BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Grotesku politik televiziv, si "teatri" më i ndjekur në Shqipëri!

Grotesku politik televiziv, si "teatri" më i ndjekur në

Po sigurisht mbas "absurdit" është "grotesku" një sukses i merituar teatror sa modern dhe i vjetër në kohë, që ka dhe ai të vetat si dëshmi arti dhe padyshim kohe, që nga antikiteti dhe sidomos në shekullin e 15-të ose në Rilindjen Italiane dhe Europiane! Ne kemi kohën tonë të "Rilindjes" dhe me sa duket "grotesku" vjen si një risi politike dhe gazetarie në pamundësi të jetë në teatër. Në pamundësi, sepse tashmë televizioni e luan në mënyrën më sublime groteskun deri në absurd dhe anasjelltas, duke mos harruar të kalojnë nganjëherë dhe në "karnavalesk" që terminologjikisht e them unë dhe jo se është e vërtetë. Grotesku politik televiziv, ka ndryshuar dhe shoqërinë tonë në fakt nga "real socializmi" ose "marksizëm-leninizmi televiziv", por dhe doktrinizmi televiziv, në tashmë të qëndrueshmin "grotesk televiziv" kundërshtari më i ashpër i teatrit të tillë, jo vetëm në Shqipëri. Prandaj skenat e vendet e teatrove janë bosh, ngaqë ekranet e "groteskut televiziv" janë plot. Grotesku vjen nga "grotte" ose shpella dhe janë zbukurimet e kohës së "Rilindjes" që ndërlikoheshin me kafshë, mitologji, bimë dhe rrënoja, figura të errta dhe të zymta, por dhe ndërthurje të çuditshme. Grotesku është një mënyrë shprehjeje ose mënyrë paraqitjeje në të cilën bashkohen anë të stërmadhuara, të vendosura në kontrast të fortë e të habitshëm, ose format më të përziera, të parregullta e të largëta të realitetit, duke i shformuar deri në përqeshje. Në grotesk del bashkekzistenca shpërthyese midis të qeshurës dhe të qarës, midis komikes dhe tragjikes, të ultës dhe madhërishmes, të bukurës dhe të shëmtuarës etj., duke u kundërvënë figurave me përmasa ose me shtrirje tepër shpërpjesëtimore. Grotesku si tip i veçante i shprehjes artistike gjendet më së pari brenda poetikes së mitologjisë së lashtë. Nga këto burime u ushqye letërsia e shkruar me grotesk, duke filluar nga poemat "Iliada" dhe "Odisea" te Homeri. Don Kishoti është një figurë groteske me karakter të ndërlikuar e të dyzuar, mishërim i marrëzisë njerëzore, por edhe i heroizmit e vetëmohimit për drejtësi. Ne e kemi të pasur dhe të mishëruar në emisionet televizive tonat që në fakt duhet të jenë - opinion! Aq më tepër, kur është i thirrur kryeministri i Shqipërisë që për nga talenti aktorial dhe poetik, por dhe talenti gazetaresk është fantastik. Absolutisht më tepër se në shumë raste të pranishmit në studio. Tani moderatori që kërkon të bëjë emision opinion përballë tij i vendos modelin grotesk që i thotë vetes- gazetare e fushës! Nuk e di nëse (mbase) kërkon të thotë - investigative, por besoj se është thjesht një gazetare terreni që di shumë e shumë fakte dhe sigurisht aty e ka dhe talentin. Por si e ftuar me titullimin gazetare fushe - nuk mund të "lapidarizojë" opinione, nuk mund të kërkojë llogari dhe nuk mund të flasë me breshëri, duke u kthyer në prokurori. E për çfarë?! Për makinën e kryeministrit, që as e ka vjedhur dhe as e ka blerë vetë. E ky është pikërisht grotesku si shfaqe gazetarie, e cila bën pastaj që moderatori të thërrasë dhe ulërasë: Mos moj mos, po boll moj boll, po mjaft moj mjaft se na ka futur në kurth, të ka futur në kurth mooooj! Me një ulërimë e piskamë që sigurisht është e pafajshme, po të mos kesh parasysh se ai vetë ka thirrur "gazetare fushe" që bëjnë dhe opinionisten dhe prokuroren, por dhe akuzatoren e fortë të kryeministrit! E pastaj njeriu që sigurisht kishte dhe ka shumë më tepër talente se të gjithë aty në studio, përfshi