BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Goditjet atomike, aksidentet atomike dhe Covid-19

Goditjet atomike, aksidentet atomike dhe Covid-19

Çështja “Hiroshima-Nagasaki” edhe në ditë tona ka shkaktarë, fajtorë, viktima të pafajshme, njëherësh pendesë dhe reflektime të ndjera. Populli japonez dhe drejtuesit e tij përkujtojnë masakrën e pashembullt sa me pendesë po aq edhe me dhembje e respekt për viktimat e pafajshme. Drejtuesit e botës demokratike i referohen historisë duke nxjerrë përfundime nga e kaluara, e cila në disa raste nuk është as e këndshme, por as edhe aq e motivuar plotësisht politikisht, por e imponuar në rrethana krejt specifike. Fatkeqësisht viktima të pafajshme ka patur në të pastajmen, ashtu sikurse gjysma e parë e vitit 2020 po shënjon viktima në përmasa krejtësisht të pajustifikuara, të pamotivuara dhe të papranueshme nga koshienca njerëzore.

Analiza për gjakderdhjen në Hiroshima-Nagasaki përcakton shkaktarë treshen Gjermani, Itali dhe Japoni, të cilat për të realizuar rindarjen territoriale të globit në plotësim të interesave të tyre, ndërmorën veprimeve ushtarake në 40 shtete në të tre kontinentet më të banuara Europë, Azi e Afrikë. Kur numri i viktimave, sidomos i atyre tërësisht të pafajshme, të papërfshira në formacione dhe veprimtari ushtarake, të paarmatosur dhe pa uniformë, po kalonte 50 milionët, dhe kur të mirat materiale të prodhuara ndër shekuj si dhe vlerat kulturore e shpirtërore të trashëguara nga thellësia e historisë dhe të krijuara nga mendjet e ndritura të popujve të globit, po shkatërroheshin pa mëshirë, nga tre drejtuesit e Koalicionit Antifashist Botëror (SHBA + ish-BS +Anglia) u gjykua se “tmerrit të pafund” global duhej dhënë një “fund i tmerrshëm” rajonal. Çmendurisë të pashembullt anti-humane nazi-fashiste duhej dhënë fund me çdo mjet. Për herë të parë duket se teoria “qëllimi justifikon mjetin” është më se e arsyeshme. Tri Fuqitë e Mëdha argumentuan se nuk ishte më e udhës të humbisnin pakuptim jetë të tjera njerëzore si dhe të zgjatej më tej “lufta mizore”. U përzgjodhën qytetet Hiroshima e Nagasaki që t’i nënshtroheshin “ndëshkimit” për faj dhe përgjegjësi të udhëheqjes së paarsyeshme. Më 6 gusht, në orën 08:15, bombarduesi i rëndë B-26 hodhi mbi Hiroshimë “Little Boy”, bomba e parë atomike e përdorur kundër njerëzimit, ndërsa më 9 gusht edhe në Nagasaki u hodh bomba me emrin “Fat Man”. Vetëm nga goditja atomike me lëndë bazë uraniumin më 6 gusht në Hiroshima, deri më 31 dhjetor 1945 rezultojnë më shumë se 145 mijë të vdekur, prej të cilëve 20 mijë ishin ushtarakë e punëtorë të marrë me detyrim në punë, përfshi edhe me kombësi kineze, koreane, etj. Goditja atomike me lëndë të parë plutoniumin, më 9 gusht në Nagasaki, deri më 31 dhjetor 1945 u shoqërua me 70 mijë të vdekur, nga të cilët vetëm 150 ishin ushtarakë. Janë 215 mijë jetë njerëzish të ndërprera në një hark kohor prej pesë muajsh. Por dëmtimi duhet të konsiderohet edhe më i madh, po të mbajmë parasysh faktin se janë me mijëra të tjerë, të cilët preken nga infeksioni i rrezatimit radioaktiv, i pranishëm në raste të tilla. Për fatin e keq të njerëzimit energjia atomike e prodhuar për qëllime paqësore, për shkaqe natyrore më shumë se sa për gabime njerëzore, edhe në të pastajmen do të shkaktojë viktima njerëzore krejtësisht të pafajshme. Kështu incidenti në njësinë 4 të centralit atomik në Çernobil të ish-BS më 26 prill 1986, ora 1:23, në veri të Ukrainës në kufi me Rusinë e Bjellorusinë, rezulton me fuqi shpërthyese 60 herë më të madhe se sa bomba atomike e lëshuar në Hiroshima. Rrezatimi radioaktiv u përhap në një zonë mjaft të gjerë në territoret e Ukrainës, Bjellorusisë dhe Rusisë, duke ndotur me rrezatim radioaktiv edhe një pjesë të mirë të Europës. U deklarua shifra e 25 mijë të