BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Gota e premtimeve dhe e durimit është mbushur plot!

Gota e premtimeve dhe e durimit është mbushur plot!

Fillimi i këtij sezoni parlamentar ka nxjerrë në pah një çështje shumë të rëndësishme e delikate. Duket sikur Parlamenti shqiptar po del jashtë loje, e nga organi më i lartë i drejtimit të vendit është kthyer në një organ pothuajse regresiv, funksioni aktual i të cilit nuk ka lidhje me detyrimin e vet kushtetues. Nëse i besojmë anekdotës se fillimi i mbarë është gjysma e punës, i bie që fillimi i mbrapshtë është drejtimi i kundërt, disfatë e plotë. Në vend të ligjeve mund të kemi plagjiatura, në vend të raportimeve rrëfenja, në vend të mirëkuptimit sharje. Është mbjellë erë e tani do të duhet të korret furtunë. Janë larguar disa të quajtur kriminelë e brenda kanë mbetur disa të vërtetuar kryekriminelë.

Ç'gjë e natyrshme një lumë që rrjedh i qetë brenda shtratit. Por sa e tmerrshme, kur ky shtrat gërryhet, çahet apo ndotet. Pa dyshim që jeta demokratike ka ngjashmëri me lëvizjen dhe energjinë e një lumi. Nëse shtrati i saj gërryet, çahet apo ndotet mjerë toka, shoqëria që ajo ushqen. Krahasimi është vulgar dhe i mërzitshëm. Por si t'ja bëjmë?! Si të bëjmë që ta kuptojmë njeri tjetrin, që të tërheqim e riorganizojmë forcat demokratike në këtë lumë të së drejtës të shoqërisë, jo vetëm për të marrë frymë, por për t’u zhvilluar në atë mënyrë që dita që vjen të jetë më e mirë se dita që kalon? Po kur ditët nuk kanë ndryshim nga njëra tjetra e viti vetëm ndryshon shifrën e jo cilësinë? Po kur jeta e njeriut ulet nën jetën e një kafshe, kur ajo vendoset nga sëpata në dorën e një idjoti, të çmenduri, kur vritet fëmija i rritur me kaq e kaq halle kot, biles në sy të prindit? Po kur femra vihet në funksion të instikteve më të egra të mashkullit, atë të përdhunimit fizik e moral? Po kur njerëzit në vend të punojnë, rrijnë, vegjetojnë? Po kur në vend të pasurosh shoqërinë e bashkë me të edhe individin, pasuron individin duke zhvatur e grabitur shoqërinë? Në vend numëro, 27 vite të plota kemi që rrimë kështu. Jemi shtrirë sa gjatë e gjerë ku kemi mundur, hamë e mbushim barkun me çfarë gjejmë e na hedhin dhe vetëm lëvizim me makina, shumica e të cilave rrisin "rendimentin" e parazitizmit e të veprave të kundraligjshme.Jeta vazhdon e vazhdon e bashkë me të vazhdojmë edhe ne, por jo krahas saj, në drejtim të kundërt. Europa ecën përpara, ndahet, bashkohet, zhvillohet e ne i rrimë duke i marrë erë. Megjithëse ajo vjen "era" djersë e ne lahemi me parfumin e diskotekave e mbrëmjeve gala

Pa diskutim që qeverisja e sotme është qeverisja më e mirë e këtyre 27 viteve. Por vetëm kaq! Ajo nuk ka shumë vlerë për të rinjtë ndofta deri edhe 35 vjeçarë, që kërkojnë ku jemi e jo "kur isha një herë në Dardanele". Platforma e fundit që ka deklaruar mazhoranca lidhur me mbështetjen e zhvillimeve të mëtejshme te Partneriteti Publik Privat është krejt e dyshimtë. Pas fillimit të sigurtë të falimentimit të firmave piramidale komunisti i degjeneruar antikomunist nuk u ngop me kaq. Deklaroi se “paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë”, pas të cilës realizoi edhe objektivin që kishte marrë, i falimentoi krejtësisht, duke i lënë deri edhe pa shtëpi. Jemi djegur nga qulli e sot do të na duhet ti frymë edhe kosit. Jo vetëm Banka e Shqipërisë por edhe FMN ka rezerva, e të dyja i mëshojnë kujdesit në aplikimin e saj flet shumë. Kjo formë, ky lloj partneriteti që arrin vlerën e një miliard eurove, në kushtet e vendit tonë me një prodhim të përgjithshëm krejt të rëndomtë e që nuk kapërcen dot deri edhe nivelin e turpshëm të varfërisë, është fare i dyshimtë. A mund të gjendet në botë investitor që i hedh paratë e tij në një vend të mbytur deri në fyt me borxhe? Ose kjo është demagogji që rrjedh nga ëndrra me peshk magjik, ose është "ujë" që rrjedh nga kanale financiare të dyshimta për të larë e pastruar para, pas të cilave rreshtohen shitje e blerje toke, nëntoke e mbitoke.