dhe dellin e plotë për gazetari ose Edi Rama - luante si me gazetaret e fushës dhe kryeredaktorët me rolin e Bud Spencer, në habi dhe hapje goje, kur përpara ka liliputë që të kërcënojnë me marrëzi e tyre të groteskut televiziv. Po ku mund të ketë teatër që e konkurron të tillë shfaqje! Grotesku bëhet i qartë kur në një anë Kryeministri thotë se: "Unë dal në foto me kush të më takojë në holle hotelesh" dhe një gazetari në studio i thoshte: Kush je ti, se nuk të njoh fare? Pra në rastin e parë nuk kërkonte llogari kush ishin ata për fotografi dhe në rastin e dytë donte të dinte se kush ishte ky gazetari. E sigurisht grotesku ishte i qartë kur ta jep vetë këtë mundësi gazetaria që vendos titull të parë "makinën e blinduar" me të cilën ikën kryeministri dhe pastaj pretendon që këtë gjë (blindimin) ta vërtetojë vetë ai, e jo letra e lejes së qarkullimit dhe makinës që ka shoferi në kroskot. Batuta mbas batute dhe akte mbas akti, në luajtjen e pjesës televizive me grotesk, në fund fare askush nuk është i zoti të kuptojë se çfarë kishte në mbarim - pjesa apo shfaqja teatër televiziv opinion. Të gjitha këto në dëm të teatrit dhe groteskut si gjini, të cilën shqiptarët e pëlqejnë dhe të shoqëruar me absurd, por në televizion, në emisionet televizive kur bërtitet - mos moj mos, po boll moj boll, po mjaft moj mjaaaaft! Po pra dhe aty ku kryeministri bën Bud Spencer-in e viteve 2020-të! Hygoi thotë se: Grotesku është shprehja e varietesë! Padyshim se kjo variete e opinionit apo rubrikës së tillë, ku ka gazetarë opinionistë akuzatorë dhe puthadorë, apo "gazetare-ë fushe", të cilët bëjnë më të mirë suksesin e kryeministrit me talentin e tij artistik dhe gazetaresk - po ndryshon shoqërinë shqiptare. Po e kthejnë këtë shoqëri në një arritje të madhe varieteje, që luhet në skenën prej 28 mijë km katrorë. Po plotësisht në grotesk që në fakt, tenton kthimin në grotte- shpella. Po pra me atë fantazmagori shpellash, mitesh, figurash mitologjike dhe formash që të bëjnë të qash duke qeshur. Sikundër thotë Umberto Eco: Grotesku është faqja tjetër e sublimes, është hija e dritës. Po pra po, anti sublimja ose katrahura e rregullit dhe mendimit normal. E zeza e ndriçimit ose pika ku errësira imiton dritën. Por nuk është se ne nuk duhet të kthemi te "shpella jonë teatrore" edhe pse jemi në shekullin 21 dhe pse jemi në 2020-tën dhe pse grotesku kishte një kulm të tillë teatror dhe letrar në fund shekullin 19-të e fillim shekullin 20-të. Sigurisht me Pirandelon. Kur njerëzit e teatrit nuk kanë sukses në groteskun e tyre në fund të fundit le ta bëjë këtë gjë - televizioni dhe aktorët më të mirë, që janë politikanët dhe gazetarët qoftë dhe ata të "fushës"! I duhet popullit ky grotesk dhe kjo as që bëhet fjalë se vlen dhe për sot në këtë shoqëri. Po po, që ka njohur si shkrimin, gjuhën e shkruajtur dhe teatrin e të folurën politike mjaft vonë në raport me botën e qytetëruar. Tani po plotëson kohën e humbur dhe vendi më i mirë është televizioni. I madhi Dario Fo thotë: “Për popullin, teatri, në mënyrë speciale teatri grotesk, është gjithmonë mjeti i shprehjes, komunikimit, por dhe provokacionit të përzierjes së ideve”. Teatri ishte gazeta e folur dhe e dramatizuar e popullit. Mbase popujt e tjerë të Europës kanë harruar, mbase nuk kanë nevojë, mbase nuk janë kaq të zgjuar sa ne, që zbulojnë se duhet dhe sot. Por në fund të fundit, ky teatër grotesk i kësaj gazete të folur dhe të dramatizuar të popullit, luhet bukur në televizion. E kjo është meritë e gazetarëve, moderatorëve dhe padyshim dhe kryeministrit tonë, i cili është më i miri dhe padyshim më artisti në këtë drejtim! Absolutisht po!