BREAKING NEWS

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është kryebashkiaku që mund të “digjet” nga Rama

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x

Opinion / Editorial

Gurmazi, avazi, matrapazi...

Gurmazi, avazi, matrapazi...

'Në shoqërinë që po ndërtojmë me pak njerëz shumë të pasur e shumica tjetër tepër të varfër, ka diversitet mendimi'-thonë analistët dhe gazetarët. 'Kushtetutat sigurojnë lirinë e individit dhe të drejtat e njeriut për të bërë ç't'i dojë kokrra e qejfit!' Por ja që matrapazi i shikon ndryshe dukuritë dhe fenomenet shoqërore.Ai këto i quan avaze që duhet t'i shfrytëzojë për të bërë tregti me fitim duke mashtruar sa më shumë.Matrapazi më i parë, më i pa skrupullt, më i pështirosur është politikani. Ai ndryshe flet e ndryshe vepron. Ai premton dhe në fakt vetëm ka gënjyer.As i nxihet faqja e as i zverdhet fytyra.Vetë I.Meta e pati thënë disa herë para kamerave: "Unë jam pragmatist. Shikoj ku më del fitimi, ndonëse edhe nga humbja unë dal i fituar! " A e dalloni dot,pra, se ç'është matrapazi politikan?
Gurmazi i S. Berishës edhe pse ka funksion për të kaluar ushqimin, atij i nxjerr vetëm fjalë plot vrer për këdo që ai e ka halë në sy,që nuk e arrin ta fundosë dot me mafjozllëqe dhe përpiqet që ta mposhtë duke shpifur, pra duke nxjerrë lloj-soj dokrash nga më paradoksalet. Truri dhe mendja e tij punojnë vetëm për keq, për të këqia, për vrasje, mashtrime,vjedhje, veprime delirante, përsëri edhe këto me mashtrime.Tërë epitetet që mund të ketë gjuha shqipe në karakterizim të një personi negativ, këto i zotëron më së miri praktikisht vetëm S. Berisha. Dhe nuk është aspak çudi që këta të dy, aq sa duhen aq edhe urrehen, aq sa bashkëpunojnë aq edhe e sulmojnë fshehtazi njëri-tjetrin. Një pensionist kafepirës me mua më tregon se dikur, aty nga vitet 2004 një funksionar tepër i lartë pranë tyre i paskësh thënë : 'Dale, dale,ju nuk dini asgjë se kush janë ata të dy dhe çfarë kanë bërë së toku në kurriz të këtij populli!?" Nuk i kam besuar atij, por ...
Matrapazi ble gjithçka lirë dhe shet gjithçka shtrenjtë për të fituar me mashtrim.Saliu shiti tokën shqiptare për një euro dhe tani kritikon(lexo: mashtron popullin me fjalë)E.Ramën se po shet portin e Durrësit?! E ka nga inati që nuk e mori dot vetë e tani i lëshon goja lëng dhe vetëm shfryn, shan, shpif, shkatërron.Kur tek fizionomia e matrapazit bashkohen edhe huqe, vese, cene, "avaze" të tjera, puna shkon keq e më keq! Vajmedet për ne shqiptarët që po vuajmë prej këtyre dy krerëve që kanë uzurpuar politikën si dhe ca të tjerë, për tridhjet vjet. Matrapazllëkun më të preferuar posaçërisht këta të dy, kanë votat në çdo palë votime që bëhen tek ne.Në këtë pikë kanë rivalë vetëm drejtuesit e partisë -i thënçin-socialiste.
Matrapazë tanë, si ish-kryetari i shtetit dhe ky ish-komunisti, kanë një cilësi të rrallë: bërtasin me të madhe "Kapeni hajdutin!" se vetëm kështu mund ta mbulojnë hajdutllëkun e tyre më lehtë.Këta lloj matrapazësh, që tani janë demek rreshtuar si opozitë në politikën shqiptare, janë hipokritët më të lartësuar në vendin tonë.Bëni si them unë e mos bëni si bëj unë- është një nga kriteret e punëve të të dyve.
S.Berisha ka tridhjet vjet që ka të njëjtin avaz, por me nota muzikore të harmonizuara sipas konjukturës, klimës politike, gjendjes së xhepave dhe sidomos sipas shenjave të fytyrës së ustait të tij.Matrapazi është edhe spiun.Po,po, spiun.Sepse ia do puna që të jetë i tillë. Ai është edhe vrasës direkt apo indirekt.Duke qenë i lidhur me zinxhir nga padroni( dhe padroni është edhe lobi amerikan, edhe klani serb),ai, matrapazi, herë leh si zagar, herë angullin, herë kërcënon se do të shqyejë dikë, herë rri strukur në shtrofkën e heshtjes duke kurdisur plane sulmi, për të realizuar detyrat që ka marrë.Te karakteri i politikanit tonë nuk bëhet fjalë aspak për moral, për njerëzillëk dhe për parimësi. Dhe pikërisht , si hipokritë që janë këta të dy, veçanërisht, në avazin e tyre të vjetër, që nxjerrin nga gurmazi i sotëm, kur njëri është plakur dhe po merr më qafë tërë ata të rinj të gënjyer,e tjetri nuk di as vetë se çafrë po bën, po i sjellin këtij vendi "avaze" të tjera , shqetësime të rënda, të paimagjinuara.Po qe se do të kishte ndonjë dekoratë për vepra monstruoze, atë do ta meritonte i pari S.Berisha.E çfarë nuk është e çfarë nuk bën matrapazi politik?Të tëra të këqiat!
Sa i fortë paske qenë more popull shqiptar! Ju pleq e plaka që kini mbetur këtu dhe ju të rinj e të reja që jini jashtë vendit!Edhe ju nxënës të paktë që bëni sikur mësoni nëpër shkolla me ndërtesa të bukura!Ku i gjeni forcat që i duroni gënjeshtrat e mashtrimet e këtyre matrapazëve të ndyrë që na shitën truallin, dinjitetin, moralin, na baltosën keqas të kaluarën e lavdishme, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, na poshtëruan periudhën e ndritur të rindërtimit të Shqipërisë dhe të bërjes shtet me zot në krye për 45 vjet! Bota , sa do e mbrapshtë që të na duket, (se ashtu është),nuk ka hedhur asnjë udhëheqës të asnjë shteti, në koshin e plehrave siç e hodhën Enver Hoxhën këta plangprishës e antikombëtarë në krye të turmave trutredhura nga propaganda e kapitalit.Si nuk u lodhe ,o popull, nga këta matrapazë që kanë të njëjtat avaze nga të njëjtat gurmaze? Oohh, sa i duruar je ti, o popull shqiptar! Vallë, sa do zgjasë ky durim, kur dihet se çdo gjë, veç injorancës dhe gjithësisë, kanë një fund?