj vetë Putinit dhe oligarkëve të tjerë Rus. Kjo luftë ka bashkuar perëndimin dhe dobësuar Rusinë. Këto veprime duan të pengojë Rusinë për të financuar ushtrinë e tij. Ata po furnizojnë me armë dhe para Ukrainën. Populli Rus duhet të zgjohet nga gjumi dhe me dhunë siç ka përmbysur Carët e vjetër të rusisë të përmbysë dhe këtë Car të ri, i cili po merr nëpër këmbë të drejtat dhe dinjitetin e popullit të tij.
Më të lexuarat


Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike

Dritani...Bejleri... Greqia,...Haga dhe ne bythë shqyerit tanë të Evropës!

Dita Ndërkombëtare e Paqes ose Lutjes për Paqe

A duhet të ketë diferenca në rritjen e pensioneve?

Greqia mund të shpallë Ligjin e Luftës për herë të dytë

Përse bëhet i nevojshëm, futja e dy programeve të reja edukimi në shkolla?

Përse nuk e gjykon gjykata greke Belerin?

A nevojiten shkollat e riedukimit në sistemin tonë arsimor?

Përse politika kosovare dhe Shqiptare po bien pre e përçarjes?
