BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Hagia Sophia nuk mund të jetë një vend kulti për besimtarët myslimanë

Hagia Sophia nuk mund të jetë një vend kulti për

Besimtarët myslimanë nuk mund të jenë të qetë në “xhaminë e tyre” Hagia Sofia. Ata e kanë shumë të qartë në mendjen e tyre, që prapa vendeve të mbuluara me llaç, apo të mbuluara me material të ndryshme, qëndron një ikonë shenjtori, qëndron një mozaik i Krishtit, qëndron Shën Maria. Veprimi politik i Erdoganit për të kthyer Katedralen Hagia Sophia apo “kisha e urtësisë së shenjtë” në një xhami për besimtarët myslimanë të Turqisë dhe të gjithë botës, siç shprehet ai, është një veprim apo praktikë e përsëritur, qysh më parë nga perandoria Otomane, që nga kohërat e pushtimeve të saj të vendeve ballkanike dhe me gjerë. Pushtuesit Otomanë kishin një praktikë dhe një përvojë nga e kaluara e pushtimeve të tyre të mëparshme, të cilën e shfaqën edhe në rastin e fundit mbi katedralen e Shën- Sophisë, e cila dihej që ishte një katedrale bizantine e ndërtuar nga Perandori bizantin Justiniani. Në fakt unë nuk do ta dëshiroja ta shikoja problemin nga pikëpamja politike apo të lidhur me pronësinë e saj. Por shtrojmë pyetjen: A ka të drejtë presidenti Turk Erdogan ta bëjë këtë ndryshim apo jo? Apo siç thonë Rusët që është një problem i brendshëm i Turqisë, apo siç pretendojnë Grekët që kjo:- Nuk është një problem Greko - Turk, por një çështje euro- turke dhe globale, pasi ajo është një trashëgimi kulturore e UNESK-os qysh prej 1972. Por grekët u revoltuan nga ky veprim, pasi ata e konsiderojnë të tyren këtë vepër bizantine. Në fakt kjo vepër e mrekullueshme kulti u ndërtua nga perandori Romak i lindjes, e cila nuk ishte perandori Greke por Bizantine. Mbas pushtimit turk të Kostandinopojës ishte dhe u kthye në xhami nga Sulltan “pushtuesi” më 1453 dhe pastaj nga Qemal Ataturku u kthye në një muze më 1935. Në fakt perandoria Otomane mbas invazionit dhe nënshtrimit të popujve të pushtuar i kthente ata në vasalë të perandorisë, duke detyruar edhe këta popuj të ndërronin besimin apo fenë e tyre. Vendet e kultit të besimeve të tjera i prishte ose i përshtaste duke i kthyer në xhami. Kishat apo katedralet u kthyen në vende të kultit mysliman. Asnjëherë nuk është kuptuar apo shpjeguar përse kjo perandori i “përshtaste” kishat ortodokse apo katedralet në xhami për besimtarët myslimanë ? Disa i prishte deri te themelet dhe po nga këto themelet ngrinte xhaminë e re. Menjëherë, turqit me Sulltan Mehmet Fatihun, mbasi e morën Kostandinopojën më 1453 realizuan kthimin e kësaj kishe në një xhami. Ata mbuluan me materiale të ndryshme ikonat, shenjtorët e kishës si dhe dëmtuan dhe prishën disa nga mozaikët e saj, apo edhe duke mos investuar në mirëmbajtjen apo riparimin e tyre. Ata vendosën shkrime nga Kurani në lartësinë e katedrales në formë rrumbullake ku mendonin se i është marrë leja apo aprovimi i Allahut për të bërë këtë veprim. Vetëm konstruksionin apo kupolën nuk mund ta ndryshonin dot. Edhe në periferi të saj ato ngritën gjashtë minaret. Por shumë nuk e kuptojnë që si kishat, katedralet apo xhamitë janë vende kulti, ku besimtarët përkatës mund të luten perëndisë apo profetit të tyre, të cilën ata besojnë. Konstrukti i saj është ndërtuar në mënyrë të tillë që po ta shikosh nga lart ajo ka formën e një kryqi. Pavarësisht se mozaikët janë të mbuluara, besimtarët myslimanë e dinë shumë mire, që atje në atë kishë është perëndia e ortodoksve apo katolikëve dhe nuk mund të kërkojnë aty perëndinë e tyre apo profetin Muhamet. Politika i ka futur ata në një non sens dhe i largon ata nga besimi i tyre duke nxitur tek ata nacionalizmin Osman. Të njëjtën praktikë vërejmë të zbatohet edhe në vendet e tjera nga fuqitë pushtuese të cilët vendet e kultit të besimeve vendase ti kthejnë në vende kulti të besimit të tyre. Kjo gjë ka ndodhur edhe me disa xhami në Spanjë të ndërtuara nga pushtuesit arabë, të cilët gjatë pushtimit të tyre nga 756 deri më 1036 i ngritën ato po në të njëjtën vende, ku më parë kishte kisha. Ndërtimi i xhamisë në Kordovë në kryeqytetin e Spanjës myslimane u bë mbi themelet e një kishe të vjetër. Ndërtime xhamish mbi kisha të prishura u bënë edhe në Granada. Të gjitha xhamitë që u ndërtuan në Spanjë në këtë periudhë pushtimi, u ndërtuan mbi themelet e kishave ekzistuese apo disa të tjera u transformuan nga kisha në xhami duke ju hequr shenjat karakteristike dalluese të kishave si kryqe, shenjtorë, afreske dhe duke vendosur në të shenjat muslimane të xhamive, si dhe duke ju vendosur minaret anash saj. Qëllimi besoj është sepse ata duan ta pasurojnë xhaminë, këtë vend kulti me një arkitekture më të mirë dhe me një vend që transmeton mesazhin hyjnor. Pushtuesit nuk kanë dashur ti prishin ato, duke i ruajtur disi ato, për vlerat kulturore dhe arkitekturore të ndërtuara deri atëherë. Por e dimë që kisha ka një konfiguracion dhe një strukturë ndërtimi tjetër apo e ndryshme nga ajo e xhamisë. Pra këtu konfondohen gjërat dhe kërkohet të bëhet një ndërtim për një besim tjetër që duhet të imponohet. Kemal Ataturku bëri veprimin më të drejtë, duke e kthyer atë nga xhami të lënë nga pushtuesit turq të Kostandinopojës, në një muze për të gjithë vizitorët e botës. Këtë përvojë negative e gjejmë edhe në Shqipëri, ku shumë kisha në kohën e pushtimit Turk u kthyen në xhami, sepse ata duan ta pasurojnë këtë vend kulti me një arkitekture më të mirë dhe me një vend që transmeton mesazhin hyjnor. Është e vërtetë që me këtë zgjidhje të Erdoganit, besimtarët musliman nuk do të ndiheshin rahat sepse në xhami ata duan të gjejnë Allahun e mëshiruar dhe jo Jezu Krishtin apo Shën Marinë e një besimi tjetër të Krishterë. Besoj që ky veprim nuk i qetëson aspak ata, sepse ata e dinë shumë mirë, që i përkasin një besimi tjetër dhe ky vend nuk do ta kryente mirë funksionin e tij. Ky vend kulti nuk është një vend kulti për ta, sado i përshtatur apo i ndryshuar që të jetë.