 Tashmë jemi mësuar me shoun politik që ka filluar të luhet haptas. Ai ka hapur siparin e vet të fëlliqur qysh me ngritjen e çadrës të kllounit të neveritshëm të asaj që duhej të quhej opozitë, ka gjëmuar fort me marrëveshjen e 27 majit ndërmjet tij dhe atij që ka filluar të luajë me tre porta, ka kulmuar me propozimin (më tej zgjedhjen) për president të atij që bëri thirrje qytetarëve të Lezhës për "ngritje kundër bandave të Rilindjes", vazhdoi me "bashkëqeverisje me qytetarët", e ende farsa vazhdon të luhet në kurriz të popullit, për llogari të bandës të parë të familjes të parë shqiptare, atë të mafies "pluraliste" politike. Duket si konstatim pa përgjegjësi! Pse? Pse para syve kemi të pesë mijë viktimat e coptuara nga plumbat e ‘97-ës e ato na kanë zënë dhjam! Pse? Pse, pse ende gjëmon katrahura e Gërdecit ku vazhdojnë e rënkojnë 26 viktimat e mjera, zëri i të cilëve nuk dëgjohet nga veshët tanë të zënë nga dylli i indiferencës vrastare! Pse? Pse gjaku i pafaj i katër "heronjve" të janarit të 2011 ua dha pushtetin atyre që premtuan drejtësi ndaj kryekriminelëve e tani dosjet e tyre janë varrosur më thellë se vetë kockat e patretura të tyre! Pse? Eh sa psera!E dimë fare qartë që mbi 250 milionë janë grabitur në "Rrugën e Kombit" e dy apo tre herë në ditë na duhet të dëgjojmë nga goja e kryeministrit bubullima kundër informalitetit të biznesit deri edhe atij të qosheve të rrugës! Po pse s’i mendon zoti Edi Rama se fjalët e bukura e vetëm konstatimet janë të mjaftueshme për të vazhduar i qetë qeverisjen? Qeveria nuk raporton e nuk jep llogari para Parlamentit sepse çdo ministër i saj, në çdo seancë i duhet të "sqarojë" epitetin kriminel e hajdut, kurse vetë kryeministri "koka e Meduzës" të krimit. Vetë aktiviteti parlamentar nuk varet nga rendi i tij por nga humori i pshurrur i gjoja kryetarit të opozitës. Presim të dëgjojmë fillimin e "vetingut" të famshëm në qarqet më të larta të drejtësisë e politikës, ndërsa dëgjojmë se ai do të filloka nga policët e komunave. Presim se si e sa do të ulet papunësia, si do ta kapërcejë bujqësia parmendën e drurit që e ka mbërthyer për fyti, se si do të mund të fillojë masivisht industria të prodhojë e përpunojë produktet tona, se si turizmi do të kapërcejë mizerabilitetin e ambientit dhe shërbimeve që na i shesin për budallenj, se si e sa do të rritet prodhimi i energjisë elektrike ujore mbi ato që ka lënë me "testament" Enver Hoxha, e ndërkohë dëgjojmë përplasjen e tavolinave të deputetëve që jo vetëm pushtojnë podiumin, por kërkojnë të rrëmbejnë pushtetin, e që me sa duket do ta marrin. E në këtë rast "kryetari i madh" i tyre nuk ka shumë fjalë, nuk flet fare, vetëm vepron pa pyetur kërkënd përveç instikteve të veta të egra. E kush ta frikësojë? Nëse i duhet të sulmojë, ai sulmon. Po t'i duhet të djegë, të bën shkrumb. Nëse i nevojiten "heronj made in demokracia" i gjen, ja "vrasin" komunistët në pushtet. Ai nuk ka frikë, përderisa përballë ende nuk i kanë dalë ata që fillimisht premtojnë trimërinë e zbatimit të ligjeve e që më pas e ngatërrojnë atë gjoja me durimin, me tolerancën. Ai ka në dorë një armë shumë efikase, frikën e çuditshme të organeve ligjzbatuese për të kundërvepruar ndaj inspiruesve të krimit e shpërdoruesve të pushtetit politik, të sabotuesve të rendit kushtetues e qetësisë sociale. Ka një postulat në këtë terren të tmerrshëm ku shkelim përditë. "Nxitja më e madhe e krimit është të mos e ndëshkosh atë". E ja, këtë dukuri flagrante jemi të dënuar të "gëzojmë" sot. Ai frikacaku që bërtet kur ikën natën në pyll, siç aludoi këto ditë zoti kryeministër quhet Kozeta, Kozeta e vogël e Hygoit. Por Kozeta që përpiqej të kapërcente pyllin e errët e të frikshëm duke kënduar me zë të lartë, ishte vetëm pesë vjeç dhe e detyronin të mbushte ujë me kovat që peshonin më tepër se ajo vetë. Ndërsa të kesh frikë në moshën e gjyshit të Kozetës, në mes të ditës e në qendër të qytetit, nuk quhet më frikë. Ajo quhet, më falni për shprehjen, të dhj...sh nga frika, frikacakëri, e cila e bën kundërshtarin trim. Trima si ata "trimat" tanët të Parlamentit që tani ju duket Enveri si yll, e që godasin tavolinat si ata garipat e lagjes.