humburve, por nga organizata të ndryshme botërore prestigjioze pohohet se ky numër arrin në 93 mijë. Vetëm në Ukrainë 2,3 milionë persona konsiderohen se kanë vuajtur për shkak të katastrofës dhe rreth 4 400 ukrainas të moshave të ndryshme janë operuar gjatë viteve 1986-2006 për kancer të tiroideve. Gjithashtu u shpërngulën përgjithmonë mëse 350 mijë njerëz nga trojet e tyre. Me miliona njerëz rezultojnë të prekur nga rrezatimi radioaktiv, i cili sjell vdekje të parakohshme. Në sarkofagun e çarë të reaktorit nr. 4 janë mbyllur rreth 200 ton magma radioaktive, çka edhe përbën rrezik të vazhdueshëm për rrezatim radioaktiv, për rrjedhojë edhe për infektim të dëmshëm radioaktiv. Pra, sikurse mund të gjykohet, pasojat e tij janë mjaft të hidhura. Edhe shqiptarëve të moshës mbi 40 vjeç u kujtohet fare mirë se, këtë rrezik infektimi radioaktiv e përjetoi edhe vendi ynë. Pasojat po ndihen edhe në ditët tona, media hera-herës është shprehur edhe për materiale ndërtimi psh. prodhime hekuri, të cilat kanë humbur aftësitë e tyre rezistuese, por që gjithsesi importohen me çmime më të lira. Edhe pse kjo ishte vetëm një fatkeqësi natyrore, pasojat e saj vijojnë t’i paguajnë jo vetëm banorët e zonës, por edhe të tjerët përreth. Në të pastajmen, tërmeti në prefekturën Niyagi të Japonisë më 11 mars 2011, i cili rezulton me fuqi 8.9 ballë të shkallës Rihter, do të shoqërohet me mjaft pasoja të hidhëta. Ai u pasua prej një cunami të fuqishëm, i cili ngriti dallgë në det deri 30 m lartësi. Por kjo katastrofë u shoqërua me defektimin e njërit prej reaktorëve të centralit bërthamor në Fukushima. Pas këtej pasojat janë si vijon: pas tre ditësh u raportuan 5.000 viktima njerëzore; pas një jave nga policia u njoftua shifra e 8.300 viktimave dhe 11.000 të zhdukurve. Më vonë numri i të vdekurve dhe të humburve u deklarua respektivisht: 9.190 dhe 12.000 njerëz. Më 4 prill 2011 u deklaruan 12. 152 të vdekur dhe më shumë se kaq të zhdukur. Pas tetë ditëve u njoftua shifra e 13. 114 të vdekurve dhe 14. 157 të humbur. Pas një viti (2012, S.R) u raportuan shifrat përfundimtare: 15. 774 të vdekur dhe 4.227 të zhdukur, ndërkohë dëmet ekonomike janë llogaritur në shifrën e 130 milionëve eurove. Në fundvitin e 2019 merr rrugë “çështja koronavirus”, e cila nga bota shkencore u epitetua me emrin “COVID-19”. Ditë pas dite media transmeton shifra të frikshme për humbjen e jetëve njerëzore fillimisht në Kinë, e mandej edhe në gjithë hapësirën tokësore, sidomos në Europë dhe SHBA. Ky fenomen u shoqërua me teori të ndryshme konspirative, të cilat në disa raste ngjallnin frikë, ankth e panik, dhe në raste të shkëputura i pakontrollueshëm nga arsyeja njerëzore. Situata të tilla në rastin më të mirë shkarkojnë keqkuptime e stres të pakontrolluar sidomos në vendet me më pak informacion, por edhe të pastabilizuara politikisht dhe ekonomikisht. Më datën 9 mars 2020, krejt papritur, pa dhënë asnjë informacion apo pa bërë asnjë interpretim zyrtar, u transmetua njoftimi se ndërpritej procesi mësimor, i shoqëruar më vonë me njoftime të natyrave nga më të ndryshme. Në rrugët e Tiranës më shumë, por edhe në rrethe mund të shikoje njerëz të tronditur që niseshin drejt institucioneve arsimore, sidomos atyre të ciklit të ulët, për të marrë fëmijët pranë banesave. Televizionet sidomos dhe si zakonisht, uzurpuan hyrjet e mjediseve arsimore dhe kërkonin informacion nga qytetarët, të cilët më shumë se sa të painformuar ishin të çoroditur. Mandej, si zakonisht në kësi rastesh, situatën “e mori në dorë politika”. Mazhoranca tre herë në ditë transmetonte “receta shpëtimi” nga një armik i panjohur, i ashpër dhe që beteja me atë nuk dihet sa mund të zgjasë. Opozita, gati duke fërkuar duart, lëshonte rrufe shigjetuese nga SHQUP-i duke akuzuar qeverinë jo vetëm të papërgatitur