BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Grekët, provokues të Shqipërisë për të mohuar çështjen çame

Grekët, provokues të Shqipërisë për të mohuar

Shpesh i referohem prozatorit të rilindjes europiane Bokaçio të para rreth 700 vjetësh, i cili, midis rrëfenjave të shumta, ka një shënim të veçantë në rrëfenjën e tetë të Ditës së Dhjetë, ku ndër të tjera shkruan se "… duke njohur vesin e grekëve, qësa më pak gjejnë burra që t’u thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përparame potere e kërcënime dhe përkundrazi, kur gjejnë ndonjë burrë të fortë, jo vetëm i përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten dhe familjen e tyre". Brilante dhe një filozofi e njohur mirë nga këta shkrimtarë që dinin se çfarë shkruanin për realitetet e njohura të kohërave.

E riktheva në kujtesën e kësaj kohe duke iu referuar tashmë pikërisht atyre grekëve që iu referua edhe Bokaçio, që çuditërisht kanë mbetur po ata, të njejtët në tërë kompleksitetin e sjelljeve para së gjithash ndaj fqinjëve të tyre, ku pabesia dhe provokimi u janë bërë natyrë e jetesës. Rasti i Maqedonisë në debatin për emrin flet qartë, po aq sa edhe rasti i sjelljeve të tyre me Shqipërinë dhe veçanërisht me Çamërinë dhe të vërtetat e kauzës çame. Nëse grekët ia arritën të mposhtin maqedonasit, kjo ndodhi sepse vërtet Maqedonia ka qenë tokë shqiptare dhe barbarët e pushtuan. Realisht shantazhimi i grekëve në emër të Europës që e përdor sipas qejfit provokimin me lashtësinë, është një model që nuk i shkon me shqiptarët.

Pikërisht këtu, kur vjen fjala për Shqipërinë, me historinë e lashtësisë që flet për autoktoni, me personalitetet që nga lashtësia e deri në ditët e sotme që e kanë bërë Shqipërinë, por edhe me forcën e mendjes dhe të shpirtit të shqiptarëve që gjithsesi e kanë mbrojtur vendin e tyre edhe pse përballë Greqisë me sponsporizim europian, është e qartë se nuk mund të ketë përsëritje të historisë për hatër të Greqisë. Në këtë pikë ku kemi ardhur përballë kësaj Greqie kërkohen burra qeveritarë, kërkohen akademikë të historisë, kërkohen shqiptarë për të ndalur Kalin e Trojës në rrugëtimin e pabesisë.

Është shumë e vërtetë ajo që ka thënë plaku i Vlorës Ismail Qemali që, sa ishte gjallë, e kishte nxjerrë përfundimin se “Fati i popujve të vegjël kalon nëpër dyert e tragjedive të mëdha”. Por besoj se ata që e kanë kaluar tragjedinë, si edhe në rastin e komunitetit çam dhe tanimë ndodhemi në portat e të vërtetës nëse flasim se jemi në epokën e vendosjes së drejtësisë si të barabartë mes popujve, nuk mund të jenë përjetësisht të ndëshkuarit e fatit. Për grekët është e qartë se “Arvanites penemeni,/ çamidhes kamaromeni." (Shqiptarë të lavdëruar,/ çamërit krenarë) që ata vetë e kanë thënë që në kohën e Ali Pashë Tepelenës.

Besoj se ajo që ndodhi me Maqedoninë me imponimin grek, nuk ka se si të ndodh me Shqipërinë çfarëdo imponimi të bëjë Greqia, nëse vërtet flasim për qeveritarë që kanë gjak shqiptari dhe për politikanë që, sido që të jenë, pak shqiptarë janë. Aq më tepër që ne e dimë nga vijnë dhe cilët janë të parët tanë dhe që na kanë lënë shëmbëlltyrën e vlerave. Është e domosdoshme t’i kujtojmë ata të parët që, edhe pse bënë Greqinë shtet me kapedanllëkun e tyre, përsëri duhet të themi atë shprehjen latine “O kombe, ruani të mëdhenjtë se përmes tyre do t'ju njohë e ardhmja”.

Për komunitetin çam kam bindjen e plotë se është e papranueshme që të pranojmë që grekët të bëjnë edhe europianin, edhe të pabesin, edhe shantazhuesin, edhe provokuesin dhe të rrimë e të shohim se si i bëjnë ata këto “vepra” antishqiptare. Kur Athina bën të shqetësuarin për sheshin ‘Skënderbej’, duke dorëzuar edhe ankesë në Bashkinë e Tiranës pse në një nga pllakat e gurta është shkruajtur emri “Filat” që është i dëgjuar në historinë e Çamërisë, do të doja t’i thoja ministrit të Jashtëm shqiptar dhe vetë kryeministrit po të ishte e mundur që të jenë të vëmendshëm, por edhe të dinë disa të vërteta që të mos bëhen peng i provokimeve.

Përkundër kësaj informacionet nga Athina bëjnë me dije se në murin rrethues të Kisha Elevtherotria, në lagjen e të pasurve e quajtur “Politia” në rajonin e Kifisia rrëzë një mali, janë gurë të ardhur nga Gjirokastra, nga Korça, nga Himara, nga Saranda, nga Qeparoi e Palasa etj.

