BREAKING NEWS

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është kryebashkiaku që mund të “digjet” nga Rama

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x

Opinion / Editorial

Grushti..... që tmerroi politiken Evropën madje dhe Amerikën

Grushti..... që tmerroi politiken Evropën madje dhe Amerikën

E pa pritura në kufijtë e një tragjikomedie që shkaktoi turbullime të mëdha në politikën shqiptare madje dhe opinionin ndërkombëtar, sigurisht që një do të ndodhte, në mos në këtë formë në një tjetër, në mos kaq e butë, në një formë mbase edhe më të ashpër. Po a e meritonte Saliu atë grusht në surratin e tij? Sigurisht që jo ! Sepse ai i riu fatzi pa e kuptuar ndyjti dhe bëri shumë pis dorën e vet duke qëlluar një kërmë të dekompozuar. Kush e ndoqi ngjarjen nëpërmjet ekranit dhe sidomos në të pastajmen me siguri e ka kuptuar se këtë akt Saliu e shfrytëzoi me një mjeshtëri prej horri për të akuzuar kundërshtarët e vet politikë. Ky akt, atij i dha zemër e bëri madje më kurajë në rrugën e vet të marrëzisë politike. Por ky akt tmerroi dhe trembi dhe lepujt socialistë, të cilët vepruan dhe vrapuan të parët që të solidarizoheshin me dhimbjen shpirtërore të Saliut dhe të dënonin aktin e të riut i cili guxoi e ngriti grushtin kundër një kryekrimineli me damkë. Së pari, mesazhin e dënimit të aktit dhe marrjen me të mirë duke i fërkuar kokën Saliut e bëri Presidenti, më vonë për çudinë më të madhe Ambasadorja Amerikane Juria e Kimit, disa diplomatë të kurvës Evropë, vet Rama të cilit përherë i “shkojnë nga shtatë” prej Salës dhe kështu me radhë krerë të pozitës dhe të opozitës. Po si është e mundur?! Po për atë djalosh që e rrahën në mënyrën më barbare si nuk u kujtua kush që të merrte barbaret e truprojës së turpit e t’i shoqëronin në komisariatin më të afërt për ushtrim dhune në publik? Përse për te njëjtin veprim paska dy masa e dy pesha të ndryshme? Që Esat Pashën të cilin e ekzekutoi Avni Rustemi në mes te Parist në mezin e qershorit 1920 e shpallën të lirë e di shteti ynë se përse? E di Presidenti Begaj, K/ministri Rama, Juri Kim dhe gjithë ambasadoret e Evropës se ai u shpall i pafajshëm ngaqë krimineli me damkë daja i a. Zogut i kishte sjellë aq dëme e fatkeqësi Atdheut? Çudi sa i ngjashëm Esat Toptani me Sali “Tankun”! Po a e meritonte Saliu një grusht qoftë ky grusht i fuqishëm dhe i popullit? Kurrë sesi jo, sepse të godasësh Salën jo vetëm se ndyn grushtin tënd por në këtë rast dënimi është aq i lehtë saqë më shumë dhemb grushti, se sa vet surrati i kryekriminelit dhe për rrjedhojë nuk ja vlen se është pak.Të ishte ky vallë një paralajmërim për të gjithë superstrukturën shtetërore dhe diplomacinë botërore se për çdo problem që nuk gjendet zgjidhje e drejtë, ose që lihet në harresë të qëllimshme, ka një limit të caktuar durimi ? Ju drejtohem ju Presidenti ynë, ju Kryeministër, ju ambasadore, ju përfaqësuese e Amerikës, nuk i kini njohur ju krimet e kësaj mostre ndaj Atdheut tim ? Po që ata bij nënash të cilët u vodhën nga ky kryebandit e krye kusar si dhe nga kriminelët e tjerë të “preshit e të arrave”në vitet 97-të i nuk ju janë dhimbsur? Po ata bij nënash të cilët u rrethuan nga ushtria e këtij bastardi i cili vrau në Sheshin e Flamurit në Vlorë Artur Rustemin dhe mbas tij, për një periudhe gati një vjeçare më shumë se 2000 djem nënash a nuk ju dhimbsen ju? Po populli shqiptar i cili po përjetonte tragjedinë nuk ju u dhimbs, kur ky kryekriminel urdhëronte avionët te fillonin bombardimin ndaj të ashtuquajturve rebelë? Ne ishim rebelë me të vërtetë, por pa me thuaj ti Presidenti i vendit tim, ti Kryeministër dhe ju ambasadorë, se cili popull nuk do rebelohej nëse vidhej poshtërohej dhe vritej? Ju e toleruat duke formuar të ashtuquajturën ”Qeveri të pajtimit kombëtar”. Por vet fjala “pajtim” le të kuptosh se dikush ishte fajtor dhe për hatër të unitetit të shqiptarëve duhej të pajtoheshim. Po shumë e vërtetë që duhej pajtimi, por pajtim me krimin dhe kriminelët s’ka e s’mund të ketë, sepse ndryshe krimi dhe kriminelët të hipin në qafë sikurse na hipën. Pajtimi duhej bërë duke filluar nga ndëshkimi i fajtorëve të tragjedisë apokaliptike. Ja përse duhej vepruar