BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Hagia Sofia përballë politikave hakmarrëse të Erdogan

Hagia Sofia përballë politikave hakmarrëse të Erdogan

Dihet se sipas presidentit turk Erdogan me dt. 24 korrik Katedralja e Shën Sofisë do të rihapet dhe do të presë zyrtarisht besimtarët myslimanë, të cilët do të falen në ish-Katedralen e krishterë ortodokse të Stambollit (ish-Kostandinopojës), pas 85 vitesh kur më 1935, me Vendimin e Presidentit të atëhershëm turk Qemal Ataturku u kthye në muze. Dihet se pas pushtimit të Kostandinopojës nga Sulltan Mehmet Fatihu (pushtuesi) më 29 maj 1453, Katedralja e Krishterë e Shën Sofisë u kthye në xhami dhe e tillë qëndroi deri në 1931 kur kryetari i shtetit turk e mbylli si xhami dhe më 1935 e ktheu në muzeum. Ky status u prish nga presidenti Erdogan urdhëroi para disa ditësh në ri-kthimin në xhami. Katedralja e Shën Sofisë (Hagia Sofia apo Aya Sofia si e flasin turqit) e ndërtuar nga Perandori Justinian në vitin 537 e. r me një lartësi prej 55 m, gjatësi 82 m, dhe diametër 138 m, ka qënë një nga ndërtesat më të larta në botën e atëhershme deri sa u ndërtua katedralja në Sevilje në vitet 1520. Katedralen e Shën Sofisë e projektuan gjeometri dhe matematicien, respektivisht: Isidore of Miletus and Anthemius of Tralles. Kjo katedrale u kthye në kishe katolike për dy vjet pas pushtimit nga kryqtarët rreth viteve 1204, por u rikthye në katedrale ortodokse e ritit lindor përsëri. Madje dhe xhamia Sulejmani e u cila u projektua nga arkitekt Sinani. Projektin Arkitekt Sinani e mori nga Katedralja e Shën Sofisë. Katedralja e Shën Sofisë u kthye në xhami menjëherë pas pushtimit të Kostandinopojës më 29 maj 1453, duke shkaktuar edhe humbjen e ortodoksisë në Europën Lindore. Dihet se UNESKO e përfshiu Hagia Sofian që në vitin 1972 si një objekt i trashëgimisë botërore. Praktikisht edhe përfaqësuesi i UNEKSO-s z. Ernesto Ottone reagoi ndaj vendimit të Presidentit Erdogan për ri-kthimin në xhami të katedrales së Shën Sofisë duke shprehur keqardhje për këtë vendim, sepse ky vendim do të afektojë fizikisht katedralen si struktura dhe ndërtimi, përfshirë dhe pronat e lëvizshme si dhe menaxhimin e objektit (https://en. unesco. org/news/unesco-statement-hagia-sophia-istanbul). Presidenti Erdogan vizitoi Katedralen e Shën Sofisë dhe sipas Dyanet, i cili është Autoriteti religjioz i Turqisë ka thënë se: “Ikonat kristiane dhe mozaikët do të mbulohen dhe do të errësohen me mjete të veçanta gjatë kohës së lutjeve”.

