BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re doktoresha e njohur (Emri)

Mjekësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x

Opinion / Editorial

Grotesku i një shoqërie që pretendon demokraci, kur atë se ka asnjë parti!

Grotesku i një shoqërie që pretendon demokraci, kur atë se

Shfaqja e fundit e zgjedhjeve brenda një partie filloi arrogancën e justifikimit të mos pasjes kandidaturë përpara asaj, që realisht është bashkëpronare partie. Demokracia e brendshme e partive shqiptare është dhe fajtorja e madhe e mungesës së demokracisë në Shqipëri. E shtetit të ndërtuar dhe administruar keq. Ose virtualiteti i saj në zbatim, i cili çon në mungesë krijimi të shtyllave të pikërisht demokracisë në një shtet ligjor që janë legjislativi, ekzekutivi dhe sistemi drejtësisë. Shoqëria shqiptare nuk ka demokraci, por “grotesk pretendimin” për demokraci. Krijimi i monstrave politike mbi partinë është “feudo politika” jonë. Ne nuk kemi formuar akoma koshiencën urbane politike. Nuk jemi urban në politikë, por rastësisht kemi ndodhur të jemi feudo politikë që i ngjajmë si drejtim dy pashallëqeve të mëdha të vendit në fundin e shekullit 17-të dhe fillim shekullin 18-të. Një pjesë e feudalëve të sotëm politikë, janë si “Ali Pashë Tepelena” por jo me talentin e tij sundues (përveç Enverit që kishte talentin vrastar) dhe të tjerët ju ngjanë disi dinastisë së Pashallëkut të madh të Shkodrës dhe pse nuk janë kurrë të shkëlqyer si Karamahmud Pasha dhe Mustafa Pasha Bushatlliu. Mbi këtë ngjashmëri kjo shoqëri ka ndërtuar dhe partitë politike në fund të shekullit 20-të dhe fillim të shekullit 21. As që ju nxihet fytyra, as ju skuqet faqja, pse sillen si sundimtarë dhe feudalë mbi partitë dhe pastaj mbi shtetin që formohet nga ky model partish në Shqipëri. E nuk i bën përshtypje as shumicës së popullsisë ky moment sa tragjik dhe qesharak. Imagjinoni që këta bëjnë garë me veten. E vetmja parti që bënte dikur garë politike ishte PS-ja e Nanos, por dhe kjo lloj gare e nxori out përpara Berishës që ishte sundimtar dhe kontrollonte partinë, kur socialistët bënin gam gam gam në imitim të demokracisë së brendshme. Nuk i ka bërë përshtypje doktor Berishës që ishte i pakonkurrueshëm dhe i papërballueshëm. Përkundrazi sillej si një feudal i madh, i shkëlqyer mbi partinë, i gjithëditur dhe ata poshtë si “”nënshtetasit e tij” të nënshtruar sundimtarit në parti. Sot nuk i bën përshtypje fare Edi Ramës që është i pakonkurrueshëm në parti dhe që nuk ka asnjë aty që mund t’i dalë përballë. Po vanitet dhe narcizëm njëkohësisht. E kanë kënaqësi këtë gjë njësoj si feudalët orientalë pashallarë shqiptarë 250 vitet e fundit në Shqipëri. Biles Rama dhe shallvaret i ka si ata. Kur në përballje me Nanon ishte aq “modern” në demokraci dhe imitim me të. Por ishte i qartë se nuk do ta drejtonte më PS-në në këtë mënyrë, sepse sigurisht ata poshtë pastaj do ta merrnin nëpër këmbë në sajë të refuzimit nga poshtë të demokracisë së brendshme. Po pra, sepse ajo nuk mohohet vetëm nga lart, por refuzohet edhe nga sejmenët poshtë. Ata janë gjithmonë me parimin – kush ka kalanë, është dhe sundimtari tyre dhe ata janë me të, kundër të gjithë të tjerëve me mendim ndryshe. Kurse kjo shoqëri e pranon këtë marrëzi politike feudal shqiptare, pa asnjë shpresë për të pasur demokraci normale brenda partive. Sot Shqipëria nuk ka një parti të vetme politike në spektrin e saj që të jetë – demokratike. Ka vetëm parti prona dhe aksionerë të shumicës së aksioneve në parti. Si mund të pranohet që LSI është parti demokratike kur është parti pronë, i takon dy drejtuesve themelues