BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Greta për klimën në protestë, Basha-Monika për pushtet

Greta për klimën në protestë, Basha-Monika për pushtet

Protestojnë europianët. Revoltohen dhe bëjnë gjëmën edhe këta tanët. Ngrihen ata, zhurmojnë këta. Ata, baballarët e demokracisë për klimën globale, të këtushmit, tanët për pushtet dhe videot me “Babale”. Në Europë nuk i urdhërojnë nga lartë, tanët i ndjekin në çdo lagje, qytet e fshat. Europianët u premtojnë jetën, tanët u duan kuletën, pasurinë dhe pushtetin. Europianët ofrojnë demokracinë, këtu duan ta nxijnë Shqipërinë. Prej muajsh përditë, fronti i bashkuar i opozitës shqiptare në protesta të dhunshme. Nga e hëna në të premte. Nga “Unaza e Madhe”, fermave të mollëve në Dvoran, qumështit në Lapardha, duhanit në Belsh nga do po e bëjnë vendin lesh. Betejat para kryeministrisë e parlamentit nuk janë revolta të qytetarëve. Në themel të tyre është lufta për pushtet. Privilegjet e humbura. Joshja e militantëve me poste, përfitimi me çdo çmim nga pasuria kombëtare. Këtu tek ne, edhe pse flitet në emër të të drejtave të shtresave në nevojë, u qahet halli të varfërve, të vobektëve, qëllimi i vërtetë është të rifitohen privilegjet e humbur me rënien nga pushteti. Asgjë e sinqertë në premtimet e liderëve opozitarë edhe pse rreken të krijojnë iluzionin se janë ngritur për interesa madhore. Se janë në protestë për ardhmërinë, ekonominë, antikorrupsionin, demokracinë. Përalla që nuk i beson askush. I pari refuzues është populli. Është populli i vërtetë, ai që hesht dhe pret të tregoj fuqinë me votë. Populli nuk është pjesëza që komandohet me telekomandë nga maja e Olimpit të partive. Nuk janë ushtarët, kamikazët nën urdhërat e Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit. Nuk janë ata që betohen se do shkrumbojnë gjithçka në rrethimet parlamentare. As ata që duan t’i vënë flakën perspektivës europiane të Shqipërisë. Përpjekja për ta shitur lëvizjen si mbarpopullore, barazimi i shqiptarëve me një grusht individësh të armatosur me urrejtjen dhe dhunën ndaj institucioneve, mllefin me gjithçka që është ndërtuar në këto tri dekada. Shqipëria nuk është baraz me dhjetëmijë metër katror, shteti nuk është sipërfaqja para godinave qeveritare. Nuk janë ata që kanë për ideal shkatërrimin dhe fuqinë e barazojnë tek molotovët e dinamiti. Nuk janë ata që çirren nga podiumet dhe betohen përditë se do përmbysin cilindo që i pengon në udhëtimin drejt pushtetit. Protestat e tërë këtyre muajve nuk janë lëvizje që burojnë nga padurimi i qytetarëve nuk është vullnet i masave. Përkundrazi, qytetarët nuk janë dakord me protestuesit e dhunshëm. Kundërshtojnë partitë që i janë larguar sistemit. Për këtë arsye shumica i kanë lënë në vetmin e tyre liderët opozitarë edhe pse u duket se janë fuqia e ndryshimit. Si të zbritur nga legjendat kanë nisur betejat kundër pushtetit për pushtet të tyre. Është kjo arsyeja që edhe pse protestat zhvillohen në Tiranë, mungojnë pikërisht tiranasit. Kur qytetarët vlerësojnë se duhet të jenë bashkë në mitingje a protesta nuk kanë nevojë për lutje e lajka, premtime e përbetime. Le të bëjmë dallimin, gjashtëmbëdhjeta dhe shtatëmbëdhjeta në muajin mars. Le të krahasojmë pjesëmarrjen. Në protestën e opozitës edhe pse një muaj lutje e ftesa, takime shtëpi më shtëpi në shesh doli e tërë Tirana. Festa mblodhi në Tiranë vetëm tiranasit. Shumë më shumë se militantët e opozitës nga i gjithë vendi. Sot edhe militantët janë bezdisur me marshimet e përditshme anti qeveri. Të gjithë i dëgjojmë kur deklarojnë: Përsëri, përsëri? Edhe këtë të enjte edhe në ditë pushimi? Habitesh se si deri sot një zë i arsyeshëm nuk i thotë Lulzim Bashës: Boll më! E bëmë bozë, deri kur kështu? Mjaft deri këtu! Nuk mund t’i hymë detit me këmbë. Nuk është forca ajo që të bën lider. Nuk të bën kryeministër urrejtja aq më pak ultimatumet. Mos shko më tutje në ballafaqimin me ndërkombëtarët. Beso më shumë tek ne shqiptarët. Dëgjo interesat e votuesve të tu. Debato me kundërshtarët, shahu, grindu. Deri sot në historinë e demokracisë në çdo vend të globit askush nuk ia ka mbërritur të arrijë të pushtetin përmes dhunës dhe imponimit. Demagogjia nuk është demokraci. Qytetarët t’i lexojnë mendimet. T’i njohin dëshirat. Të bëjnë radiografinë. Të vënë notën për atë që bën dhe jo për atë që thua. Largo nga vetja muskëtierët, mikluesit, hileqarët. Dëgjo zërin e arsyes. Larg revoltave që destabilizojnë Shqipërinë. Pyeti shqiptarët për protestat. Kush të ka uruar deri sot për zjarrin në godinat qeveritare?! Kush të përgëzon për dhunën dhe cili thotë rroftë tritoli? Kush i lavdëroi hedhësit e shtyllave në erë?! Kush i mburri aksionet guerile?! Pyeti shqiptarët: Duan Rrugën e Elbasanit apo një revolta më shumë para Kryeministrisë? Duan baipasin e Fierit? Apo rrethimin e parlamentit? Si të dëgjosh përgjigjet vendos rrugën që do të ndjekësh. Po me sherrnaja e dhunë, shqiptarët nuk të ndjekin. Është iluzion se turma e protestuesve është Shqipëria. A i llogarit ata që heshtin? Janë shumica. Mitingashët janë gjithnjë pakica. Nuk të shpie larg kokëfortësia, aq më pak vetëkënaqësia.