Javën e kaluar përfaqësuesi i presidentit Erdogan, z. Ibrahim Kalin, u shpreh të dielën se mozaikët e Shën Mërisë dhe të Gabrielit që janë pozicionuar në drejtim të Qiblah, aty ku myslimanët kthejnë fytyrën për lutje do të mbulohen më perde (https://ëëë. aljazeera. com/neës/2020/07/turkey-erdogan-visits-hagia-sophia-reconversion-mosque-200719142917508. html). Po ashtu dhe ministri turk i Kulturës dhe i Çështjeve religjioze (Dyanet), z. Mehmet Ersoy ka nënshkruar protokollin duke konfirmuar që Hagia Sofia në Stamboll, e cila u rikthye në Xhami se: “Do të ruhet si një trashëgimi globale edhe pas ndryshimit të statusit të saj” (https://sputniknews. com/middleeast/202007161079899852-turkey-authorities-sign-protocol-confirming-hagia-sophia-to-be-preserved-as-world-heritage/). Del pyetja e rëndësishme se përse presidenti Erdogan përdori këtë manovrim politik duke rikthyer në xhami katedralen e Shën Sofisë (që quhet ndryshe dhe Aya Sofia nga Turqit- si shtrembërim i fjalës Hagia Sofia apo Shën Sofia)? Dihet fare mirë se Turqia formalisht është një shtet laik në të cilën problemet fetare janë të ndara nga shteti. Por dihet gjithashtu se presidenti Erdogan është edhe një kryetar i një partie islamike të moderuar dhe nuk ka reshtur se cituari në të gjitha fjalimet e tij rëndësinë e islamit për Turqinë duke u përpjekur të ringjallë nostalgjinë e së kaluarës kur Turqia ishte Perandori Osmane. Pavarësisht kritikave nga shumë shtete si SHBA, BE, Rusia, Këshilli Botëror i Kishave, Fjala e Papës, Presidenti Erdogan bëri këtë veprim të papritur, por të paramenduar për disa shkaqe dhe arsye. Mendoj se kthimi në xhami i Shën Sofisë është një hakmarrje ndaj refraktaritetit të BE për kërkesën e Turqisë për t’u integruar në BE, kërkesë kjo shumë vjeçare, të cilën BE e ka shpërfillur duke i kërkuar Turqisë të realizojë disa kushte si p. sh., të drejtat dhe liritë e njeriut në Turqi, sidomos të minoritetit kurd, por midis të tjerash i ka kërkuar Turqisë edhe kthimin e Shën Sofisë në Kishë ashtu si ka qënë para pushtimit të Kostandinopojës (Stambolli i sotëm). Për këtë kërkesë një nga ministrat turq të Jashtëm u shpreh duke qesëndisur kërkesat e BE se BE është bërë një “klub i krishterë”. Argumenti tjetër është se me këtë veprim Presidenti turk Erdogan do t’i tregojë BE dhe botës së Turqia nuk pyet për sanksionet e BE apo të SHBA sepse është një shtet i madh dhe i fuqishëm dhe se nuk ka nevojë për zbatim pikash apo kërkesash nga BE apo nga kushdo qoftë. Në fakt Turqia mbetet një fuqi rajonale, e cila ka 87 milionë banorë me një GDP prej 771. 4 bilionë dollarë, e cila nën drejtimin e Erdogan, i cili drejton një parti të djathë myslimane të moderuar, kërkon sferat e tij të influencës dhe ish-kolonitë e tij nëpërmjet ekspansionit ekonomik madje dhe fetar (nëpërmjet shpërndarjes së ndihmave nga shoqatat fetare dhe NGO, në Kosovë, Shqipëri, Bosnje), madje ka dërguar ushtrinë në Irak dhe Siri me pretekstin për të luftuar kurdët dhe për të mbrojtur minoritetet turke aty. Argumenti i fundit është se presidenti Erdogan po i tregon edhe vetë popullit turk se ai është më i madh se Qemal Ataturku sepse po i kthen Turqisë dinjitetin dhe madhështinë e së kaluarës.

Veprimi jo normal i Turqisë megjithëse ka ngjallur keqardhje dhe zemërim në Europë dhe SHBA, tani për tani nuk pritet ndonjë reagim nga BE, apo dhe SHBA ose Rusia, e cila është me e keqardhura nga ky fakt, si për shkak të pandemisë dhe problemeve të mëdha shëndetësore në botë ashtu dhe nga problemet e mëdha ekonomiko-financiare brenda BE, SHBA, e në gjithë botën. Mesa duket Erdogani ka gjetur kohën më të mirë të mundshme për të realizuar këtë ide të tijën personale për të rikthyer në xhami Shën Sofinë njëlloj sikur e ktheu Sulltan Mehmet Fatihu (i cili e bëri dhe pronë të tijën këtë xhami në atë kohë), për të realizuar idenë e tij të një Turqie të madhe dhe myslimane pavarësisht laicitetit formal të shtetit turk. Problem mbeten shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut në Turqi, por edhe e prishjes se ligjeve të shtetit turk, i cili formalisht është laik. Pavarësisht deklaratave të ministrit turk të Kulturës, rikthimi në xhami i një objekti muzeal mbetet për t’u zgjidhur në të ardhmen. Shpresojmë se Turqia duhet të mbetet një vend demokratik dhe laik.