Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Oligarki, elita të korruptuara, kriza, probleme sociale, - terma që i hasim çdo ditë në media. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë u shpresua për një zhvillim më të madh të gjithanshëm, për përafrim të standardeve midis Perëndimit dhe Lindjes. Por në fakt ndodhi krejt e kundërta. Vendet e Perëndimit nuk janë bërë më të pasura, kanë rënë në stanjacion, kurse ato të Lindjes nuk janë më të varfra, por shumë më të pasigurta. Në foshnjërinë e tyre janë përfshirë në situatat e krizave ciklike të kapitalizmit. Në mungesë të përvojës priren nga imitimi dhe përvetësimi i historisë së të shkuarës. Kapitalizmi i egër, pistoletier, ku ndeshen kapot dhe klanet për çdo pronësi dhe çdo cent nën hundën e publikut, dhe Imperializmi që pas bumit të madh ekonomik ka kaluar në dekadencë dhe për të shpëtuar nga problemet ka shpikur Globalizmin. “Vëllai i madh”, edhe pse hiqet se nuk e mbështet në aparencë, e toleron sjelljen e “Vëllait të vogël”, mbyll një sy dhe një vesh kur i duhet, sepse i kujton të shkuarën dhe e di se kjo është rruga e rritjes. Gjithë meraku i tyre është që publiku të mos trembet deri në atë pikë sa të krijojë kaos dhe të vërë në dyshim institucionet, rendin dhe sigurinë. Duhet ruajtur një minimum lirish dhe të drejtash, një lloj kohezioni me Kushtetutën për ta pasur gjendjen nën kontroll. Të mëdhenjtë ishin dhe do jenë të mëdhenj, në tavolinën e parë, kurse të vegjlit ishin të vegjël do mbeten të tillë dhe me gjasë disa do bëhen edhe më të vegjël. Lufta për dominim dhe rindarje të botës kërkon rishpërndarje të re të forcave. Të mëdhenjtë disponojnë bankat, pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, janë aksioner të trusteve që kërkojnë kontroll të tregjeve dhe kapitaleve. Kanë krijuar një sërë organizmash financiare, ushtarake, etj, të cilat me pretekstin e ndihmës dhe solidaritetit e shtrijnë kontrollin në çdo kënd të globit. Në këtë “klub” të mëdhenjtë kanë patentën dhe markën e prodhimit, kurse të vegjlit, vasalët, për të qenë anëtarë duhet të përmbushin një sërë detyrimesh. Mund të zgjidhni të bëheni me Xhaxha Semin ose me Babushkën me Slitë, por rregullat e lojës janë po ato. Oligarkia projektohet në rrafshin vertikal, ka hierarki, kurse publiku në rrafshin horizontal, ku dallimi më së shumti nuk është në terma pasurie, por fetar, etnish, nacionalitetesh dhe nuk krijojnë dot kohezion. Në kulmin e liberalizmit dhe zhvillimit teknologjik, kur flitet për pushtimin e kozmosit, muret dhe kufijtë mes shteteve janë bërë më të pakapërcyeshëm. Ndarjet klasore ideologjike, Ne dhe Ata, kanë ndryshuar përmbajtjen në të Pasur dhe të Varfër. Klasa e mesme është relike e së shkuarës. Nuk ka më ideale, kauza të mëdha, tabu, por vetëm pragmatizëm, modele shtampa, imitime, ku i miri shihet si kavie dhe i keqi i domosdoshëm. Është vënë në pikëpyetje familja, qeliza e shoqërisë dhe në plan të parë ka dalë bashkëjetesa pa dallim gjinie. Konflikti midis brezave është agravuar si kurrë më parë, gjer në absurditet, në luftë brenda llojit për ekzistencë. Në kohën kur individi po ndjehet gjithmonë e më i vetmuar, është shtuar sugjestioni, virtualiteti, “arratisja nga liria”…
Nga Luan KURTI