Ka gjashte muaj që qeveria nuk është në krye të detyrës, fjalë e vetëm fjalë. Kurse tani, a thua se për katër vitet që kaluan vendin e drejtonte tjetër qeveri, pritet të fillojë nga puna ekipi që do të që do ta bëj ujin mullar e detin në kos. U suprimuan katër ministri dhe në vend të shkurtoheshin 300 edhe 33 vende, u salduan pas karrigeve milionëshe 33 zëvendësministra për t’u mbajtur xhaketën ministrave të këtij vendi kaq "të madh e kaq të gjerë" sa ky i yni. E bukur reformë. “Prish shtëpi e bë kasolle”. Shumë çudi! Kështu do t’i çelim negociatat për anëtarësim në Europë? Ne kështu..., ne që nuk jemi në gjendje të negociojmë me gjysmën tjetër tonë, me Kosovën, me të cilën në vend të koordinojmë nivelin e investimeve të infrastrukturës e zoonimin e produkteve industriale e bujqësore, apo heqjen e krejt barrierave administrative e doganore, ne që nuk jemi në gjendje të negociojmë edhe për një thes patate, ne do të ulemi në Bruksel e do ta bëjmë atë të mbajë shënime!? Çfarë fantazie e shfrenuar!

Zotërinj të mazhorancës, kupa është mbushur plot. Boll me fjalime e porosira, a thua se po dëgjojmë Stalinin për të përcaktuar ligjin e ri të ekonomisë politike. Kemi kaluar më tepër se gjysmën e një mandatit parlamentar tetë vjeçar e përveçse veprimit, çdo fjalë e fjali sallash është demagogji, alarm i padiskutueshëm për rënien në disfatat karakteristike shqiptare, të mbushura me "lavdinë" e qeverisjes nga njëra anë dhe me sabotim të opozitës e sidomos të partnerëve politik të "zhytur në gropat e zeza të llumit të këngëtarëve" nga ana tjetër. Shumë shpejt mbarojnë 100 ditët e para, të cilat kemi katër vite që i dëgjojmë pas çdo "betimi" qeveritar. Do të presim edhe këtë herë. Por, sipas mendimit tim është njëqind ditëshi i fundit. Njëqind ditëshi, i cili mbështetur te ajo që dëgjuam këto ditë nga kryeministri i vendit presupozon

1. Sinjal të qartë e të sigurtë për hapjen e negociatave vitin që vjen.

2. Shfarosjen e fenomenit të kanabisit.

3. Garantimin e shërbimit të mirë në çdo hallkë të sistemit shëndetësor.

4. Deklarimi i burimeve financiare dhe fillimi konkretisht i "punimeve në kantjeret e infrastrukturës", rrugëve të deklaruara, duke filluar nga ai i "Rrugës të Arbërit" me afate të sakta përfundimi brenda tre viteve të ardhshme dhe parashtrimi i planit të investimeve për "të ndërtuar një sistem funksional ujësjellësish".

5. "Zhvillim historik në fushën" e bujqësisë, që presupozon marrjen e masave për të garantuar jo më pak se 100 milionë euro kredi bankare për çdo vit, si dhe fillimin masivisht të punimeve për "garantimin e ujitjes e kullimit për çdo metër katror tokë buke" brenda këtij mandati.

6. Fillimin konkret të zbatimit të "Reformës në Drejtësi".

7. Hartimin e planit të duhur në mënyrë që brenda vitit 2018 të realizohen krejt legalizimet e objekteve krahas planeve rregulluese të këtyre zonave, si dhe zgjidhje përfundimtare të pronave, kthimit të tyre te ish pronarët. Duke shtuar këtu edhe ato premtime që do të merren përsipër në parashtrimin e projekt planit të mandatit qeverisës që pritet të bëhet, këto janë minimumi që mund të konkludojë një qytetar i zakonshëm e mjaft i interesuar për të ardhmen. Pa u realizuar këto, njëqind ditëshi i "Rilindjes" kthehet në njëqind ditësh të Napolonit, fundi i të cilave e çuan atë në humbëtirën e shën Elenës. 

Nga Bardhyl ERMINI