Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjysmë shteti ynë prish një godinë dhe ngre flamujt e fitores

Postuar: 22/08/2019 - 07:15

Tashmë, si për të na mbushur mendjen se hale - klasa politike është krejt e hallakatur, ky gjysmë shteti ynë nuk lë gjë pa bërë që të na mbushë mendjen se po korr fitore të njëpasnjëshme. Dje në vend të mirëmëngjesit të gjitha stacionet televizive na uronin ditë të mbarë, duke transmetuar prishjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës. Punonte pa ndërprerje matrapiku, nën vëzhgimin e forcave të policisë, po edhe të shqiptarëve nga veriu dhe jugu. Dukej sikur ky gjysmë shteti ynë donte të na thoshte ne shqiptarëve të shkretë e të varfër, të mbetur ende pa ikur diku: E shikoni çfarë e gjen kush nuk zbaton ligjin? E gjen siç e gjeti Mihalin. Kështu me matrapik po instalojmë anekënd shtetin e vërtetë. Edhe pse ende na ironizoni se, është vetëm gjysmë shtet. Zhurma e matrapikut i ngjante një melodie të bezdisshme. Dhe po zgjaste shumë. Kujt i duhej ajo zhurmë që në mëngjes? Ndërtesa e Mihalit aty kishte qenë prej vitesh. Ishte ndërtim pa leje. Dhe nën mbrojtjen e dikujt u kishte sjellë edhe shqetësime pushuesve. Po deri tani, Mihali ishte nën mbrojtje të hekurt. Ishte kjo mbrojtje që atij i kishte dhënë zemër të kërcënonte edhe mysafirë të largët e parallinj të mëdhenj. Dhe politikanët tanë lapangjozë për para bëjnë namin. Dhe flakën edhe Mihalin. Në burg, po, por edhe ndërtesën ia shemben menjëherë. Mirë more, shtetarë! Ndërtesa ishte ndërtim pa leje edhe më parë, edhe vjet e parvjet, kur Mihali grindej e rrihte pushues albanezë. Po kjo pse nuk u bëri përshtypje e t’ia prishnit vjet, apo parvjet? Aq më tepër që kishte zënë jo 1 apo 2 metra, por plot mbi 2000 metra tokë. Bile edhe bregdet, ku lejonte të rreziteshin, vetëm ata që e paguanin. Prishja e godinës së Mihalit tregon vetëm moralin me plot cene të klasës sonë politike. Që gjithçka përpiqet ta kthejë në favorin e saj. Bile edhe humbjet. Se çfarë u ndodhi turistëve spanjollë të gjithë e pamë të filmuar. Një filmim që evidenton problemet e mëdha që ende na shoqërojnë në zhvillimin tonë. Gjithsesi, godina e  Mihalitorëve, ndërsa vetë Mihali vazhdon të shijojë dhomën e burgut. Vetëm gjysmë shteti ynë nuk ka pse t’u bjerë fanfarave të fitores. Përkundrazi, nga këtu duhet të nisë analiza sepse gjithë ai ndërtim pa leje dhe nën hundën e gjithë qeveritarëve kishte mundur të mbijetonte për vite me radhë. Kryesorja: është i vetmi, apo ai ndërtim ka si vëllezër edhe qindra të tjerë të shtrirë anekënd Shqipërisë? Është kjo arsyeja që valëvitjet e flamujve të fitores  është e kotë të evidentohen. Më tepër prishja e godinës së Mihalit, evidentoi se, kemi tamam një gjysmë shtet që në jo pak raste është vetëm në shërbim të oligarkisë. Se po të mos ishte ngjarja me biznesmenin spanjoll, Mihali do të vazhdonte të punonte sipas midesë së tij edhe për vite me radhë. Ashtu siç kemi edhe plot Mihalë të tjerë në të gjitha anët e Shqipërisë, që janë vënë nën mbrojtjen e hale – politikës dhe oligarkisë. Ngjarja me Mihalin kërkon një analizë të thellë për çfarë po ndodh në këtë Shqipërinë tonë, ku “tokë e zanun” është shtrirë kudo. Ndërsa indiferentizmi për zgjidhjen e të tilla problemeve është më shumë se evident dhe shkaktar i shumë grindjeve mes banorëve. Është kjo arsyeja pse transmetimi thuajse nga gjithë televizionet i shembjes së godinës së Mihalit ngjalli çudi te shqiptarët, të cilët e dinë mirë se çfarë po ndodh në këtë vend të zaptuar nga një grup oligarkësh politikë. Ndoshta edhe ky transmetim kishte për qëllim t’u vinte atyre në ndihmë. Sepse Mihali është vetëm fundi i kavallit. Mihalët e tjerë që kanë zaptuar partitë politike janë Mihalët e vërtetë. Do të kënaqeshim kur ky gjysmë shteti ynë të niste të shembte godinat e tyre. Vetëm atëherë mund t’i thoshim: po ky është shteti i vërtetë. Pasi deri tani, vlerësimin se është gjysmë shtet e ka të tepërt. Ndërsa ngritja e flamujve të fitores dje ishte për të qeshur e për të qarë.  

 Nga Riza Hoxha

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 07:16

Po ikin mjekët, inxhinierët, mësuesit…, po ikin të gjithë. Shqipëria po zbrazet nga truri. Aq sa për këtë konkurrojmë Afrikën. Po edhe nga forca e krahut. Të gjithë po ikin.

Postuar: 18/09/2019 - 07:14

Në Shkodër, Lulzim Basha nuk ju përgjigjej dot gazetarëve "se nga do të vinte zgjidhja e kri

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet so

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa

Postuar: 17/09/2019 - 07:12

Ka kohë që flitet për krisje të marrëdhënieve midis presidentit Meta dhe liderit të selisë blu, B

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që