Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Grabitës, hajdutë dhe vjedhës duke punuar

Postuar: 05/09/2018 - 07:05

 Sa fitore e madhe "lirimi i shtetit" me administrim nga "vjedhja e vetes" dhe ngarkimi i privatit në këtë "detyrë?! Po po, është sukses i madh i ideve "përparimtare" moderne në kapitalizmin që kur ne kishim dalë nga socializmi i Ramiz Alisë e kuptonin se ku të ketë ndërmarrje, ajo duhet vjedhur! Po pra, duke punuar në ndërmarrjen e gozhdëve vidheshin gozhdë! Kur punohej në ndërmarrjen duhan cigareve vidhej pikërisht cigare, kur punohej në ndërmarrjen e trikotazhit vidheshin triko dhe kështu me rradhë kudo që kishte prodhim vidhej ai prodhim deri biskota, reçel, kabllo, mollë, qumësht etj., etj. Jo jo, sigurisht hajninë në Shqipëri nuk e solli "demokracia" sepse ajo ishte sidomos në dhjetë vitet e fundit, ku mungesat dhe privacionet kishin dërguar një shoqëri dhe një popull të shkretë, në imoralitet urie dhe varfërie! Të grisur dhe pa larë pa dëshirën tonë, por për fatin tonë të keq dhe me një pjesë të rëndësishme tonën, që ishin mësuar me vjedhjen që ju bëhej fabrikave dhe shtetit! Ishte një turp i madh moral për ne, i detyruar nga lidershipi kriminal në atë kohë! Ky ishte socializmi i Ramizit dhe Nexhmijes jo se Enveri ishte burrë më i mirë, por se ai që nga 1978-ta nuk kishte më as logjikë, as aftësi të drejtonte vendin! Vendin e drejtonin prodhuesit e klasës së sotme politike ose Nexhmija dhe Ramizi, të cilët mësuan me imoralitetin dhe kriminalen e tyre të varfërisë ekstreme një popull të vidhte në tre turne dhe çfarë të gjente përpara në shtet, sepse ishte i uritur dhe i drobitur deri në ekstrem!

Në fillimet e medemek demokracisë, dolëm të shastisur nga hajnitë mizerabël që kishim mësuar dhe nganjëherë praktikuar fatkeqësisht në socializmin e "dhj..rë" të viteve 1980-90-të! Na kishin kthyer me dashje në kohët e para pashallëqeve kur cubëria, hajnat dhe hajdutët e varganëve, brigantët ishin më shumë se njerëzit e ndershëm! Vjedhës dhe hajna të vegjël, por tashmë të dalë nga diktatura e cila na çonte në zbor, por me pushkë druri ose pa fishekë! Pastaj filloi pjesa e dytë jetësore "demokratike", e cila u mbush me trafik, me zaptim pronash, me kontrabandë dhe vrasje për fitim, me prostitucion dhe drogë?! Vodhëm (jo të gjithë jo) dhe e paguam me piramidat, duke lënë miliardat dhe shtëpitë kush nuk kishte tru për të kuptuar! Nuk vinim re se çfarë po vidhnin dhe grabitnin ata lart! Po pra lidershipi politik! Nuk kuptohej se çfarë bënin realisht, sepse ishim në etje të trafikut dhe kontrabandës poshtë! Por ata po grabisnin gjithçka!