dhe drejtues që janë Ilir Meta dhe e shoqja e tij. Realisht ajo është parti e tyre dhe kurrsesi në shekullin 21 nuk mund të sillet si demokratike, sepse kështu është ndërtuar. E nuk ka aspak turp të mos sillet si demokratike ngaqë nuk ka ndryshe në këtë shoqëri që nuk do të kuptojë nga ku vjen e keqja e mos sjelljes në demokraci të këtij vendi. Si mund të quhet demokratike Partia Demokratike që nuk bën zgjedhjet demokratike brënda saj, që largon njerëz, persekuton një shumicë të madhe themeluesish dhe krijuesish të saj, që shpall armiq brenda vetes dhe që nuk zbaton statute dhe pse thotë kam statut. Që nuk krijon ashtu sikur do t’i takonte, frymën e një demokracie të brendshme ku kryetari del nga zgjedhje të lira dhe pa indikacione dhe katapultime individësh dhe largime të atyre me rekorde e kontribute ose në periferi, ose jashtë fare. Si mund të quhet parti demokratike kur “kunati” bën dhe frymëzimin “poetik” të politikës së kuadrit dhe të brendshme në parti? Si mund të jetë demokratike partia e ndarë në dy shpirtra jashtë së majtës normale që janë Rilindja e Ramës dhe Veliajt dhe PS-ja e trashëgimisë që nga 8 nëntori 1941 deri më sot? Ku garë për kryetar nuk ka (forumet janë ngritësa dore kot fare) dhe kjo sepse askush nuk synon dhe nuk guxon ti dalë përballë atij që është, duke varfëruar dhe shtrembëruar themelin e demokracisë së brendshme në një bashkim vullnetar njerëzish. Kush është parti demokratike partia e të ndjerit Sabri Godo që e bëri largimin për t’u zëvendësuar nga një person që nuk do të largohet kurrë nga kryetari sa të ketë jetë. Apo partia e zotit Milo, apo ajo e popullorit në batuta si Ndoka si parti e frymëzimit demokristian? Apo partia e të vetmit demokrat të dikurshëm si zoti Shehu? Apo partia e shtetasit drek që mbron të drejtat e njeriut Dule? Apo ajo e çamëve e drejtuar nga një socialist i dikurshëm sot nacionalist? Apo duhet të kemi shpresë se nuk do të kenë parti jo kryetari feudal zoti Patozi dhe të tjerët e krijuar tashmë në këtë kohë. Kush do ta ketë një parti demokratike zonja Topalli? Pse kush është aty që ta kundërshtojë “përballë” në pikëpamje alternative? Kush pra është parti që zbaton demokracinë e brendshme që të kemi besim se do të zbatojnë demokracinë kur të marrin pushtetin politik? Cila parti? Ky është grotesk dhe për këtë gjë janë të qartë dhe ata jashtë. Shqipëria sillet si në demokraci, por nuk ka lidhje bazike dhe themelore me demokracinë, sepse nuk ka parti demokratike në spektrin e saj politik pluralist. Po sigurisht, mbajnë fjalime si “demokratikë”, por janë plotësisht feudalë komikë në sistemin ku medemek pushtetet janë të ndara dhe ka dhe pushtetin e katërt ose atë mediatik që iu bën fresk shpesh herë. Kanë blerë gjithçka (miliarda) dhe kanë afera politike gjithçka dhe duhet të besojmë se jemi në demokraci të zbatuar deri në ligje. Po kjo është realisht groteske, e pabesueshme dhe komike. Ne kemi demokracinë e marrëdhënieve mes Berishës, Bashës, Ramës dhe Metës dhe të tjerët që ju sillen nëpër pantallonat e tyre. Po gjetën ndonjë vrimë do dalin, po nuk gjetën, do mbeten aty deri sa pantallonat të bien vetë. Kjo është alegori, por unë kam dëshirë ta quaj grotesk demokracinë tonë. E ky grotesk është në bazën filozofike mjerisht të shoqërisë sonë akoma të mbetur sa në kohë të pashallëqeve dhe po aq në kohë të diktaturës. Vetëm me mënyrat e tyre e kuptojnë të shkretën demokraci. Një pjesë e kësaj shoqërie (kryesisht militantët e idesë jam me atë që ka kalanë) refuzojnë zbatimin e demokracisë. Nuk e duan dhe pse kujtojnë se po veprojnë në demokraci. E kjo është sigurisht fatkeqësi.