Këto ditë paralel me Lulzimin edhe pse një vajzë e re sapo kapërcyer adoleshencën, është ngritur në protestë. Një lëvizje që ka prekur pulsin e jetës së mijëra qytetarëve anembanë globit. Po protestë, ku e ku me rrëmujën në Shqipëri. Si është e mundur që një zonjushë në një kohë të shkurtër të ngrejë në këmbë miliona njerëz anembanë botës? Si ka mundësi që thirrja e saj të vërë në lëvizje mendjet më të shquara të njerëzimit dhe një suedeze minore të arrijë në mbështetje të kauzës së saj, mbrojtjen e klimës, miliona qytetarë në tërë botën? Ku qëndron fuqia dhe ndryshimi mes kauzës së vajzës së vogël në Suedinë e largët dhe përpjekjes për të protestuar këtu në Shqipërinë tonë të vogël? Përse tek ne pas një rropatje disa mujore nëpër 28 mijë km katror mezi arrihet të grumbullohen me të gjitha mjetet e transportit me premtime, me para, me joshje disa mijëra qytetarë të cilët më shpejt ikin se shkojnë në Tiranë? Cila është ajo forcë e brendshme që i bën qytetarët europianë të dëgjojnë thirrjen e vajzës së re në ndryshim me indiferencën që rrethojnë Lulzimin në vendin tonë? Në realitet dallimi është thelbësor. Shumë i rëndësishëm. Është themelor. E reja e Stokholmit, përfaqëson botën, idealet, jetën, të ardhmen, shpëtimin e njerëzimit nga ngrohja globale. Kërkon një planet për të jetuar. Është vërtetë ideale. Ndryshe, Basha kërkon një copë tokë për të sunduar. Vajza nordike mbron jetën përballë gllabërimit të globit nga babëzia e shfrytëzimi pa kriter. Nga mungesa e masave mbrojtëse...