Mbas kësaj kohe ka nisur "epopeja" e grabitjes së shtetit! Qeveritë e djathta dhe të majta po grabisnin shtetin në dogana, dhe investime direkt! Po grabisnin, sepse jepnin shifrën dhe shumë herë asgjë nuk hidhej në - vendin që ishte projektuar! Po, po grabitej dhe vidhej pothuaj e gjitha! Vidheshin shërbimet dhe grabiteshin fondet! Janë shembujt që nga 1994-2004! Në mënyrë të paskrupullt vidheshin shërbimet në spitale dhe shkolla, pensione, në fonde riparimi dhe në zyra e kudo! Pa fre fare, haptas kudo, ku kishte firma dhe vula! U vodhën dhe pasuritë e mbetura të "socializmit" dhe u grabitën pronat në mënyrë tragjike, duke prishur dhe miliona e miliona investime që mund të funksiononin fare mirë! U bashkuan te politika dhe shteti, grabitës dhe hajdutë të pa mëshirshëm me popullin e tyre dhe sigurisht nuk kishin aspak frikë, sepse e dinin se kanë përballë një popull, i cili kishte vjedhur edhe ai ashpër në të famshmin socializëm sa idiot dhe kriminal! Biles grabitjen e fondeve dhe shtetit, pronës dhe shërbimeve bashkë me investimet në periudhën e mbas 96 deri mbas 2005-sës e konsideronin "kapitalizëm" dhe zotësi morale e politike! Po po, çdo kriminel hajn dhe grabitës i shtetit dhe pasurive të tij, konsiderohej trim, i zgjuar dhe i nderuar! Po po, i nderuar duke u shoqëruar nga një - bravo i qoftë! Absolutisht dy partitë kryesore politike të njëjtën gjë kanë bërë! Pastaj filloi një farë monitorimi nga Europa dhe si normale duhet të jetë - filloi dhe vjedhja me skrupuj! Nëqoftëse shtroheshin rrugët dhe nuk shtroheshin fare, se vidhesh fundi dhe iknin tani detyroheshin të shtronin, duke vjedhur! Rritën sasitë investuese me norma absurde fitimi dhe vodhën me cilësinë e keqe dhe mos përfundimin kurrë të investimit dhe shembujt janë nga qeveria e famshme e Berishës nga 2005-2013! Vidhnin kudo dhe lejuan të vidhesh shteti e privati njëkohësisht, me letra dhe pa letra! Vodhën energji dhe e shitën, duke mbytur Shkodrën dhe dhanë koncesione vjedhjesh pa mëshirë fare! Ja dhanë privatit të vjedhë ai dhe padyshim kishin hajninë tyre dhe këto! Po, por nuk punonin fare! Vetëm vidhnin!

Tani është mënyra e fundit e vjedhjes, duke bërë diçka ose punuar! Janë shtrënguar gjërat, por vjedhja duke punuar shpjegohet me rritjen në stratosferë të investimit dhe PPP absurde! Rrugët shtrohen më mirë, po kushtojnë një dreq! Sërish nuk përfundojnë dhe sërish po i jepen privatit akoma më shumë vjedhuri ndaj popullit në shërbime të cilat shpesh herë janë të pakryera! Është stërfuqizuar monopolizmi tragjik. Po ja japim privatit se "shteti vjedh paratë e publikut dhe në të vërtetë ja marrin paret publikut dhe ja japin privatit që ky mos t’ia kthejë në shërbim, por të plotësojë kushtin e mbushjes së xhepit të shtetarit"! Kaq asgjë më shumë!

Në socializmin e Alisë ata që punonin vidhnin duke punuar, por vidhnin ata poshtë. Në kohën e sotme, vjedhin duke punuar vetë ata lart. Po, por shumë pak nga ata lart! Fare pak dhe e kanë vjedhjen e tillë monopol! Vjedhja duke punuar në kohën moderne të sotme është monopol i një grushti të vogël njerëzish! Kurse politika grindet dhe çirret, sepse ka hall të formojë dhe riformojë monopolet e vjedhjes duke punuar! Po të mënyrës që thotë: ta bëmë këtë, kur në fakt kanë vjedhur atë, ta shtruam këtë, kur në fakt vodhën atë, ta ndërtuan këtë, kur vodhën atë dhe këtë!

Kush është evolucioni? Në fakt, evolucion ka vetëm mënyra e grabitjes, sepse përmbajtja është po e njëjta si gjithmonë! Si e brigandëve, dikur karvanëve!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2018 - 07:28

Që Shqipëria është vend paradoksesh, kjo tashmë është një "sukses" i njohur i saj, por që paradoksi të jetë kaq "paradoksal" sa që të kthehet në grotesk, kjo pastaj është vërtetë një "instalac

Postuar: 21/09/2018 - 07:27

A u ka qëlluar të keni parë ndonjë qen, që ka frikë të afrohet dhe shtje dhëmazi nga larg?

Postuar: 21/09/2018 - 07:23

Një ditë pas protestës të kuksianëve kundër tarifës në “Rrugën e Kombit” kundër

Postuar: 20/09/2018 - 09:38

Është kthyer në vijë sjelljeje tek ne të bërit politikë, duke mbrojtur paligjshmërinë nën flamuri

Postuar: 20/09/2018 - 09:35

Opozita në Shqipëri vazhdon të mbetet e "munguar" për vetë faktin sepse ajo nuk mund të

Postuar: 20/09/2018 - 09:33

Një nga studiot e fundit politike mes dy personave të rinj në politikën e lartë të parlamentarizm

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1