Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Lidershipit të ''Foltores ''apo të ''Partisë së lirisë ''nuk i hyn gjuha në gojë, sa herë e sa shfaqen nëpër ekrane , do të sillen zvarrë pas sofizmave ''popullin e lirisë '', ''uraganin popullor'', s'ka forcë që e ndal në botë. Togfjalësha të ndërkallur nëpër ligjërimet e tyre, pas çdo paragrafi , duke blinduar kështu motivet e tyre nëpër protesta, të kthyer në zëdhënës të popullit. Grabitësit e të drejtës së ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, prokurorit , tashmë janë kthyer dhe në noterë , vula e të cilëve lëshon prokura për të përfaqësuar popullin e folur në emër të tij , edhe kur ajo për të cilën bërtasin nëpër sheshe janë shtytëse të interesave të veta personale . S'është e paqëllimtë këmbëngulje e tyre për të zhvilluar protestën e 6 Dhjetorit, përpara kryeministrisë në sytë e liderëve të Evropës ; Së pari dy liderët , nuk e kuptojnë dot zhvillimin e një Samiti me këto përmasa , pa prezencën e tyre ( ndaj dhe ngulmojnë që në krah të Pallatit të Kongreseve , të ngrenë tendën e protestave , për t'u shfaqur me figurë e me zë krah të mëdhenjve të Evropës) por dhe për t'i dëshmuar autoriteteve botërore , numrin pjesëmarrës të ''popullit '' sipas tyre në protestë . Harojnë liderët se demokracia e ka origjinën e saj qysh në lashtësinë greke (demo -popull kraci- rend një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtpërdrejt nëpërmjet referendumeve ose në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nëpërmjet përfaqësuesve, por ja që lidershipi që sot ngreh zërin në qiell për popullin, më 2oo8 , përfaqësuesit duhet t'i zgjedhë vetë , pastaj formalisht t'i kalojnë kutisë së votimit )....I gënjen mendja se mund ta hanë liderët Evropianë (krijuesit dhe zhvilluesit e demokracisë ) me shtirje të tilla, kur dihet se mazhorancat të cilat kanë kaluar nëpër sitat e pushtetit, në çdo kohë qeverisje me i pakët numri i administratës do të ketë bënë 100 mijë punonjës . Vetëm këta të grumbullohen në betejën për të fituar privilegjet e humbura , bulevardi Skënderbe dhe maja e piramidës të mbushet nuk mund të nxjerrë më tepër . Pyetja që të lind ; Interesat e këtij populli mbroni e përfaqsoni !? Si guxohet e flitet në emër të popullit ! Me ç'të drejtë kushtetuese (meqënëse se Kushtetuta është bërë leckë , duke u përdorur vend e pavend )!? Mos liderët Evropianë janë shqiptarë të shtypur e zhgënjyer , sa mund të besojnë këtyre introduktave , sa ta hanë sapunin për djathë.!? Forcën dhe fuqinë e popullit në protesta, ata e ndjejnë në vendet e tyre sepse ato tronditin nga themelet qeveritë, në rast mos vënie uji në zjarr . Ata janë tërmete, llava e të cilëve ri si e fjetur brenda malit dhe shpërthen një ditë, kur nuk e pret sepse fuqia i buron nga brenda. Me stisje në emër të popullit , kur lufton dhe mbron interesat e një grushti njerëz privilegj humbur , nuk ka se si liderët Evropianë, t'ju besojnë biles dhe, në se kthejnë kokën për të parë më e pakta që mund të ndodhë, ata mund të shikojnë me sytë e tyre , seç çfarë përfaqësojnë në të vërtetë protestat ,të cilat s'bëjnë tjetër veçse trumbetojnë interesat e një klase politike që është në hall të madh me ekzistencën e saj, sepse kanë dalë nga shinat e demokracisë. Paradoksi më i madh është të dëgjosh , kur mundohen të bindin elektoratin mbi numrin e madh të