Lind pyetja tjetër: a nuk është provokim shtetëror që fasadën e Parlamentit të Greqisë janë të gdhendur emrat e qyteteve të Shqipërisë si Korça, Himara, Gjirokastra, por edhe Borova, Trebeshina e Tomorri, që i përkasin, sipas grekëve, të ashtuquajturit territor me emrin Vorio-Epir? Kush duhet t’ia bëjë këtë pyetje presidentit dhe kryeministrit grek, kush duhet t’ia thotë ministrit të Jashtëm dhe atyre që flasin si helenë ? Detyrimisht ata që janë burra shqiptarë dhe që e duan kombin e tyre.

Grekët kërkojnë fshirjen e historisë në librat e tekstet shkollore dhe akademike të fjalës “Çamëri dhe çështje çame”. Nuk kam dëgjuar ndonjë qeveritar apo politikan që t’u japë përgjigje këtyre të kërkesave dhe të pohojnë të vërtetat e historisë së shkruar me gjak nga shqiptarët.

Nëse grekët e njohin mirë institucionin e provokimeve dhe të intrigave vetëm e vetëm që të fitojnë terren dhe sa më shumë të përfitojnë në kërkesat e tyre, është e rëndësishme të kujtojmë se personalitetet e Çamërisë e kanë shkruar emrin e tyre me dinjitetin e merituar në portat e Europës. Kujtoj këtu se Abedin Pashë Dino, ish ministri i Perandorisë Osmane nga Çamëria që është edhe njeriu që diktoi edhe hapsirën për Lidhjen e Prizrenit, është pikërisht ky personalitet që Abedin Dino si figurë shumë e njohur u nderua si në Lindje edhe në Perëndim . Fillimisht iu dha dekorata e lavdishme e shkallës së parë "MEXHID" (shiritin e Madh Mexhid). Më pas me Shiritin e Madh Osmanije dhe më tej me Dekoratën e Lartë Spanjolle Karli i Tretë, atë austriake “Courone de Fer” të Klasit të Parë, me Shiritin e Madh Francez të “Legjionit të Nderit”, Shiritin e Madh Pers, Shiritin e Madh të Danimarkës, të Palmës së Akademisë Franceze dhe të Kryqit të Madh Grek. Presidenti i Shqipërise në qershor të vitit 2014 e nderoi me Dekoratën e Artë të Urdhrit "Nderi i Kombit". A mund të hiqet ky nga kujtesa e kombit shqiptar? Kë të dhëna i përkasin studimit që ka bërë për të shkrimtari Ahmet Mehmeti.

Edhe personaliteti i Rilindjes Kombëtare, i cilësuar si ideologu i kësaj Rilindjeje Hasan Tahsini që para vitit 1870 u gradua “ Doktor i Shkencave” në Paris të Francës dhe që njihet botërisht si akademiku më i lartë i kohës në shkencat e ndryshme, veçanërisht të Fizikës dhe të Astronomisë dhe që u bë edhe themeluesi dhe rektori i parë i Universitetit të Stambollit, është nga krahina e Çamërisë. A mund të hiqet ky nga kujtesa historike e shkruar dhe mendore e kombit shqiptar?

As shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare që gjithashtu është i nderuar në Paris do mund të harrojë se bashkëkohësi i tij shkrimtari i Çamërisë Bilal Xhaferri është pjesëtari i komunitetit çam, të cilin ai e ka cilësuar "të mrekullueshëm", "më i miri". Nëse Kadare e cilëson Çamërinë si “harta e dhimbshme e Europës”, ka arsyet e veta të argumentuara se Çamëria bën pjesë në një nga hartat më të dhimbshme të Europës, atë që ka njohur shpërnguljen. Është një hartë për të cilën flitet me kujdes, për të mos nxitur acarime të reja, në këtë botë të shqetësuar. Ndërkaq, heshtjet, gjithashtu mund të acarojnë, ndoshta më keq. Kontinenti ynë europian është plot me shembuj të tillë dhimbjesh. Në antologjinë me motive letrare artistike për Çamërinë, është theksuar në mënyrë të ndjeshme se libri për historinë e Çamërisë nuk është as thjesht politik, as nismëtare e ndonjë fushate.

Sipas Kadaresë “Ky libër i ri për historinë e Çamërisë është në vazhdën e një tradite të tillë pozitive, larg mllefeve dhe smirave kombëtariste. Në të flitet gjerësisht për të vërtetat historike, mbështetur në dokumente të autoreve shqiptare dhe të huaj, pa paragjykimet e njohura, ato që me aq lehtësi e kthejnë çdo mirëkuptim në moskuptim dhe çdo afrim në të kundërtën e vet. Pasqyrimi gjerësisht i traditave kulturore të Çamërisë, duke nisur nga kultura urbane, nga muzika, këngët polifonike, vallet dhe veshjet e një bukurie të rrallë, është një riafirmim i thelbit pozitiv të këtij libri”.

Cili grek nuk i di këto e të tjera të vërteta, le t’i mësojë. Por para tyre, këto të vërteta duhet t’i dinë politikanët, diplomatët, pushtetarët dhe veçanërisht ata që marrin postet e ministrit të jashtëm dhe ekskluzivisht kryeministrat e këtij vendi, nëse duan të përballen me dinjitet “me grushtin fytyrës greke” për të ndalur provokimet dhe urdhërat e tyre kur vjen fjala për çështjen çame, në veçanti dhe Shqipërinë në tërësi./Nga Hyqmet ZANE