për t’u përballur me situatën, por sidomos të paaftë për të menaxhuar problemet që ishin prezente kudo dhe kurdoherë, dhe që natyrshëm kërkonin ndërhyrje jo vetëm të guximshme, por edhe të menduara mirë. Qytetarët shqiptarë gjenin një farë ngushëllimi tek kreu i shtetit, i cili në kohë pandemie kishte kënaqësinë të vizitonte vendlindjen dhe të përcillte prej andej mesazhe për zhvillimin e turizmit rural; të kalonte përgjatë kufirit tokësor me fqinjët dhe të shuante nostalgjinë duke pozuar në ish-piramidat kufitare; të korrte barin në pronat e trashëguara në gjirin e Lalëzit; të kujdesej për macet etj. etj. Ndërkohë “Zonja e Parë” në shoqërinë e “bashkësinë opozitare” ulur shesh në bulevard u bënte thirrje “mobilizuese” qytetarëve që të mos paguanin faturat, taksat, e të tjera, sepse shteti është i kapur nga oligarkët dhe i vjedhur nga kreu i oligarkëve njëherësh edhe kryetar i qeverisë. Opozita “e bashkuar” si asnjëherë më parë, pa pyetur për vendime të miratuara edhe nga kreu i shtetit për të respektuar distancimin social, grumbullonte njerëz për të eliminuar pasojat e “tërmetit qeveritar” në godinën prej pupuliti të Teatrit Kombëtar. Specialistët e shëndetësisë në tërësi e sidomos ata të fushës përkatëse për rastin në fjalë (imunologë, epidemiologë, infektiologë e të tjerë me prapashtesën “logë”), u vunë jo vetëm nën presionin e politikës, por edhe të medias, për të gjetur gjenezën e virusit, por edhe për të bërë prognozën. Në emër të tyre fjalën e fundit e thoshin shtetarët, që më shumë se tre herë në ditë jepnin receta të tipit: “kufizim dalje në mjedise publike” deri edhe “ndalim qarkullimi dhe gjoba apo heqje lirie”; mandej rekomandonin recetat e mjekimit dhe planifikimit të kohës si p.sh: “Hani dy herë në ditë dhe bëni joga” duke mos menduar, të paktën për moshën e tretë, e cila duhet të pijë ilaçet tre herë në ditë dhe pas ushqimit. Zotërinj qeveritarë, opozitarë, “politikanë prej pupuliti apo betoni”! A e keni kurajon qytetare të mendoni dhe pranoni, se Covid-19 nuk përzgjedh në familjen njerëzore, por “i ngjitet” të varfrit e të kamurit; punëtorit dhe punëdhënësit; qytetarit dhe shtetarit; analfabetit dhe akademikut; të riut dhe të moshuarit; paganit dhe klerikut? A e mendoni se njerëzimi në botë është rralluar pabesisht në më shumë se 346. 668 (deri dt. 25 maj 2020)? A ua pranon logjika se kjo shifër është më shumë se 50% e viktimave që shkaktoi goditja atomike në Hiroshima e Nagasaki 75 vjet më parë? A do ta pranoni ju që SHBA-ja të humbasë kaq pa kuptim në shekullin XXI gati sa gjysma e viktimave që shkaktoi goditja atomike? Që Anglia mike, Italia fqinje, Franca dhe Spanja aq solidare në fatkeqësinë tonë të tërmetit nëntor 2019, të përcjellin në botën e përtejme pa ceremoni njerëzore, siç e meriton qenia njerëzore, respektivisht 1/6 a 1/7 apo 1/8 e viktimave të goditjes atomike? Kjo është dhimbje e thellë njerëzore që meriton respekt, por edhe kujdes e përkujdesje humane të bashkuar në një front dhe me një kauzë njerëzore, që të mos përsëritet në të ardhmen! Askush nga të kamurit në politikë apo qeverisje nuk sakrifikoi diçka nga mjediset e tepërta të banimit dhe as nga kursimet apo fitimet në kohë normale, për ata që barra e tërmetit apo ajo e koronavirusit shkarkoi mbi kurrizin e tyre si rrufeja që zakonisht shkarkon në tokë. Mjerimi masiv nuk lyp mëshirë, sepse përmes saj nuk zgjidh asgjë. Ai kërkon mobilizim dhe investim serioz, të menduar mirë dhe të shtrirë në kohë e hapësirë! E drejta e jetës është universale! Në jetë vijmë të gjithë të barabartë para Zotit dhe në gjithçka e për gjithçka! Le ta shohim dhe vlerësojmë e çmojmë njëri-tjetrin, ndoshta jo plotësisht, por të paktën paksa të barabartë! Fatkeqësia globale që shkaktoi COVID-19 na sugjeron, rekomandon e pse jo na e imponon këtë.