gazetarëve të cilët përmes intervistave të tyre , do t'i tregojnë botës mbarë mbi gjendjen e vështirë ekonomike të shqiptarëve . Kanë parë keq dhe shumë më keq qytetari evropian ; Kufomat e njerëzve të mbetura deteve nga ju pushtetarë të papërgjegjshëm që i grabitët me firmat piramidalë dhe i detyruat të marrin, jo me dy, tre gomone si sot, po flotë anije copë-copë, vetëm të shpëtonin nga ju hajdutëritë e pangopur të 97 dhe sot, hajduti , bërtet kapeni hajdutin . Mos vallë liderët evropianë janë aq syleshë sa mund t'i besojnë një proteste të mbushur me militantë , të cilët etja për pushtet i ka çuar aq larg sa mund t'i besojnë verbërisë e cila , edhe kur bëhet fjalë për një event madhështor që ka të bëjë me integrimin e vendit , të mbetet e tërhequr pas ca teka liderësh të futur në çargun e korrupsionit, nga vetë ndërkombëtarët . Paradoks, se ata do të dëgjojnë e besojnë, mbroçkullave të lidershipit, rreth emisarëve të huaj, ''vegla të kryeministrit të korruptuar dhe kompromentuar nga ai '', dhe kjo vetëm e vetëm , pse ata luftojnë që vetingu në drejtësi të sjellë në këtë vend ,drejtësinë e munguar apo sepse shpallën ''non grata'' të paprekshmin e kombit !? Mirë me popullin luani , por dhe liderëve të huaj do t'i tregoni përmes protestës , se ata s'janë në gjendje të kontrollojnë diplomatët e tyre !? Fali o zot liderët , që u ka hyrë vetja aq shumë në qejf dhe janë verbuar aq shumë , sa i bëjnë karshillëqe dhe liderëve evropianë ! Janë këta liderë që vetingu , drejtësinë e tyre e ka nxjerrë 70 përqind jashtë sistemit për korrupsion. Pale po, kur mburren nëpër ekrane se në vitin 2o13 , në kohën e qeverisjes së tyre, 75 përqind e gjyqeve ishin në interes të qytetarit , ndërsa sot 95 përqind janë fituar nga shteti . Ky është treguesi më i mirë që tregon kapjen, jo vetëm të drejtësisë nga ryshfeti, por edhe në se është dhënë drejtësi në raste largimesh nga puna , tregon paaftësitë e administratës. Të larguar për bindje politik, paguheshin për një vend pune dy rroga, plus dhe dëmin moral . Sa për të ilustruar, po sjell një nga mijra shembujt. Në Devoll në kohën e sundimit të zotërinjve në fjalë , u pushuan në një ditë korriku, 12 mësues sepse nuk u gjendën, duke kryer dezhurnin në shkollat përkatëse. Si për ironi të fatit, ata ishin të gjithë të majtë. Mbas tre vjetësh endjesh nëpër gjykata, fituan gjyqet. Në çfarë ligjesh ishte mbështetur nxjerrja në rrugë , vetëm një administratë mediokrish mund ta motivonte. Po ç't'u thuash liderëve, të cilët kujtojnë se u kanë hyrë mendtë , kur dhe me protestën e 6 dhjetorit , tregojnë sa larg janë nga parimet demokratike . Duke i grabitur identitetin popullit, ata përpiqen të fitojnë kredo politike, në mos përmes dëgjimit onlaiv të zërit të tyre nga liderët evropianët, me siguri gazetarët e shumtë do t'i tregojnë botës shpirtrat e trazuara, të një populli të tërë. Si të mos i mjaftonin 5o vjetët me lojërat me popullin nga diktatori , por edhe në demokraci, s'po i ndahen përdhunimeve të identitetit të tij !? Me prokurën e popullit në gjuhë vraponi, nga një foltore tek tjetra , për më tepër protestën e 6 Dhjetorit kërkoni t'ia shisni të popullit ndërkombëtarëve edhe pse ajo s'do të jetë tjetër veçse ca lënçime në shërbim të egove të shfrenuara për të mbajtur shpresat gjallë e militantëve që ju kanë shërbyer dhe ia kini shpërblyer shërbimin.