Në ballafaqim mes dy protestave për jetën dhe pushtetin, edhe vendi ynë ka përvojat e veta. Edhe Shqipëria ka pasur Greta. Pak vjet më parë shqiptarët u ngritën pa asnjë urdhër, pa ftesa liderësh, pa organizime rraskapitëse për t’u mbrojtur nga lëndët kimike që do demontoheshin në territorin e vendit tonë. Kujtojmë se brenda një dite e tërë Shqipëria u ngrit në ruajtje të tokës, jetës, klimës. Nuk u deshën delegatët e tellallët, autobusët e pagatorët, takimet, rrokjet e duarve, premtimet boshe, miklimet, buzëqeshjet që nuk i kanë kursyer ata që lypin protestues në Tiranë. Po studentët që bënë të gjëmonin sheshet? Nuk u desh asnjë mbledhje. Nuk u bënë ftesa pa fund. Propagandë pambarim. Sa ndryshim drastik! Sa larg protestat këtu dhe atje. Europianët protestojnë për klimën, opozita jonë për kryeministrin në hije! Këtu qëndron ndryshimi. Filozofia që bën diferencën. Përballë protestave të opozitës shqiptare që nxin, shkëlqen protesta në Europë. "Fridays for Future". Suedezja 16 vjeçare, Greta Thunberg ka frymëzuar mbarë njerëzimin. Synimi është vënia në lëvizje e politikanëve për mbrojtjen e jetës. Është vetëm 16 vjeç dhe ka arritur të flasë para vendimmarrësve më të rëndësishëm të botës. Greta Thunberg nga Suedia, çdo të premte proteston para parlamentit në Stokholm për mbrojtje të klimës. Qysh nga gushti i viti të kaluar. Në sheshin para parlamentit është bërë ritual që të premteve qytetarët të mblidhen të protestojnë për klimën. Greta Thunberg e kupton që është shumë e re dhe i duket absurde që fëmijët duhet të ndërmarrin diçka të tillë. Por ajo mendon, se e ka detyrim moral të bëj diçka, nëse të tjerët nuk veprojnë. Synimi i saj është të sensibilizojë politikën për të bërë ndryshime radikale lidhur me klimën. Po në këmbë është Franca, Parisi u bë flakë. Berlini po ashtu. Ballafaquar “revolucionin” e Gretës me protestat e liderëve tanë opozitarë, le të bëjmë vet krahasimin. Dhe le të përfytyrojmë një çast:- Nëse opozita do protestonte në mbrojtjen e pyjeve, liqeneve, lumenjve, plazheve fushave, jetës. Nëse do t’i kërkonte popullit t’i thonin ndal plehrave, zaptimit të plazheve, të ruanim detin nga mbetjet, sikur të kërkonte masa urgjente për përmbytjet? Sa mijëra shqiptarë do ngriheshin në protestë?! Nëse do na kërkonte “ushtarë” për të tilla protesta, të gjithë do ishim në rresht? Për shëndetësinë? Për shërbimet? Për jetën? Do kishim edhe ne Gretën tonë. Mund të quhej Monika, Kejda Lulzim, Klosi, kjo nuk do përbënte asnjë ndryshim. Nëse protestat nuk do urdhëroheshin nga partitë, nga ata që synojnë pushtet me dhunë nuk do kishte nevojë për rropatje, bredhje, shtëpi më shtëpi. Nuk do kishte nevojë të delegoheshin mijëra militantë me lista, fjalime liderësh, pankarta, reklama. Nuk do kishte nevojë të harxhoheshin miliona për autobusë. Do mjaftonte vetëm një Gretë shqiptare. Ideali i saj. Njëmijë protesta për pushtet nuk do barazoheshin kurrë me atë që arrin e vetme, një Gretë. Këtu është ndryshimi mes Gretës në Suedi me Lulzimin dhe Monikën në Shqipëri!

Nga Bardhyl BEJKO