qysh në vitet 97- 98-të, por ju dhe bythë lëvizurit dhe lepujt socialistë, preferuat më mirë një Sali kriminel e krye kusar, se sa një popull dinjitoz që të jetonte i lirë me bijtë e vet në tokën e vet e të begatë, që ju i shkrumbuat sa e sa herë me lëshimet tuaja. Toleranca e juaj, bëri që mostra të rrëmbente përsëri tankun dhe me arkivole në dyert e institucioneve t’ju kërcënonte.. dhe ju u zhyet në pantallona përsëri nga frika madje një pjesë e juaja mori dhe arratinë në vendet fqinje. Po pse ndodhi kjo? Sepse ju nuk ju, intereson populli por ruani” tajaren” tuaj për të mos thënë se ju jeni gati sozia e tij e moderuar, pra e njëjta medalje në vlerë veç ana tjetër e saj. Ju si zhonglerë politikë që jini e gënjeni popullin me datën e çlirimit e teksa nga ana tjetër riabilitoni banditët e kriminelët e nazi - fashizmit. Heshtni, kur populli këndon ndonjë këngë për Enverin, apo dhe partizane, madje buzëqeshini, teksa nga ana tjetër me anë të një organizmi që në popull e quajnë “instit-muten” kërkoni të shikoni krimet e komunizmit. Jini po ju ata që kërkoni rishikimin e figurës së Enverit (Rama 1991) duke shpallur të gjithë komandantët e komisaret e luftës si kriminelë, madje dhe dëshmorët ishit po ju, që i vratë për herë të dytë. Të riabilitosh M.Frashërin, A. Zogun , H.Matjanin M. Bajraktarin,e diversantët që na vranë Cucat e Malsisë dhe pastaj të kesh hero populli A. Rustemin, B.Bibën, H. Çinon dhe heronjtë e Shkodrës, është e njëjtë sikur ju t’i ri pushkatoni për së dyti, por kësaj radhe para tradhtarëve. Ju tmerroheni dhe u dhimbset aq shumë kjo kufomë politike, aq sa dhe vrapuat ta ngushëlloni Saliun “të dashurin tuaj armik”, madje e dënuat me forcë atë të ri që natyra e paska dënuar, para se të bënte”krimin mizor e barbar”. Po pse nuk u prononcuat ju lepujt socialistë kur legjendën Shevqet Peçi “Heroin e popullit” të Brigadës së V -të “Heroinë” e morën me barelë? E dini ju se ky hero ka qenë dy herë i dënuar me vdekje nga fashizmi dhe në fakt vdiq në burgun e neofashistëve në Tiranë? Ju që ju dhimbsej kaq shumë Atdheu pse nuk u ngritët në demonstrata për të mbrojtur këtë hero ose pse nuk i kërkuat Parlamentit të asaj kohe ta nxirrnit nga burgu sepse me atë rast nuk mbronit Shevqetin, por veprën heroike të baballarëve e nënave tuaja ish partizanë e partizane që dolën maleve për liri ? Ju nuk mund ta bënit dot këtë gjë sepse Saliu ju ka vendosur të gjithëve në rresht madje tërë kohën ju mban nën komandën “gatitu”, aq të madh e ka ai ndikimin te ju dhe aq shumë “dhisni gjak” para tij, aq, sa që edhe kur ai hodhi në erë një fshat të tërë dhe vrau 26 të pafajshëm, për interesat korruptive të tij dhe familjes së tij, ju shkuat dhe e ngushëlluat madje Rama gati sa nuk i shkoi me paketë cigareje për baxhanakun e tij që “Sala nuk kish aspak dijeni “se ai na qënkej atje i punësuar, madje ka zera që nuk e dinte as për Zenin e as për Mediun. ( edhe tani Rama përsëri e ka mundësinë që t’i shkoje me komposto Salës, sipas traditës) . Sikur të mos mjaftonin këto krime ai me fytyrën e tij prej një “lebrozi politik” dhe me duart gjer në bërryl me gjak përgjaku sërish bulevardin nga ku sipër këtyre martirëve si për ironi të fatit në të njëjtin bulevard ju vendosët në fotopllakata të gjithë krimineleve te Shqipërisë gjasme viktima të komunizmit dhe kavja mostër e cila po qelb dynjanë ulërinte nga ekranet.:”Provojeni dhe një herë po jua u mbajti”! Ai nuk e ka për gjë as brenda llojit të vet të sulmojë madje dihet dhe artistikisht që vampirët nuk rrinë dot pa pirë gjak dhe në mos e paçin mundësinë për ta pirë, të paktën duan ta shikojnë atë, ndryshe ata s’mund të jetojnë. Tashmë, me kredon politike që fitoi Saliu dhe me kurajën që ju së bashku me ambasadoret e zuskës Evropë por dhe nga ndryshimi i drejtimit të flugerit të barometrit amerikan, Sala ka marrë e do marrë zemër. Ai përsëri do të vijë në pushtet, sepse dhe Amerika dhe Evropa ja dhanë mesazhet që nuk kanë ndërmend ta heqin as nga politika as nga parlamenti dhe as nga pasuritë marramendëse. Përgëzime z. Presidentit, përgëzime z.Rama! Përgëzime Evropës dhe Jurisë së Amerikës! Hallall gjaku që ke pirë dhe pi or Sali Berisha !